Botë

Tarifat e Trump godasin rëndë tregjet në Azi, shënojnë rënien më të madhe në dekada

Published

on

Tregjet financiare aziatike kanë regjistruar rënien më të mëdha në dekada të hënën, ndërsa investitorët po reagojnë ndaj tarifave të reja të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump. Indekset kryesore në Shangai, Hong Kong dhe Japoni panë humbje dramatike, duke reflektuar pasojat e taksave të reja të Trump mbi importet.

Tarifat e reja kanë shkaktuar shqetësime për ekonomitë aziatike, të cilat varen shumë nga eksportet, sidomos me Shtetet e Bashkuara. Pjesa më e madhe e vendeve të Azisë, përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut dhe Vietnam, do të përballen me tarifa të konsiderueshme, ndërkohë që disa ekonomitë në zhvillim, si Bangladeshi dhe Kamboxhia, mund të përballen me tarifa edhe më të larta.

Ekonomitë e vogla të Azisë Juglindore, janë më të ndjeshme ndaj këtyre ndryshimeve, pasi tregu amerikan ka qenë një burim i rëndësishëm eksporti për to. Për shembull, Bangladeshi eksporton mallra të veshjeve në SHBA në vlerën e 8.4 miliardë dollarëve, dhe tarifa e re prej 37% mund të ketë pasoja të rënda.

Analistët dhe ekonomistët janë të shqetësuar për ndikimin afatgjatë të këtyre tarifave në ekonominë globale. Sipas Frank Lavin, ish-nënsekretar për tregtinë ndërkombëtare në Departamentin e Tregtisë së SHBA, Azia ka të ngjarë të ndjejë barrën më të madhe të këtij zhvillimi, pasi eksportet e saj drejt SHBA janë shumë më të mëdha se ato drejt tregjeve të tjera.

Në përgjigje të këtyre tarifave, Kina ka shpallur gjithashtu masat e saj kundër, duke thelluar pasigurinë në tregjet globale të aksioneve. Tregjet e aksioneve amerikane gjithashtu kanë regjistruar rënie të ndjeshme, me S&P 500 që ra gati 6%.

Goldman Sachs dhe JPMorgan kanë rishikuar parashikimet e tyre për recesionin, duke e rritur mundësinë e një rënieje ekonomike në SHBA në 45% dhe 60% respektivisht. Tregjet globale të aksioneve kanë humbur triliona dollarë që kur Trump njoftoi vendosjen e tarifave të reja, dhe kjo është parë si një faktor që do të vazhdojë të ndikojë negativisht në ekonomitë aziatike dhe globale në periudhën afatshkurtër dhe afatgjatë.

Lajmet

Zgjedhjet e sotme në SHBA: Test për Presidentin Trump dhe shumicën në Kongres

Published

on

By

Më shumë se 57 milionë amerikanë kanë votuar përpara kohe, ndërsa sot hapen qendrat e votimit në të gjithë SHBA-në për zgjedhjet e mesmandatit . Këto zgjedhje konsiderohen si një votëbesim i drejtpërdrejtë për dy vitet e para të mandatit të Presidentit Donald Trump dhe për përbërjen e re të legjislaturës në Uashington.

Në garë janë të gjitha 435 ulëset e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 35 nga 100 ulëset e Senatit. Humbja e shumicës parlamentare në ndonjërën prej dhomave nga ana e republikanëve do të kufizonte ndjeshëm hapësirën e Presidentit Trump për të kaluar reformat e tij dhe do t’u jepte demokratëve mundësi për të nisur hetime parlamentare ndaj administratës.

Tema kryesore e fushates ka qenë kostoja e jetesës, ku votuesit kanë shprehur shqetësime për rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe karburantit. Kjo rritje është ndikuar nga politikat e tarifave tregtare si dhe konflikti me Iranin, i cili e ngriti çmimin e naftës në nivele rekord gjatë muajve të fundit.

Donald Trump zhvilloi një seri tubimesh në ditët e fundit të fushates për të mobilizuar bazën e tij elektorale, duke u fokusuar edhe në shtete konservatore si Kansas dhe Iowa, ku garat janë bërë më të ngushta se sa pritej. Rezultatet e para pritet të rrjedhin gjatë orëve të vona të mbrëmjes, ndërsa numërimi përfundimtar në disa zona mund të zgjasë disa ditë. /The New York Times/

Continue Reading

Lajmet

Dështojnë bisedimet për buxhetin: Kryeministri i Belgjikës De Wever ofron dorëheqjen

Published

on

By

Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, i ka ofruar dorëheqjen Mbretit Philippe pas dështimit të negociatave për buxhetin brenda koalicionit të tij pesëpartiak.

