Kulturë
Të famshmit që u martuan me fansat e tyre më të mëdhenj
Published
5 years agoon
By
Betim GashiEdhe pse të famshëm – ata janë njësoj si njerëzit e tjerë, nuk mund ta parashikojnë se me kë do të dashurohen. Në këtë aspekt, ka ndodhur shpesh që disa të famshëm të përfundojnë të martuar me fansat e tyre më të mëdhenj.
Disa nga këto histori dashurie janë përralla të njerëzve të rregullt që tërheqin vëmendjen e yllit të tyre të preferuar; kurse disa të tjerë fituan po aq famë sikurse yjet me të cilët u martuan.
1) Tom Cruise dhe Katie Holmes
Katie Holmes u fliste shokëve të saj për yllin e filmit “Top Gun”, duke theksuar se ajo kishte edhe një poster të Tom Cruise në murin e saj. Pastaj më vonë i tha revistës “Seventeen” se ajo “dikur mendonte se do të martohej me Tom Cruise”. Vetëm pak kohë më vonë, në maj të vitit 2005, Holmes filloi të dilte me Tom Cruise. Çifti u fejua vetëm disa javë më vonë, dhe Holmes lindi fëmijën e tyre, Suri, në vitin 2006. Pavarësisht entuziazmit të tij për Holmes, çifti u divorcua përfundimisht në vitin 2012.

2) Patrick dhe Jillian Dempsey
Stilistja e famshme e flokëve, Jillian Dempsey, ia rregulloi flokët Patrick Dempsey për tre vjet të tëra para se ai t’i kërkonte të dilte me të. Romanca e tyre funksionoi shpejt për të kompensuar kohën e humbur dhe tre muaj pas takimit të tyre të parë, u martuan në vitin 1999. Ata kanë qëndruar së bashku që nga ajo kohë, madje edhe janë pajtuar pas një divorci gati disa vjet më parë, siç kishte treguar Patrick.

3) Mariah Carey dhe Nick Cannon
I rritur si një adhurues i muzikës dhe pamjes së Mariah Carey, Nick Cannon duhet të jetë ndjerë sikur fitoi llotarinë kur “vajza e tij e ëndrrave” tha “Unë pranoj” [për martesë]. Për fat të keq, Nick nuk ishte i destinuar të ishte gjithmonë bashkëshorti i saj: Çifti filloi procedurat e divorcit në vitin 2016.

4) Anne Hathaway dhe Adam Shulman
Midis fansave të saj, Anne Hathaway mund të numërojë producentin Adam Shulman, i cili u bë burri i saj në vitin 2012. Shulman ishte admirues për një kohë të gjatë i aktores, e duket se këtë ai kishte një shans t’ia dëshmonte pasi u takuan përmes miqve disa vjet para se ta kurorëzonin dashurinë me martesë.

5) Wiz Khalifa dhe Amber Rose
Reperi Wiz Khalifa dhe modelja Amber Rose ishin të dy të suksesshëm kur filluan të takoheshin, por shfaqja e tyre e dashurisë bëri të ditur se ata kishin qenë të interesuar për njëri-tjetrin qe një kohë. Për shembull, Rose një herë postoi një foto në Instagram të burrit të saj me mbishkrimin “kjo ishte fotografia e parë që pashë ndonjëherë nga ky djalë i pashëm. Tani ai është i gjithi i imi!” Martesa e tyre ishte e shkurtër, por e ëmbël, dhe duket sikur ata ende po brohorisin njëri-tjetrin që nga divorci i tyre në 2016.

6) Justin dhe Hailey Bieber
Një brez i tërë fansesh ëndërronin që do të martoheshin me Justin Bieber – dhe njëra prej tyre kishte të drejtë. Hailey Bieber ishte një Belieber e dëshmuar para se ajo dhe këngëtari të fillonin një romancë që rezultoi në martesën e tyre në vitin 2018.
Hailey që kur ishte shumë më e re në moshë, kishte shkruar në Twitter në lidhje me yllin dhe priti në një turmë me fansa të tij për ta parë Justinin jashtë hotelit të tij, dhe përfundimisht arriti ta takonte falë babait të saj të famshëm, Stephen Baldwin.

7) Steve dhe Marjorie Harvey
Aktori i humorit, Steve Harvey së pari e pa gruan e tij të ardhshme në rreshtin e parë të një shfaqje komike të Memfisit të vitit 1990, ku ai po performonte. Të dy u takuan shkurtimisht, por nuk do të ndodhte derisa ata të rilidhën më 2005, dhe kështua lidhja e Marjorie Harvey dhe Steve u bë serioze. Ata u martuan dy vjet më vonë dhe që nga ajo kohë kanë një martesë të lumtur.

8) Kim Kardashian dhe Kanye West
Pasi pa një foto të vitit 2006 të Kim Kardashian me mikeshën e saj, Paris Hilton, Kanye West u mahnit dhe pyeti një mik nëse ai kishte dëgjuar ndonjëherë për këtë grua “Kim Kardashian “. Pak kohë më vonë, në vitin 2012, kur të dy kishin karrierat e tyre në pika edhe më të larta, ata filluan lidhjen (ndërsa Kim ishte ende me Kris Humphries) dhe u martuan në vitin 2014. Sot, ata kanë katër fëmijë.
Megjithëse ata u divorcuan në vitin 2021, pas një sërë skandalesh.

9) Adam Sandler dhe Jackie Titone
Adam Sandler u takua me Jackie Titone pasi modelja fitoi një rol të vogël si kamariere në një bar sportiv në filmin e tij, “Big Daddy”. Pas pak kohësh filluan të dilnin, në vitin 2003 u martuan dhe u bekuan me dy vajza. Deri më sot, Jackie mbështet burrin e saj duke u shfaqur në shumë nga filmat e tij.

10) John Travolta dhe Kelly Preston
Kelly Preston ishte adhuruese e John Travoltës shumë vite para se aktorët të takoheshin në vitin 1987, për një provë në ekran të një filmi që do të përfundonin së bashku. Kimia nuk ishte e menjëhershme, por lindi pas një afërsie që do të shërbente si themeli i marrëdhënies së tyre romantike kur filloi në vitin 1990.

Ata u martuan një vit më pas. Çifti kaloi dekada ulje-ngritje së bashku para se Preston të vdiste nga kanceri i gjirit në në vitin 2020./UBTNews
(Arjeta Ibishi, studente në Media dhe Komunikim në UBT)
You may like
Kulturë
Mbrëmje klasike në Prishtinë: Filharmonia e Kosovës ngjitet në skenë më 17 prill
Published
3 hours agoon
April 10, 2026By
UBT News
Filharmonia e Kosovës do të rikthehet para publikut më 17 prill 2026 me një koncert të radhës, duke sjellë një program të larmishëm me vepra nga kompozitorë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë.
Në këtë mbrëmje muzikore do të interpretohen vepra nga Baki Jashari, Francis Poulenc dhe Ludwig van Beethoven, duke ofruar një përvojë artistike që ndërthur traditën dhe klasikën botërore me krijimtarinë vendore.
Koncerti do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30.
Kulturë
Koncert solemn në Prishtinë për Shën Nënë Terezën dhe Kardinalin Ernest Simoni
Published
3 hours agoon
April 10, 2026By
UBT News
Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë u mbajt një koncert solemn, i organizuar në nder të Shën Nënë Terezës, me rastin e 10-vjetorit të shenjtërimit të saj, si dhe për të shënuar 70-vjetorin e shugurimit meshtarak të Kardinalit shqiptar Ernest Simoni.
Ky aktivitet u organizua nga Fondacioni “Kardinal Domenico Bartolucci”, në bashkëpunim me Ipeshkvinë Prizren-Prishtinë, nën patronatin e Ambasadës së Italisë në Prishtinë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.
Koncerti u hap nga Kori i Katedrales “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, së bashku me sopranon Arta Jashari, të cilët interpretuan veprën “Rri me ne” të kompozitorit Marco Frisina, nën dirigjimin e motrës Lidvina Marku dhe me shoqërim në organo nga Emanuel Mates.
Në vijim, performoi Kori i Fondacionit “Bartolucci”, nën drejtimin e dirigjentit Adriano Caroletti dhe organistit Josep Solé Coll, duke sjellë një program të pasur me vepra me tematikë pashkore, që u prit me emocione të veçanta nga publiku.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, Kardinali Ernest Simoni, Ipeshkvi i Kosovës imzot Dodë Gjergji, si dhe përfaqësues institucionalë, diplomatë, artistë dhe besimtarë të shumtë.
Kulturë
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Terminal” për herë të parë në Çeki
Published
3 hours agoon
April 10, 2026By
UBT News
Baleti Kombëtar i Kosovës ka prezantuar për herë të parë në Republikën e Çekisë shfaqjen “Terminal”, në qytetin e Trutnovit, duke zgjuar interes të veçantë te publiku vendas.
“Terminal”, me koreografi nga Evgeny Kozlov dhe Roland Petite, solli një rrëfim bashkëkohor, i cili u komunikua fuqishëm me audiencën përmes lëvizjes dhe interpretimit artistik.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Republikën Çeke, Albesjana Iberhysaj Kapitaj, e shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë, Ilir Tepelena, së bashku me diplomatë dhe dashamirë të artit, të cilët e përjetuan nga afër këtë ngjarje kulturore.
Kjo paraqitje shënon një hap të rëndësishëm në promovimin ndërkombëtar të artit kosovar dhe dëshmon rolin e fuqishëm të diplomacisë kulturore në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe popujve.
Kulturë
“Nderi” prezantohet në Prishtinë pas rrugëtimit në festivale ndërkombëtare
Published
3 hours agoon
April 10, 2026By
UBT News
Pas një rrugëtimi të suksesshëm në festivale të ndryshme ndërkombëtare dhe një prezantimi të mëhershëm në Podgoricë, filmi artistik me metrazh të gjatë “Nderi” u shfaq edhe për publikun në Prishtinë në mbrëmjen e së enjtes. Kjo premierë përkoi simbolikisht me shënimin e 20-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi, vend nga i cili vjen edhe produksioni i filmit.
Me regji të Nikola Vukčević, “Nderi” është rezultat i një pune disavjeçare, që i ka marrë regjisorit rreth tetë vite për ta sjellë në ekran. Filmi ndërton boshtin e tij narrativ mbi Kanunin e Lekë Dukagjinit, duke trajtuar tema të thella si morali, nderi dhe sakrifica.
Ngjarja bazohet në një histori të vërtetë nga periudha e Luftës së Dytë Botërore. Rrëfimi ndjek fatin e një fëmije ortodoks që, duke ikur nga një njësi fashiste, gjen strehim te një familje muslimane shqiptare. Pikërisht në këtë raport zhvillohet drama e filmit, duke vënë në pah besën shqiptare dhe vendosmërinë për të mbrojtur jetën e tjetrit, edhe përballë rrezikut ekstrem.
Në rolet kryesore paraqiten aktorët Edon Rizvanolli, Alban Ukaj, Xhejlane Tërbunja, Selman Jusufi, Nikola Ristanovski, Elez Adžović dhe emra të tjerë të njohur të skenës.
“Nderi” është propozuar nga Qendra e Filmit të Malit të Zi për çmimin Oscar, megjithatë nuk arriti të përfshihet në listën e ngushtë. Pavarësisht kësaj, filmi ka shënuar suksese të rëndësishme ndërkombëtare, duke u vlerësuar me çmime dhe duke u shfaqur në festivale prestigjioze, përfshirë edhe ato të kategorisë A, si në Kajro, Goa dhe Palm Springs.
Stefano Gabbana largohet nga drejtimi i Dolce & Gabbana
Dardanet U19 gati për sfidat kualifikuese në Evropian
Ngushtica e bllokuar dhe fronti i Libanit rrezikojnë armëpushimin SHBA-Iran
Spalletti zgjat qëndrimin te Juventusi deri më 2028, e ardhmja e Zhegrovës në dyshim
Ndërron jetë Afrika Bambaataa, një nga themeluesit e hip-hopit, në moshën 68-vjeçare
Ralph Fiennes: “Do të doja të rikthehesha si Voldemort, por ajo kohë ka kaluar”
Baldini merr drejtimin e përkohshëm të Italisë pas dorëheqjes së Gattusos
Mbrëmje klasike në Prishtinë: Filharmonia e Kosovës ngjitet në skenë më 17 prill
Koncert solemn në Prishtinë për Shën Nënë Terezën dhe Kardinalin Ernest Simoni
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Naser Rugova, publikon studim shkencor mbi digjitalizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë
