Lajmet

​Tahiri: Shpërndarja e parlamentit ndodhë atëherë kur kryeministri shkarkohet ose dorëhiqet

Published

on

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka deklaruar se shpërbërja e parlamentit për këtë parti mund të ndodhë vetëm atëherë kur kryeministri i vendit, Albin Kurti shkarkohet ose dorë hiqet.

Deputeti Besnik Tahiri po ashtu ka komentuar edhe takimin e mbrëmshëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, duke thënë se në atë takim nuk është diskutuar për agjendën legjislative.

“Takimi i mbrëmshëm i ka shpërfaq dy të vërteta të mëdha. Vërteta e parë është që në këtë takim nuk ka pasur diskutim për temën, pra për agjendën legjislative… Siç shihet nuk është problem votimi i 300 milion eurove të marrëveshjeve ndërkombëtare, por problemi është se si Kurti ta gjejë një dalje, të cilën mund të ja mundësoj opozita në mënyrë që atij t’i mundësohet një amnisti e keqqeverisjes, e dështimit në politikën e brendshme si dhe të jashtme si dhe mbi të gjitha të anëtarësimit të Kosovës në KiE. Ne sot jemi në ditën kur ne Strasburg ambasadorët diskutojnë a me hy a po jo Kosova në agjendën e Komiteteve të Ministrave. Kryeministri i vendit një ditë para se të vendoset për anëtarësimin e Kosovës, ai merret me zgjedhje. Me të vetmen arsye të mbulojë një marre, të mbulojë një dështim total që ja ka dhënë Kosovës. Sa i përket çështjes që u bë pastaj teme mediale të shpërbërjes së Parlamentit, në shpërbërjen e Parlamentit nuk e kemi diskutuar as një moment në Kuvendin e Kosovës. Ne si Aleancë e kemi propozuar një mocion të votëbesimit në Kuvend. Shpërbërja e Parlamentit për AAK-në mund të ndodhë vetëm atëherë kur kryeministri shkarkohet ose dorëhiqet”, ka deklaruar Tahiri.

I pyetur nëse kjo parti do të takohet me Kurtin, ai ka thënë se nuk kanë arsyeje te mos takohen, mirëpo siç tha ai duhet të dihet tema e diskutimit.

“Aleanca nuk ka as një arsye pse mos me u takua me Kurtin, por duhet me ditë për çka me u takua. Ne duhet me ditë temën, në qoftë se ka të bëjë një temë të interesit nacional ne këtë e kemi konfirmuar edhe me letër… Për marrëveshje ndërkombëtare dhe për ligje nuk kemi se çka takohemi, Aleanca ja ka dhënë votën. Për gjatë gjithë këtij mandati veç tre muaj ditë nuk kemi votuar, gjithmonë i kemi votuar marrëveshjet ndërkombëtare. Ndërsa për t’u takuar sa për të mbuluar një çasje të tij arrogante, arbitrare e shumë nënçmuese që e ka pasur për opozitën nuk kemi çka”, ka shtuar Tahiri.

Ndërsa ka thënë se AAK është e gatshme të shkojë në zgjedhje. Sipas tij, organizmi strukturor i Aleancës kur nuk ka qenë më i fuqishëm, as në Kosovës e as në diasporë.

“PDK është deklaruar, PDK ka pasur pozicion të shpërbërjes edhe me herët, të LDK nuk e di. Mirëpo ajo që dua të them në qoftë se ka një parti që i konvenojnë zgjedhjet, parti që është në këtë Kuvend të Kosovës është aleanca. Po e them pa modesti për shkak se organizmi strukturor i Aleancës kur nuk ka qenë më i fuqishëm, as në Kosovës e as në diasporë. Edhe unë mendoj qe rezultati jonë do të jetë befasia e zgjedhjeve. Mirëpo shkuarja në zgjedhje përmes një marrëveshje kërkon më shumë korrektësi”, ka përfunduar Tahiri.

AAK ka refuzuar ftesën për të marr pjesë në takimin e mbrëmshëm me kryeministrin Albin Kurti, në të cilën kryeministri Kurti kishte bërë ftesë për të diskutuar për agjendën legjislative.

Pas takimit me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, Kurti është shprehur i gatshëm për zgjedhje të parakohshme, por ka theksuar nevojën e një konsensusi më të gjerë edhe me partitë opozitare për shpërndarjen e Kuvendit.

lajme

UBT dhe Instituti Yunus Emre nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Published

on

By

UBT dhe Instituti Yunus Emre në Kosovë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të promovimit dhe avancimit të mësimdhënies së gjuhës turke, si dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe kulturore.

Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Drejtori i Institutit Yunus Emre, Ramazan Yılmaz.

Në kuadër të bashkëpunimit parashihet organizimi i kurseve të gjuhës turke, punëtorive, ligjëratave të hapura dhe aktiviteteve kulturore, duke krijuar mundësi të reja për studentët, stafin akademik dhe komunitetin.