Nacionalisti konservator flamand, i cili mori detyrën në shkurt të vitit 2025 për të trajtuar borxhin e lartë të vendit, nuk arriti të sigurojë mbështetjen e partnerëve të qeverisë për buxhetin e vitit 2027.

Pallati Mbretëror konfirmoi dorëheqjen, ndërsa Mbreti Philippe e ka shtyrë vendimin për pranimin e saj duke shprehur keqardhje për mungesën e marrëveshjes. Monarku belgjik do të nisë konsultimet me krerët e grupeve parlamentare të martën, përpara se ta presë sërish De Weverin në takimin e së premtes. /BBC/

Continue Reading

Lajmet

Katër të vrarë dhe rreth 15 të plagosur nga të shtënat në tri lokacione në Dallas

Published

on

Katër persona janë vrarë dhe rreth 15 të tjerë janë plagosur pas tri incidenteve me armë zjarri gjatë natës në lagjen “Deep Ellum” të Dallasit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas policisë, të shtënat ndodhën në tri lokacione të ndryshme në këtë lagje, e njohur për jetën e natës, baret, restorantet dhe ambientet me muzikë live. Në disa lokale të zonës ishin organizuar ngjarje për festën e Halloween-it.

Shefi i Policisë së Dallasit, Daniel Comeaux, deklaroi gjatë një konference për media se ende nuk dihet nëse të shtënat ndodhën brenda ndonjë biznesi apo në rrugë. Ai bëri të ditur se hetimet paraprake nuk kanë zbuluar ndonjë lidhje mes tri incidenteve.

Sipas njoftimit të policisë, të shtënat e para ndodhën rreth orës 00:20, të dytat pak pas orës 01:00, ndërsa incidenti i tretë u raportua rreth gjysmë ore më vonë.

Comeaux paralajmëroi se numri i të plagosurve mund të ndryshojë, pasi disa persona janë paraqitur vetë në institucionet shëndetësore për të marrë ndihmë mjekësore.

Disa persona janë arrestuar dhe po merren në pyetje, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjeve. Megjithatë, ende nuk është konfirmuar nëse personat e arrestuar kanë lidhje me të shtënat.

Tri incidentet ndodhën brenda një distance prej rreth 800 metrash nga njëri-tjetri, në një zonë ku kishte prani të madhe të qytetarëve për shkak të aktiviteteve të Halloween-it.

Shefi i policisë bëri të ditur se numri i zyrtarëve policorë në terren ishte shtuar paraprakisht, për shkak të pritjes së turmave të mëdha gjatë festës.

/A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Kibersulme në Ukrainë e Rusi: Dërgohen alarme të rreme për sulme bërthamore

Published

on

By

Sistemet e njoftimeve të emergjencës në Ukrainë dhe Rusi janë përballur me kibersulme gjatë ditës së djeshme (e diel, 1 nëntor 2026), duke shpërndarë alarme të rreme për sulme bërthamore, kimike dhe luftime rrugore.

Në Ukrainë, aplikacioni i alarmit ajror lëshoi disa njoftime të njëpasnjëshme për banorët e Kievit gjatë mbrëmjes së të diellës.

Në orën 22:47 u dërgua mesazhi > “Kërcënim nga rrezatimi. Është shpallur kërcënim nga rrezatimi në Kiev”, ndërsa një minutë më vonë u dërgua një mesazh në gjuhën ruse ku shkruhej > “Përshëndetje! Do të ketë alarm bërthamor në të gjithë Ukrainën. Mos u shqetësoni, po fluturon Oreshnik”.

Më pas vijuan paralajmërime për kërcënim kimik dhe luftime rrugore me udhëzimin për të mos dalë jashtë. Rreth një orë më vonë, në orën 23:53, autoritetet ukrainase anuluan të gjitha alarmet. Forcat Ajrore konfirmuan se aplikacioni u hakua nga ndërhyrja ruse, ndërsa zyrtarët deklaruan se përdorimi i gjuhës ruse nuk nxiti panik pasi zgjoi menjëherë dyshime te qytetarët.

Disa orë më vonë, edhe Ministria e Emergjencave e Rusisë njoftoi se ra pre e një sulmi kibernetik, ku përdoruesit morën email-e me informacione të rreme për sulme bërthamore brenda territorit rus.

Krahas luftimeve kibernetike, të dyja palët vazhduan sulmet mbi objektet energjetike. Sulmet me dronë ukrainas dëmtuan rafinerinë e naftës në Kstovo në rajonin Nizhny Novgorod të Rusisë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë dhe ujit të ngrohtë. Në anën tjetër, Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi se sulmet ruse mbi infrastrukturën energjetike lanë qindra mijëra shtëpi pa energji elektrike në katër rajone të Ukrainës. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara