Lajmet

Talibanët në Zvicër për të kërkuar ndihma

Sot, 23 milionë afganë rrezikojnë të përballen me kequshqyerje.

Published

on

Një delegacion i talibanëve pritet të takohet me pjesëtarë të Kryqit të Kuq, zyrtarë evropianë dhe zviceranë në Gjenevë, për të biseduar për ndihma, në kohën e përkeqësimit të situatës humanitare në Afganistan.

Konferenca shënon herën e dytë që përfaqësuesit e Qeverisë së udhëhequr nga talibanët në Afganistan, marrin pjesë në negociata humanitare, nikoqire e të cilave është një shtet evropian.

Ministria e Jashtme zvicerane ka insistuar se prezenca e këtij delegacioni në Zvicër nuk nënkupton njohjen e Qeverisë së udhëhequr nga talibanët.

Kjo Qeveri ka dërguar muajin e kaluar një delegacion prej 15-anëtarësh në Olso për negociata të ngjashme me diplomatë perëndimorë.

Ndihma ndërkombëtare pothuajse është ndalur tërësisht, pavarësisht përkeqësimit të situatës humanitare në Afganistan, prej kur talibanët kanë ardhur në pushtet në muajin gusht të vitit të kaluar.

Thirrja e Gjenevës, fondacion që punon për të mbrojtur civilët gjatë konfliktit, është nikoqire e konferencës me dyer të mbyllura.

Zyrtarë të konferencës kanë thënë se gjatë takimeve synohet të garantohen ndihma humanitare për Afganistanin.

“Ky shtet është duke u përballur me emergjencë komplekse për shkak të konflikteve të armatosura, COVID-19, pasojave socio-ekonomike, dhe motit ekstrem”, ka thënë organizata joqeveritare.

“Sot, 23 milionë afganë rrezikojnë të përballen me kequshqyerje dhe 97 për qind e popullsisë jeton në nivelin e varfërisë”.

Thirrja e Gjenevës ka thënë se gjatë konferencës do të ndërmjetësohet diskutimi drejt përputhjes me “normat humanitare”, ndonëse nuk është përmendur trajtimi i grave dhe vajzave gjatë udhëheqësisë së grupit të talibanëve.

Organizata ka ftuar talibanët në konferencë “për të diskutuar statusin e ndihmës humanitare, mbrojtjen e civilëve, kujdesin shëndetësor, minat tokësore dhe mjetet tjera shpërthyese që kanë mbetur pas luftës”.

Përfaqësues të Agjencisë zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunimin, ata të Departamentit për Paqe dhe të Drejta të Njeriut në kuadër të Ministrisë së Jashtme të Zvicrës dhe zyrtarë të Departamentit për Azi dhe Paqësor në po atë Ministri, pritet të takohen me delegacionin në konferencë, ka raportuar agjencia e lajmeve AFP.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka thënë po ashtu se do të zhvillojë bisedime me delegacionin.

Në takimin e zhvilluar më 26 janar, komuniteti ndërkombëtar ka lidhur ndihmën humanitare me respektim të të drejtave të njeriut nga ana e talibanëve, kryesisht ato të vajzave, grave dhe minoritetit etnik.

Asnjë shtet nuk e ka njohur Qeverinë e udhëhequr nga talibanët, kryesisht për shkak të mungesës së vëmendjes në këto çështje.

Amir Khan Muttaqi, ministri i Jashtëm i talibanëve dhe lideri i delegacionit që ka qenë në Olso, ka thënë javën e kaluar për agjencinë e lajmeve AFP, se grupi duket se po afrohet drejt njohjes ndërkombëtare.

“Ne jemi duke iu afruar atij qëllimi”, ka thënë ai, duke i bërë thirrje Uashingtonit që të zhbllokojë 9.5 miliardë dollarë të aseteve të Bankës Qendrore të Afganistanit, me qëllim të lehtësimit të krizës humanitare.

Afganistani është varur tejet shumë nga fondet ndërkombëtare në 20 vjetët e fundit, pasi tri të katërtat e gjithë buxhetit për shpenzime publike, janë siguruar nga ndihmat.

Talibanët kanë pretenduar fitore më 15 gusht të vitit të kaluar, pasi kanë marrë kontrollin e kryeqytetit, Kabulit.

Në atë periudhë, forcat ndërkombëtare, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë fund prezencës gati 20-vjeçare në këtë shtet.

Continue Reading

Lajmet

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

Published

on

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se Kalaja e Prizrenit do të mbyllet përkohësisht për vizitorët, për shkak të fillimit të punimeve për zbatimin e masave emergjente.

Sipas njoftimit, mbyllja do të zgjasë dy javë, duke filluar nga 25 gushti 2026.

Vendimi është marrë nga Njësia Menaxhuese e Kalasë së Prizrenit, me miratimin e Institutit Arkeologjik të Kosovës, me qëllim krijimin e kushteve të sigurta gjatë zhvillimit të punimeve.

Ministria ka bërë të ditur se për çdo ndryshim sa i përket afatit të mbylljes dhe rihapjes së kalasë për vizitorë, publiku do të njoftohet me kohë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për dhunim

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një grua ka raportuar se para dy deri në tre muajsh, derisa ndodhej në shtëpinë e një personi në Gjilan, ai dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të pa pëlqimin e saj.

I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar nga Policia. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet nga autoritetet kompetente./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I shkaktoi plagë vetes me armë në Pejë, konfiskohet AK-47

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person është gjetur në Pejë me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit, në rrethana ende të panjohura.

Rasti është raportuar më 24 gusht, rreth orës 14:10. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur të dyshuarin, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Sipas mjekëve, ai është jashtë rrezikut për jetë.

Gjatë kontrollit në një automjet-kombi, policia ka gjetur dhe konfiskuar një AK-47, e cila dyshohet se është përdorur nga i dyshuari, si dhe 11 fishekë dhe një gëzhojë.

Pas konsultimit me prokurorin dhe intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetim./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aktakuzë për spiunazh ndaj BIA-s serbe dhe shantazh me incizime

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurit F.Sh., i cili ngarkohet me veprat penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, i pandehuri vepronte si pjesë e strukturave të inteligjencës së Serbisë.

“F.Sh., nga një datë e papërcaktuar e deri më 9 tetor 2025, në cilësinë e personit të rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë, i njohur si ‘BIA’, e ka ndihmuar veprimtarinë e këtij shërbimi, duke vepruar sipas urdhrave dhe detyrave të zyrtarëve të tij”, thuhet në aktakuzë.

Organet e hetuesisë bëjnë të ditur se i akuzuari ka grumbulluar informacione me rëndësi shtetërore dhe i ka bartur ato te zyrtarët e BIA-s.

“I pandehuri F.Sh. akuzohet se ka mbledhur, siguruar dhe përcjellë përmes mesazheve telefonike të dhëna, informacione dhe dokumente lidhur me aktivitetet politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës”, njofton Prokuroria Speciale.

Përveç spiunazhit, F.Sh. ngarkohet edhe për dobi financiare të kundërligjshme përmes kërcënimit ndaj një personi me inicialet A.J., me një vlerë që e kalon shumën e 13 mijë eurove.

“Gjatë vitit 2022 deri në dhjetor 2025, e ka shantazhuar të dëmtuarin A.J., duke e detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij, në shumën që tejkalon 13,000.00 euro. F.Sh. i ka kërkuar të dëmtuarit para në emër të huazimit, duke e kërcënuar se, në rast të mosdhënies së parave, do të publikonte në media video-incizime dhe informacione që do t’i dëmtonin rëndë nderin, reputacionin dhe autoritetin”, bëhet e ditur në aktakuzë.

Çështja penale tashmë i ka kaluar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri F.Sh. ndodhet nën masën e paraburgimit. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara