Kronikë e zezë

​Tare: Inzaghi ndër më të mirët në botë

Ai ka theksuar se Interi ka shumë cilësi, por duhet pasur parasysh që nga tani e tutje ka shumë ndeshje për t’u zhvilluar.

Published

on

Igli Tare e konsideron trajnerin e Interit, Simone Inzaghin si njërin nga më të mirë në botë, derisa skuadrën e tij e sheh si favorite për ta tituar titullin e kampionit në Itali, edhe pse sipas tij kjo nuk do të jetë e lehtë.

“Interi mbetet skuadra që duhet mposhtur sepse bëri transferime të rëndësishme dhe është i fortë, por gjithçka do të vendoset në mars. “Nerazzurrët” tani do të kenë kundërshtarë të ashpër si Fiorentina, Juve, Roma dhe Atalanta, plus Atletico në Ligën e Kampionëve”, theksoi ai.

Ai ka theksuar se Interi ka shumë cilësi, por duhet pasur parasysh që nga tani e tutje ka shumë ndeshje për t’u zhvilluar.

“Për sa i përket alternativave cilësore, Interi nuk ka kundërshtar, por ky avantazh, të paktën në Serinë A, përfundon nëse luan çdo tre ditë dhe pastaj janë çerekfinalet e Ligës së Kampionëve”, deklaroi ai.

Madje, ish-drejtori i Lazios ka thënë se Interin e sheh ndër skuadrat favorite edhe në Ligën e Kampionëve.

“E shoh Interin në mesin e favoritëve, së bashku me Bayernin dhe Cityn. Simone është një nga teknikët më të mirë në botë dhe di të menaxhojë angazhimin e dyfishtë javor. Konfirmimi u dha në Superkupë: kishin ekipin më të fortë dhe sollën në shtëpi trofeun. Tani atij i mungon Scudetto për të kurorëzuar karrierën e tij, por ai tashmë kishte fituar kupa me Lazion dhe ishte kualifikuar në Ligën e Kampionëve”, tha Tare në fund.

Vendi

Mungesa e kuorumit bllokon mbledhjen e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Mungesa e kuorumit të nevojshëm ka pamundësuar vazhdimin e mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me veprimet dhe mosveprimet institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Kryetari i komisionit, Burim Ramadani, bëri të ditur se mbledhja do të tentohet të mbahet sërish gjatë ditës së sotme për të vazhduar me pikat e rendit të ditës, ku kryesore është zgjedhja e ekspertëve të jashtëm.

Ndërkaq, deputeti Eman Rrahmani shprehu shqetësimin e tij për mungesën e përgjegjësisë së anëtarëve dhe vonesat e vazhdueshme, duke theksuar se bllokada të tilla po pengojnë punën e komisionit, përfshirë edhe kërkesën për të ftuar për raportim përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit apo edhe vetë kryeministrin. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kërcënohet përmes rrjeteve sociale një grua në Skenderaj, policia nis hetimet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të kanosjes të raportuar në komunën e Skenderajt.

Sipas njoftimit zyrtar, një grua ka raportuar se ka pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese në rrjetet sociale nga ish-bashkëshorti i motrës së saj.

Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar lidhur me këtë ngjarje.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa njësitë kompetente policore po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. /E.A/

Continue Reading

lajme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet për dhunimin e një të miture

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale të dhunimit ndaj një të miture në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, viktima e mitur është dërguar menjëherë në strehimore për t’i ofruar mbrojtjen dhe trajtimin e nevojshëm.

Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar nga organet e rendit dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë nga njësitë përkatëse. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjashte raste të dhunës në familje brenda një dite

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje, kërcënimeve dhe ngacmimeve të regjistruara në disa komuna të vendit, ku me vendim të prokurorëve përkatës shumica e të dyshuarve janë dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë janë raportuar tri raste të ndara. Në rastin e parë, një person është arrestuar mbasi ka ushtruar në vazhdimësi dhunë fizike dhe psikike ndaj nënës dhe motrës së tij. Në rastin e dytë, një tjetër i dyshuar është dërguar në mbajtje për dhunë psikike ndaj bashkëshortes. Po ashtu në kryeqytet, është iniciuar një rast në procedurë të rregullt pasi një e mitur ka pësuar dhunë psikike nga prindërit e saj.

Ndërkohë në Graçanicë, policia ka arrestuar një person i cili përmes mesazheve kishte kërcënuar dhe ngacmuar në vazhdimësi ish-bashkëjetuesen e tij. I dyshuari është dërguar në mbajtje nën akuzat për dhunë në familje, kanosje dhe ngacmim.

Në Gjakovë dy vëllezër janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje pasi u përleshën fizikisht me njëri-tjetrin. Kurse në Leposaviq, një grua ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor pasi u sulmua fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj. Me vendim të prokurorit, bashkëshorti i viktimës është dërguar në mbajtje, ndërsa vjehrri është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara