Teknologji

Tatuazh në distancë falë lidhjes super të shpejtë 5G

Published

on

Tani dëgjojmë për 5G-në pothuajse çdo ditë.

Ka nga ata që e bëjnë këtë për të përhapur mashtrime në lidhje me efektet anësore fantazme që do të kishte në shëndetin tonë dhe nga ata të cilët, në shumicën e rasteve, për fat të mirë, të parashikojnë efektet pozitive që kjo teknologji do të ketë në jetën tonë, për shembull në fushën e transportit, inteligjencës artificiale dhe kirurgjisë në distancë, shkruan faqja e internetit focus.it.

Për të dhënë një shembull të potencialit që rrjedh kryesisht nga koha shumë e shkurtër që kërkon 5G-ja, dikush ka shpikur një eksperiment vërtet kurioz, që mund të duket si skena e një filmi fantastiko-shkencor.

Në fakt, ndodhi me të vërtetë, disa javë më parë.

Stijn Fransen, një aktor holandez, kishte tatuazhuar krahun nga një krah robotik, i kontrolluar, përmes një lidhjeje 5G, nga një artist tatuazhesh që ishte në një vend tjetër.

Në komandimin e robotit ishte Wes Thomas, një artist me qendër në Londër, i pasionuar pas teknologjisë.

Thomas e kishte konceptuar eksperimentin gjatë bllokimit të pandemisë së bashku me një ekspert të robotikës: të dy krijuan krahun robot, krijuan gjilpërën e veçantë të tatuazhit dhe shtypën gjithçka në 3D.

Ata më pas montuan motorë elektrikë dhe aktivizues në robot dhe e lidhën atë me një smartfon 5G.

Eksperimenti, megjithëse i pari i këtij lloji, nuk është një risi absolute: rrjetet e komunikimit ultra të shpejtë të gjeneratës së fundit kanë lejuar tashmë realizimin e eksperimenteve të vërteta kirurgjikale në distancë, edhe nëse tani për tani vetëm në modele artificiale ose në kufoma./

Inovacione

Seuli prezanton “autobusin e parë në ujë” përmes lumit Han

Published

on

Këtë javë, në Seul është prezantuar një mënyrë e re dhe ekologjike e transportit publik – “Hangang Bus”, një sistem me anije që lëvizin përgjatë lumit Han.

Ky shërbim përfshin tetë mjete ujore që ndalojnë në shtatë stacione, duke filluar nga Magok në perëndim deri në Jamsil në jug, me një kohë të plotë udhëtimi prej 127 minutash.

Nga data 10 tetor, gjatë orëve të pikut, do të funksionojnë edhe linja ekspres, të cilat do ta përshkojnë të njëjtën rrugë për vetëm 82 minuta, me nisje çdo 15 minuta.

Anijet janë të pajisura me shërbime shtesë si Wi-Fi falas, hapësira për biçikleta, vende për karroca për fëmijë dhe persona me aftësi të kufizuara, si dhe ulëse të rezervuara.

Sipas autoriteteve lokale, ky projekt synon që të ndihmojë në uljen e trafikut në qytet dhe do të përmirësohet më tej në varësi të komenteve dhe nevojave të qytetarëve.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Apple tërheq disa produkte nga shitja pas prezantimit të iPhone 17

Published

on

Apple ka prezantuar një gamë të re pajisjesh, përfshirë serinë më të fundit të iPhone-ve, Apple Watch dhe AirPods.

Një vizitë në Apple.com tregon se disa modele të mëparshme nuk janë më pjesë e katalogut. Pas ngjarjes “Awe dropping”, kompania me bazë në Cupertino ka tërhequr nga shitja këto produkte:

iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max

iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus

Apple Watch Ultra 2, Apple Watch Series 10 dhe Apple Watch SE 2

AirPods Pro 2

Kjo është një praktikë e zakonshme e Apple-it: pas prezantimit të modeleve të reja, modelet e mëparshme hiqen nga shitja për të thjeshtuar ofertën dhe për të nxitur përdoruesit të përqendrohen tek versionet më të fundit.

Megjithatë, pajisjet e tërhequra mbeten të disponueshme përmes shitësve online, distributorëve të autorizuar, tregut të pajisjeve të përdorura ose si modele të rinovuara. Linja aktuale e produkteve të Apple përfshin:

iPhone: iPhone 17, iPhone 17 Pro/Pro Max, iPhone 17 Air, iPhone 16e dhe modeli bazë i vitit të kaluar, iPhone 16.

Apple Watch: Apple Watch Ultra 3, Apple Watch Series 11, Apple Watch SE 3 dhe Apple Watch Hermès (bazuar në Series 11).

AirPods: AirPods Pro 3, AirPods 4 dhe AirPods Max.

Të gjitha modelet e reja të prezantuara gjatë ngjarjes “Awe dropping” do të jenë të disponueshme për blerje duke filluar nga 19 shtatori.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Teknologji

SHBA dhe Britania, aleancë për inovacion dhe inteligjencë artificiale

Published

on

Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA po përgatiten të nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme teknologjike në ditët në vijim, si pjesë e vizitës së presidentit Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo marrëveshje synon të forcojë bashkëpunimin midis sektorëve të teknologjisë prej trilion dollarësh të të dy vendeve, duke rritur mundësitë për bizneset dhe konsumatorët në të dy anët e Atlantikut.

Ndërsa detajet përfundimtare ende po negociohen, partneriteti i ri pritet të fokusohet në teknologjitë kyçe, përfshirë Inteligjencën Artificiale, gjysmëpërçuesit, telekomunikacionin dhe informatikën kuantike.

“Teknologjitë thelbësore si Inteligjenca Artificiale dhe informatika kuantike do të transformojnë jetën tonë,” deklaroi Ministrja Britanike e Teknologjisë, Liz Kendall.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump do vizitojë Mbretërinë e Bashkuar të martën, në vizitën e dytë shtetërore, e cila do të zgjasë tre ditë.

Ai do shoqërohet nga delegacioni i përbërë nga drejtues të lartë amerikanë, si CEO i Nvidia, Jensen Huang, dhe Sam Altman nga OpenAI.

Në kuadër të kësaj vizite, BlackRock planifikon të investojë 700 milionë dollarë në qendrat britanike të të dhënave, si pjesë e një sërë marrëveshjesh që do të shpallen gjatë vizitës.

Që prej fillimit të vitit, të dy vendet kanë prezantuar plane të përbashkëta veprimi për zhvillimin e AI-së.

Kompanitë amerikane si Anthropic dhe OpenAI po hapin gjithnjë e më shumë zyra në Londër, ndërsa firmat britanike si DeepMind po e thellojnë bashkëpunimin transatlantik për inovacionin teknologjik.

Continue Reading

Teknologji

Starlink raporton se ka ndërprerje

Published

on

Shërbimi satelitor i internetit Starlink i Elon Musk ka parë një ndërprerje të shërbimit, sipas një mesazhi në faqen e tij të internetit të hënën.

“Starlink aktualisht po përjeton një ndërprerje të shërbimit. Ekipi ynë po heton”, thuhej në njoftim, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Faqja e internetit e ndjekjes së ndërprerjeve Downdetector raportoi se më shumë se 43,000 përdorues në Shtetet e Bashkuara u prekën që nga ora 12:35 e mëngjesit ET (04:35 GMT).

Starlink, i operuar nga SpaceX i Musk, ofron shërbime interneti nëpërmjet një konstelacioni satelitësh në orbitën e ulët të Tokës dhe përdoret në zona të largëta dhe zona konflikti në nivel global.

Continue Reading

Të kërkuara