Lajmet

Talebanët po forcojnë lidhjet me Kinën

Published

on

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë të enjten se angazhimi i Shteteve të Bashkuara me sundimtarët talebanë të Afganistanit kishte hyrë në një fazë të re të pasigurt, ndërkohë që zyrtarët amerikanë vazhdojnë punën për të evakuuar rreth 100 amerikanë që ndodhen ende në këtë vend.

Ndërkohë, zyrtarët talebanë sinjalizuan se qeveria e tyre e re po forconte lidhjet me Kinën dhe vende të tjera.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se SHBA nuk kontrollon më hapësirën ajrore mbi Afganistan. Deri tani, tha ajo, 31,107 vetë janë sjellë në SHBA, nga totali prej më shumë se 120,000 të evakuuarish në atë që zyrtarët e administratës e kanë përshkruar si evakuimi më i madh ajror në histori.

Po të enjten, një zëdhënës i talebanëve bëri të ditur me një postim në Twitter, se një zyrtar i lartë taleban kishte biseduar me një zyrtar të lartë kinez.

“Zëvendësministri i Jashtëm kinez tha se Pekini do të mbante ambasadën e tij në Kabul, duke shtuar se marrëdhëniet tona do të forcoheshin në krahasim me të kaluarën,” shkruante Suhail Shaheen, një zëdhënës i talebanëve që komenton në gjuhën angleze.

Nuk ka pasur ende konfirmim nga Pekini, raportoi agjencia e lajmeve Agence France-Presse.

Zyrtarë të tjerë talebanë thanë në komente në Twitter se ata po zhvillonin diskutime diplomatike me Britaninë dhe Gjermaninë. Katari dhe Turqia po ndihmojnë gjithashtu qeverinë e re afgane për të normalizuar operacionet në aeroportin kryesor, në Kabul.

Zëdhënësja Psaki tha se SHBA tani për tani po ndjek zhvillimet dhe pret për të identifikuar format e angazhimit me qeverinë e re, të pazgjedhur të Afganistanit. Ajo theksoi se SHBA ka forma presioni jo-ushtarak ndaj qeverisë së re, si qasja në tregjet globale dhe në ndihmat financiare.

“Askush në qeverinë amerikane, askush – as presidenti, as sekretari i mbrojtjes apo agjencitë e zbulimit – nuk kanë thënë se talebanët janë aktorë të mirë,” tha ajo. “Nuk po themi një gjë të tillë. Prandaj flasim kaq qartë kur diskutojmë shkaqet që po tregohemi të matur dhe nuk po nxitojmë t’i njohim talebanët si autoritet qeverisës, sepse duam të shohim ç’po ndodh”.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se trupi diplomatik gjithashtu do të tregohej i matur në lëvrimin e ndihmave për qeverinë e re.

“Po analizohet ndihma jonë për qeverinë afgane. Në Afganistan ende nuk është formuar një qeveri e re. Pra, së pari, do të na duhet të shohim se si po formohet qeveria. Ky është thjesht një element teknik. Ajo që ka edhe më rëndësi ndër temat që ju përmendët, do të jenë veprimet e qeverisë së re afgane”.

Në mënyrë të veçantë, tha ai, SHBA do t’i japë përparësi “kalimit të sigurt, respektimit të të drejtave të njerëzve në Afganistan, përfshirë gratë dhe vajzat dhe pakicat, një qeveri gjithëpërfshirëse, një qeveri që përmbush angazhimet e saj kundër terrorizmit, një qeveri që respekton normat universale ndërkombëtare”.

Në krijimin e një qeverie të re, talebanët përballen gjithashtu me sfida brenda kufijve të vendit, veçanërisht nga Fronti i Rezistencës Kombëtare, lëvizja e ringjallur kryengritëse, e udhëhequr nga djali i komandantit të famshëm muxhahedin Ahmed Shah Massoud.

Djali i tij i shkolluar në Britani është kthyer në Afganistan dhe, në një artikull opinioni në Washington Post, u zotua të luftojë për “një shoqëri të hapur, një shoqëri ku vajzat mund të bëhen mjeke, shtypi ynë mund të raportojë lirisht, të rinjtë tanë mund të kërcejnë dhe të dëgjojnë muzikë ose të marrin pjesë në ndeshje futbolli në stadiumet që dikur — dhe ndoshta përsëri së shpejti — u përdornin nga talebanët për ekzekutime publike”.

Zyrtarët ushtarakë thanë se SHBA ende mund të luftojë terrorizmin në rajon, megjithëse “misioni ushtarak amerikan në Afganistan ka përfunduar”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

“Ne do të vazhdojmë të kemi kapacitetin të kryejmë sulme nga jashtë Afganistanit për të goditur terroristët në varësi të nevojave të sigurisë,” tha ai. “Kjo është ndryshe nga prania e një misioni të vazhdueshëm ushtarak në Afganistan”.

Lajmet

Ndalohet hyrja në treg e 150 mijë lodrave të pasigurta nga Kina

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka ndaluar vendosjen në treg të rreth 150.000 lodrave për fëmijë me origjinë nga Kina.

Gjatë inspektimeve të kryera në pikat doganore është konstatuar se këto produkte nuk i plotësonin kërkesat themelore të përcaktuara me rregulloren në fuqi për sigurinë e lodrave.

Nga IQMT është bërë me dije se lodrat që nuk përmbushin standardet ligjore paraqesin rrezik serioz për shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve.

Ky aksion u realizua në kuadër të një aktiviteti të përbashkët të mbikëqyrjes së tregut në të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s, me synim forcimin e kontrolleve dhe parandalimin e hyrjes së produkteve të pasigurta në treg. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Theret me thikë një person në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar

Published

on

Një person ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është therur me thikë në rrugën “UÇK” në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 08:00. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Pas hetimeve, Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I mituri raporton se vëllai tentoi ta sulmonte me thikë dhe sopatë në Graçanicë

Published

on

Një i mitur në Graçanicë ka raportuar në Polici se vëllai i tij, pas një mosmarrëveshjeje në shtëpi, kishte tentuar ta sulmonte me thikë dhe sopatë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 09:00. I dyshuari është larguar nga shtëpia pasi ka kuptuar se Policia ishte njoftuar dhe ende nuk është lokalizuar.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen mbi 8 gramë marihuanë në një banesë në Prishtinë

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 8.31 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në një banesë në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Prishtinë.

Sipas raportit policor, substanca është gjetur më 9 nëntor, gjatë trajtimit të një rasti të dhunës në familje, në banesën e një të dyshuareje.

E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara