Lajmet

​Të akuzuarit për masakrën e Mejës gjykohen në Prishtinë, por pa prezencë në seancë

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës. Prezent në seancës ishin avokatët e tyre, por jo edhe të akuzuarit, pasi autoritetet kosovare nuk kanë arritur ta sigurojnë vendndodhjen e tyre.

I dyshuari kryesor është Momir Stojanoviq, ish-shef i Departamentit për Siguri në Komandën e Korpusit të Prishtinës, i cili ka qenë edhe drejtor i Agjencisë Ushtarake dhe të Sigurimit të Serbisë.

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ilir Morina kërkoi që për këtë rast të zhvillohet gjykimi në mungesë, pasi janë shtjerr të gjitha përpjekjet procedurale ligjore për sigurimin e prezencës së të akuzuarve.

Morina tregoi se gjyqtari i procedurës paraprake më datën 10 mars 2020, ka lëshuar fletërreshtim ndërkombëtar për 18 të akuzuarit, ndërsa për 35 të tjerët e lëshoi fletërreshtimin ndërkombëtarë më 01.10.2023.

“Aktakuza paraqitet në këtë gjykatë, pasi që të pandehurit janë të paarritshëm për organet e ndjekjes dhe me këtë rast janë shtjerr të gjitha përpjekjet procedurale të paraprake…në rastin konkreti prokurori i shtetit i ka shtjerr të gjitha këto mundësi procedurale ligjore për sigurimin e prezencës së të pandehurve duke marrë parasysh këto zhvillime procedurale dhe në bazë të neni 303 paragrafi 7 i Kodit të Procedurës Penale, konsiderojmë se është krijuar mundësia ligjore që gjykata të zhvilloj gjykim në mungesë ndaj këtyre të pandehurve”, tha ai.

Gjyqtarja në këtë rast, Violeta Nimani tha se meqenëse nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e të akuzuarve dhe janë plotësuar kushtet ligjore, ky gjykim do të zhvillohet në mungesë.

“Të pandehurit nuk prezantojnë në gjykatë, për të njëjtët Gjykata Themelore në Prishtinë, departamenti special më datën 15.04. 2025 në gazetën zyrtare në ëeb faqen e Prokurorit të Shtetit dhe Gjykatës ka publikuar ftesën për seancë së bashku me aktakuzën e ndryshuar dhe përmes ftesës ka ftuar të lartëcekurit me të dhënat personat si në shkresat e lëndës që të marrin pjesë në seancën fillestare…Në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale krime lufte kundër popullsisë civile e sanksionua…. Gjykata konstaton se në këtë seancë nuk janë prezent asnjë nga të akuzuarit e lartëcekur dhe nuk kemi asnjë informacion nga ndonjë person apo Policia për vendndodhjen e këtyre të pandehurve, ndaj të njëjtëve janë aktiv urdhërarrest ndërkombëtarë…Gjyakat konform nenit 303 para 4 i Kodit të Procedurës Penale, merr aktvendim të mbahet gjykimi në mungesë ndaj të akuzuarve Momir Stojanoviq e të tjerë për shkak se janë plotësuar kushtet ligjore”, tha ajo.

Në seancën e sotme të shqyrtimit fillestar për 53 të akuzuarit për masakrën e Mejes dhe vrasjeve në fshatrat përreth komunës së Gjakovës nga prokurori special, Ilir Morina u lexua edhe aktakuza.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës forcat policore dhe ushtarake serbe, duke vepruar nën komandën e të akuzuarve kanë zhvilluar një sulm të gjerë dhe sistematik ndaj popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.

Referuar aktakuzës Momir Stojanovig, Nikolla Miqunovig, Sreten Çamovia, Millovan Kovageviq dhe Sergej Peroviq, me pretekstin e pastrimit të terrenit nga forcat e UÇK-së, krijuan planin e spastrimit etnik të popullsisë shqiptare të ashtuquajtur “Reka e Keqe” në zonën e Caragojit, ku planifikuan vrasjen e mbi 100 personave dhe djegien e të gjitha shtëpive në shenjë hakmarrje për vrasjen e pesë policive serbë nga UÇK-ja.

“Vrasjet: Nga data 27 prill 1999 deri me datë 29 prill 1999, në Komunën e Gjakovës, saktësisht në fshatrat : Mejë, Korenicé, Junik, Vogovë, Devë, Zhub, Batushë, Koshare, Molliq, Brovinë, Nivokaz, Morinë, Berjahë, Ponoshec, Pacaj, Dobrosh, Sheremet, Dallashaj, Rracaj, Stubell, Nec, Smolicë, Popoc, Shishman, Babaj Bokës, Ramoc, Rrypaj, Madanaj, Orize, Duzhnjë, Guskë dhe Brekoc, forcat policore dhe ushtarake serbe, duke vepruar nën komandën e të pandehurve të lartcekur, kanë zhvilluar një sulm të gjerë dhe sistematik ndaj popullsisë civile te nacionalitetit shqiptare, ashtu që në muajin prill 1999, pas vrasjes së policit Millutin Prashçeviqit (Milutin Prascevic) dhe katër policëve të tjerë , në fshatin Meje të pandehurit u mblodhën për një takim të fshehtë në një shtëpi private në Gjakovë ku morën pjesa udheheqësit e formacioneve ushtarake, policore dhe sigurimit shtetëror te ish Jugosllavise: Momir Stojanovig, Nikolla Miqunovig, Sreten Çamovia, Millovan Kovageviq dhe Sergej Peroviq, me pretekstin e pastrimit te terrenit nga forcat e UÇK-se, ata krijuan planin e spastrimit etnik te popullsisë shqiptare të ashtuquajtur “Reka e Keqe” në zonën e Caragojit, ku planifikuan vrasjen e mbi 100 personave dhe djegien e të gjitha shtëpive në shenjë hakmarrje për vrasjen e pesë policive nga UÇK, ashtu që në implementim te këtij plani forcat serbe fillimisht i rrethuan fshatrat e lartcekura me automjetet ushtarake dhe policore”, thuhet në aktakuzë.

Aktakuza thotë se si pasojë e këtij operacioni të planifikuar forcat serbe vranë 370 civil shqiptarë, prej tyre në fshatin Meje, u vranë 283 civil, ndërsa, trupat e 370 të vrarëve u gjetën në tetë varreza masive në Batajnicë të Serbisë.

“Forcat serbe i ndajnë burrat nga grat dhe fëmijët, këta të fundit nën kërcënimin e armeve i urdhërojnë që të largohen në drejtim të Shqipërisë, kurse burrat i ekzekutojnë në mënyrë më barbarë në vende të ndryshme, me ç’rast në fshatin Meje, u vranë 283 civil, në fshatin Korenicë, u vranë 66 civil, në fshatin Pacaj, një civil, në fshatin Dobrosh, tre civil, në fshatin Rracaj, tre civil, në fshatin Nec, dy civil, në fshatin Ramoc, pesë civil, në fshatin Bishtazhin, shtatë civil, gjithsej 370, civil të nacionalitetit shqiptar, trupat e të cilëve janë gjetur në tetë varreza masive ne Batajnicë të Serbisë”, thotë aktakuza.

Ndërsa, dispozivi dy i kësaj aktakuze i akuzon 53 të serbët edhe për dëbim, shkatërrim dhe plaçkitje pasurie.

Prokurori Special, Ilir Morina tha se si pasojë e implementimit të planit të ashtu quajtur “Reka e Keqe”, u dëbuan mbi 20 mijë banorë duke u deportuar për në Shqipëri. Më këtë rast të akuzuarit ngarkohen për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

“Mbi 20 mije banor u depërtuan për Shqipëri në dy pika kufitare, në Qafë Prushë dhe Morinë, ndërsa pasuria e tyre u plaçkit dhe shtëpitë e tyre u dogjën me objekte banimi përcjellëse, me ç’ rast e tërë ekonomia familjare e këtyre fshatrave u shkatërrua tërësisht, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Me këtë, në bashkëkryerje, e kanë kryer vepër penale Krim i luftës kundër popullsisë civile, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit penal të Republikës Socialiste Federative te Jugosllavisë, aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimi”, thotë aktakuza.

Në shqyrtimin e sotëm fillestar patën ankesa disa avokat për pajisjen në shkresa të lëndës, por që Prokuroria Speciale e Kosovës shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në këtë drejtim.

Gjyqtarja Violeta Namani i njoftoi palët se brenda afatit të caktuar mund të kërkojnë hedhjen e aktakuzës.

Prokuroria Speciale e Kosovës, në dhjetor të vitit 2023 ngriti aktakuzë për masakrën e Mejës, por që më pas u plotësua në prill të vitit 2024./KP/

Vendi

Rekord i regjistrimeve në UBT: Mbi 2 mijë studentë regjistrohen që në ditët e para

Published

on

By

Në një kohë rekorde që nga nisja e regjistrimeve, mbi 2000 studentë i kanë besuar UBT-së si institucioni lider i arsimit të lartë në Kosovë për të formësuar të ardhmen e tyre.

Ky fluks i jashtëzakonshëm tregon besimin e madh që të rinjtë kanë te ky institucion, i cili ofron mundësi të pakufizuara akademike me mbi 50 programe studimi dhe mbi 150 specializime të ndryshme në fushat më të kërkuara të tregut.

Me një traditë suksesi prej një çerek shekulli, UBT garanton studime të nivelit cilësor, punësim të sigurt dhe një karrierë të suksesshme globale.

Profesionin që keni ëndërruar mund ta gjeni dhe ta zhvilloni këtu, ndaj mos prisni më, por siguroni vendin tuaj duke aplikuar tani në faqen zyrtare: apliko.ubt-uni.net.

Continue Reading

Vendi

Përfundoi me sukses Akademia Ndërkombëtare Verore në Shkencat Mjekësore 2026

Published

on

Sot u përmbyll me sukses Akademia Ndërkombëtare Verore në Shkencat Mjekësore 2026, një aktivitet akademik që mblodhi profesorë, profesionistë të shëndetësisë dhe studentë për të trajtuar temat më bashkëkohore në fushën e kujdesit shëndetësor.

Dita përmbyllëse iu kushtua rolit të mjekësisë nukleare në diagnostikimin dhe stadifikimin e kancerit të gjirit, me ligjërata të mbajtura nga Prof. Ismet Bajrami.

Gjatë sesioneve u prezantuan zhvillimet më të fundit në përdorimin e PET/CT me 18F-FDG, biopsinë e nyjës limfatike sentinel me Tc99m dhe skanimin e kockave për vlerësimin e metastazave.

Këto metoda përfaqësojnë standardet më moderne në diagnostikimin e saktë dhe planifikimin e trajtimit onkologjik, duke mundësuar vendimmarrje më të informuar klinike dhe përmirësim të rezultateve te pacientët.

Akademia shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e njohurive shkencore, ndarjen e përvojave profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet profesionistëve të shëndetësisë.

Organizimi i saj dëshmoi edhe një herë rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm profesional dhe të ndjekjes së inovacioneve më të fundit në mjekësi.

Në përfundim, organizatorët falënderuan të gjithë ligjëruesit dhe pjesëmarrësit për kontributin e tyre në suksesin e kësaj akademie, e cila u mbyll me një mesazh të qartë: investimi në dije është investim në cilësinë e kujdesit shëndetësor dhe në të ardhmen e pacientëve.

Continue Reading

Vendi

Policia nis fushatën “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!”, apel për kujdes në trafik gjatë sezonit veror

Published

on

Policia e Kosovës ka nisur fushatën vetëdijësuese “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!”, me synim rritjen e sigurisë në trafikun rrugor gjatë sezonit veror, kur fluksi i automjeteve dhe i udhëtarëve është më i madh, si dhe për t’u uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve që vijnë për pushime.

Në kuadër të kësaj fushate, Policia do të shpërndajë broshura informuese me këshilla dhe udhëzime praktike për pjesëmarrësit në trafik, të cilat duhet të merren parasysh menjëherë pas hyrjes në Kosovë.

Sipas Policisë, shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve rrugore mbeten tejkalimi i shpejtësisë, parakalimi në vende të ndaluara, pakujdesia, lodhja, përdorimi i telefonit gjatë vozitjes dhe drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Për të rritur sigurinë në rrugë, Policia ka bërë të ditur se, përveç shtimit të patrullave dhe pikave të kontrollit, do të përdorë edhe automjete të pajisura me teknologji inteligjente, kamera, radarë mobilë dhe dronë për identifikimin e shkeljeve në trafik.

Sipas njoftimit, kundërvajtjet si tejkalimi i shpejtësisë, parakalimi i ndaluar, mosvendosja e rripit të sigurisë, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit, qarkullimi me automjete të paregjistruara dhe shkelje të tjera do të evidentohen edhe pa ndalimin fizik të automjetit. Në këto raste, gjobat do t’i dërgohen me postë pronarit të mjetit.

Policia u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojnë që pushimet verore të kalojnë në mënyrë të sigurt.

“I lodhur? Pushoni! Më mirë vonë në destinacion, sesa kurrë”, është mesazhi kryesor i kësaj fushate./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Akademia Verore e Fakultetit të Biokimisë Mjekësore dhe Bioteknologjisë në UBT përmbylli me sukses aktivitetet e edicionit 2026

Published

on

By

Akademia Verore e Fakultetit të Biokimisë Mjekësore dhe Bioteknologjisë në UBT përmbylli me sukses aktivitetet, duke finalizuar një program katërditor të pasur me ligjërata shkencore, diskutime profesionale, punëtori praktike dhe aktivitete akademike të fokusuara në zhvillimet më të fundit në fushën e biokimisë, bioteknologjisë dhe shkencave biomjekësore.

Dita e katërt e Akademisë Verore solli në fokus rolin e biofizikës, biokimisë dhe diagnostikës bashkëkohore në mbrojtjen dhe avancimin e shëndetit, duke theksuar rëndësinë e integrimit të kërkimit shkencor, teknologjive moderne dhe praktikës klinike në përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes.

Gjatë gjithë programit, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndjekin ligjërata nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, të shkëmbejnë përvoja dhe ide, si dhe të angazhohen në diskutime profesionale mbi sfidat dhe zhvillimet më të reja në fushën e diagnostikës laboratorike, bioteknologjisë dhe shkencave të jetës.

Në ceremoninë përmbyllëse, Dekani i Fakultetit të Biokimisë Mjekësore dhe Bioteknologjisë, Prof. Dr. Fisnik Laha, në emër të Rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ndau certifikata për anëtarët e Komitetit Organizativ, ligjëruesit dhe folësit kontribuues, si dhe për studentët pjesëmarrës, në shenjë vlerësimi për angazhimin, kontributin profesional dhe pjesëmarrjen aktive gjatë gjithë Akademisë Verore.

Përmes kësaj Akademie Verore, Fakulteti i Biokimisë Mjekësore dhe Bioteknologjisë konfirmoi edhe një herë përkushtimin e tij për promovimin e arsimit bashkëkohor, kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit akademik, duke krijuar një platformë që lidh dijen, praktikën laboratorike dhe inovacionin në funksion të zhvillimit të shkencave shëndetësore.

Continue Reading

Të kërkuara