Një fokus i veçantë do t’i kushtohet Institutit të Gjuhëve të Huaja në UBT, përmes të cilit synohet zgjerimi i mundësive për mësimin dhe certifikimin e gjuhës turke.

Continue Reading

Vendi

UBT ofron 20% bursë për profesionistët përmes iniciativës ENGAGED SCHOLARSHIP

Published

on

By

UBT ka lansuar iniciativën ENGAGED SCHOLARSHIP, përmes së cilës profesionistët e angazhuar në tregun e punës mund të përfitojnë 20% bursë për studimet Master, duke krijuar mundësi për avancim të mëtejshëm akademik dhe profesional.

ENGAGED SCHOLARSHIP është konceptuar si një mundësi që lidh drejtpërdrejt përvojën profesionale me avancimin akademik, duke u mundësuar profesionistëve të thellojnë njohuritë në fusha që lidhen me profesionin e tyre dhe të zhvillojnë kompetenca të reja që mund t’i aplikojnë në vendin e punës.

Në kuadër të kësaj iniciative, mund të përfitojnë 20% bursë profesionistët që angazhohen në programet Master të UBT-së, sipas profileve dhe kategorive profesionale përkatëse:

  • Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – për punonjësit në institucionet bankare, sektorin privat dhe publik, si dhe kontabilistët.
  • Shkenca Politike, Politika Publike dhe Menaxhim – për punonjësit në administratën publike, komuna, institucione publike, organizata joqeveritare, si dhe koordinatorët e projekteve vendore dhe ndërkombëtare.
  • E Drejta Penale, E Drejta Civile dhe e Pronës, E Drejta Komerciale – për punonjësit në institucionet e drejtësisë, avokatët, noterët, zyrtarët ligjorë, zyrtarët e burimeve njerëzore dhe profesionistët në institucione të tjera publike e private.
  • Shkencat dhe Teknologjia e Ushqimit – për teknologët e ushqimit, nutricionistët, infermierët, kontrollorët e cilësisë, inspektorët ushqimorë dhe laborantët ushqimorë.
  • Shëndeti dhe Aktiviteti Fizik – për sportistët, fizioterapeutët, infermierët, instruktorët e fitnesit dhe punonjësit në qendrat e rehabilitimit.
  • Studime të Sigurisë – për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Policisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe profesionistët e tjerë të fushës së rendit dhe sigurisë.
  • Gjuhë, Media dhe Komunikim – për gazetarët, punonjësit e mediave, zyrtarët për komunikim dhe marrëdhënie me publikun, menaxherët e mediave sociale, si dhe profesionistët e marketingut dhe komunikimit.

Një nga elementet që e bën këtë iniciativë të përshtatshme për profesionistët është fleksibiliteti i orarit të studimeve. Ligjëratat zhvillohen kryesisht në orët e pasdites, duke krijuar mundësi që angazhimi profesional dhe studimet Master të zhvillohen paralelisht. Në këtë mënyrë, profesionistët mund të vazhdojnë punën e tyre, ndërsa njëkohësisht investojnë në ngritjen e tyre akademike dhe profesionale.

Përmes ENGAGED SCHOLARSHIP, UBT synon të mbështesë profesionistët që janë të gatshëm të bëjnë hapin e radhës në karrierën e tyre, duke u ofruar atyre mundësi për arsimim të avancuar, zhvillim profesional dhe specializim në fushën përkatëse.

Aplikimi është i hapur.

Continue Reading

Vendi

Kuvendi shkon në pauzë, ende pa marrëveshje për nënkryetarët

Published

on

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka shkuar në pauzë prej 30 minutash, pasi partitë politike nuk kanë arritur marrëveshje për mënyrën e votimit të nënkryetarëve të Kuvendit.

Kryeparlamentarja e sapozgjedhur, Albulena Haxhiu, ka thënë se një prej propozimeve është që nënkryetarët të votohen në një pako, ndërsa për këtë formë ka edhe rezerva nga partitë tjera.

Haxhiu ka kërkuar gjithashtu nga administrata e Kuvendit që të sqarojë nëse propozimi i Listës Serbe për nënkryetar është në përputhje me Kushtetutën.

Partitë tashmë kanë propozuar kandidatët e tyre: LVV-ja Ardian Golën, PDK-ja Vlora Çitakun, LDK-ja Kujtim Shalën, ndërsa nga komunitetet Sllavko Simiqin dhe Emilija Rexhepin.

Pa zgjedhjen e nënkryetarëve, Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Albulena Haxhiu rizgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Published

on

Albulena Haxhiu është rizgjedhur kryetare e re e Kuvendit të Kosovës, pas propozimit të saj nga Glauk Konjufca.

Në votimin e zhvilluar në Kuvend, 62 deputetë votuan pro, 16 kundër, ndërsa 13 abstenuan.

Me këtë votim, Haxhiu merr drejtimin e Kuvendit të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara