Lajmet

Tahiri: Unë dyshoj se në momentin e fundit Kurti do të tërhiqet

Ai kërkoi kujdes nga Kurti për dy nene.

Published

on

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri u shpreh se kjo parti e mbështet dakordimin për marrëveshje, por kërkoi kujdes nga Kurti për dy nene.

Ai shprehu dyshimin e tij karshi kryeministrit se do të tërhiqet nga ky propozim, ashtu siç u tërhoq nga kauzat e tij politike.

“Të ketë kujdes fillimisht në dy kuptimësinë që në disa nene ekzistojnë u fol për nene 7 po ashtu edhe për marrëveshjet interpretimi i dyfishtë realisht e ka pjesën më të rëndësishme pasi të nënshkruhet kjo marrëveshje… Qeveria duhet të ketë kujdes e veçantë fillimisht në trajtimin e nenit 7 pastaj në trajtimin e nenit 10 sepse neni 10 flet për të gjitha marrëveshjet…Prej Aleancës sa i përket kësaj marrëveshje e ke mbështetjen por unë dyshoj se në moment të fundit ke mu tërheqë sepse je tërheqë prej të gjitha kauzave politike, emrin Zajednicë emrin Zajednicë t’i ia ke dhënë, por ki kujdes se udhërrëfyesi mund të prodhoj efekte që nuk e krijon paqen dhe nuk e krijon rrugëtimin tonë dhe mbi të gjitha mund të krijoj institucione struktura që pengojnë marrëveshjen finale”, tha ai.

Tahiri tha se ky dokument e ka mbështetjen e AAK-së pasi vlerësojnë se në këto rrethana që ndodhet vendi, ky dakordim shënon kapitull të rëndësishëm për njohjen e Kosovës.

“Ne kemi vlerësuar se ky dokument në këto rrethana është me interes për vendin dhe në veçanti në forcimin e stabilitetit dhe rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, BE, dhe organizatat ndërkombëtare. Padyshim se i ka te metat e veta. Por ky propozim ka marr mbështetjen tonë për shkak se kemi vlerësuar se në rrethanat që është Kosova ky shënon një kapitull të rëndësishëm në njohjen e Kosovës. Vlerësoj se në rrethanat që është sot Kosova në menaxhimin që ka bërë dialog kryeministri Kurti kjo është më e mira që mund të merret. ..ky është moment shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë. Këto janë momente të cila secili prej nesh duhet ta thërret kujtesën e vetë prandaj edhe kërkohet unitet politik karshi agjendës armiqësore të Serbisë që e ka tash e shumë shekuj e mbi 2 dekada… Qëndrimi ynë nuk ka të bëjë me mbështetjen e Albin Kurtit as të qeverisë se tij e as të kualitetit të qeverisjes sepse të gjithë e dimë cila është gjendja e sociale ekonomike në vend, por ka të bëjë me një qëndrim që në rrethanat që është Kosova kërkon një qasje më të thellë dhe vlerësimin tonë më të drejtë“, tha Tahiri.

Vendi

LDK-ja mbështet zyrtarisht Bekim Sejdiun për President, u bën thirrje deputetëve për votim

Published

on

By

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur zyrtarisht të mbështesë kandidaturën e profesorit Bekim Sejdiu për President të Republikës së Kosovës. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Kryesisë, në përputhje me procedurat statutare dhe autorizimet e dhëna nga Kuvendi i partisë.

Përmes një deklarate për media, LDK-ja bëri të ditur se marrëveshja e miratuar politike synon përmbylljen e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit dhe parandalimin e një krize të re institucionale në vend.

Subjekti opozitar vlerësoi se përvoja e gjatë e Sejdiut në fushën e së drejtës kushtetuese dhe në diplomaci e bën atë një kandidat të dinjitetshëm që garanton ushtrim të pavarur e të paanshëm të detyrës. Kryesia e LDK-së i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta mbështesin këtë propozim gjatë votimit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Edhe pak vende të lira në disa programe studimi Bachelor në UBT

Published

on

By

Për të gjithë maturantët që kanë marrë pjesë në afatin e dytë të Testit të Maturës dhe synojnë një arsim cilësor me standarde ndërkombëtare, zgjedhja e tyre e drejtë është UBT. Ata kanë mundësi të zgjedhin mes disa programeve studimore ku kanë mbetur edhe pak vende të lira për vitin e ri akademik.

Si institucioni arsimor lider në rajon për inovacion dhe teknologji, UBT ofron infrastrukturën më moderne dhe laboratorët më të avancuar për përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes. Përmes kurrikulave moderne të ndërtuara në bashkëpunim me universitetet më të njohura botërore, studentët përfitojnë dije praktike që u garantojnë punësim të shpejtë në tregun e punës.

Ky është shansi i fundit për të siguruar një vend në komunitetin më të madh të dijes dhe për të marrë një diplomë të njohur ndërkombëtarisht. Regjistrimet po vazhdojnë në të gjitha kampuset e UBT-së, prandaj nxitoni të bëheni pjesë e suksesit dhe të ndërtoni karrierën tuaj të ëndrrave!

Continue Reading

Vendi

Skandali në BKS zgjerohet në 69 të pandehur: Ngrihen 35 prona dhe llogari bankare për dëmin mbi 1.2 milionë euro

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar zgjerimin e hetimeve lidhur me keqpërdorimet financiare në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS). Me veprimet e fundit të ndërmarra më 1 shtator 2026, numri i të pandehurve ka arritur në 69 persona, ndërsa dëmi i përgjithshëm i shkaktuar ndaj BKS-së tashmë llogaritet mbi 1.2 milionë euro.

Hetimet janë zgjeruar ndaj 21 zyrtarëve të rinj të BKS-së, të cilët dyshohen për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit në ndihmë”. Këta punonjës dyshohet se kanë mundësuar ose marrë pjesë në transferimin e mjeteve financiare pa mbulesë, në vlera nga 2,000 deri në 53,000 euro për person. Ky aktivitet i kundërligjshëm i ka shkaktuar BKS-së një dëm shtesë prej rreth 200,000 eurosh, duke iu shtuar shumës fillestare prej 1,043,000 eurosh të identifikuar në janar.

Të pandehurit janë intervistuar në Stacionin Policor në Prishtinë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në prani të drejtuesve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Paralelisht me procesin penal, me mbështetjen e Njësitit të Hetimeve të Integruara Financiare dhe Njësisë së Inteligjencës Financiare, janë ndërmarrë masa për ngrirjen e pasurisë së fituar nga kjo veprimtari:

35 prona të sekuestruara: Janë ngrirë parcela kadastrale, banesa dhe garazhe që lidhen me tre të pandehurit kryesorë.

21 llogari bankare të bllokuara: Është urdhëruar ngrirja e menjëhershme e llogarive bankare të personave të dyshuar.

Prokuroria dhe Policia e Kosovës konfirmuan se hetimet po vazhdojnë me intensitet për zbardhjen e plotë të kësaj skeme të keqpërdorimit dhe vënien e të gjithë përgjegjësve para drejtësisë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Islam Selmani i artë, medalja e 7-të për Kosovën

Published

on

By

Islam Selmani ka shkëlqyer në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar medaljen e artë dhe duke i sjellë Kosovës medaljen e shtatë në këto Lojëra.

Karateisti kosovar triumfoi në finale dhe u shpall kampion, duke shkruar një faqe të rëndësishme për karatenë e Kosovës.

Kjo është medalja e parë e artë për Kosovën në karate në “Taranto 2026” dhe medalja e shtatë e delegacionit kosovar.

Një paraqitje fantastike e Islam Selmanit, i cili tashmë është kampion i Lojërave Mesdhetare.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara