Lajmet

Tahiri: Qeveria nuk flet me sektorin privat

Tahiri shtoi se komunikimi i rregullt i qeverisë me sektorin privat nuk ekziston.

Published

on

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri deklaroi se qasja aktuale e shumicës parlamentare është më e dobëta në historinë e parlamentarizimit. Sipas tij, secili ligj i cili ka ardhur në kuvend ka qenë anti-kushtetues. Kështu u shpreh ai pas tryezës së diskutimit me përfaqësues nga ekonomia dhe me bizneset e sektorit privat. Tahiri shtoi se komunikimi i rregullt i qeverisë me sektorin privat nuk ekziston.

Pas tryezës së katërt së organizuar të AAK-së, shefi i deputetëve të kësaj partie, tha se këto takime i kanë mjet pune, ku të gjitha konkluzionet do të bëhen bashkë për të ndërtuar një platformë.

“Nuk mund ta gjesh një ligj i cili e ka zgjedhur një problem. Ligji për Pagën Minimale ka krijuar problem. Ligji për Pagat është ligji i zbritjes së pagave, ka krijuar problem. Kodi Civil nuk ka ardhur, ka krijuar problem mes tyre. Marrëveshjet ndërkombëtare nuk kanë kaluar. Ligjet për shëndetësi janë zero, ligjet për arsim janë zero. Secilin ligj që e kanë prekur, përveç disa marrëveshjeve ndërkombëtare, shumica e ligjeve janë ligje anti-kushtetuese. Këtë kuvend dhe qasjen e kësaj shumice e konsideroj si më të dobëtën ndonjëherë në historinë e parlamentarizmit”, deklaroi ai.

Pas takimit me sektorin privat, Tahiri tha se u diskutua edhe për burokracinë e madhe, për çka kanë dalë 10 konkluzione.

“Shihet që jo-stabiliteti politikë, perceptimi se në Kosovë është luftë, se ka një konflikt falë një qeverisje eksperimentale të zotëri Kurtit, ka bërë që edhe sektori ekonomik të afektohet drejtpërdrejt dhe në veçanti investimet e huaja. Mungesa e qëndrueshmërisë energjetike, mos-investimi në termo-elektrana dhe refuzimi i gazit amerikanë, tregon po ashtu për një problem shumë të madh që lidhet me energjinë. Pritet që viti që po vjen të ketë probleme serioze, duke ditur çmimin e lartë që tani në verë po e paguajnë për energjinë. Çështja e tretë lidhet me burokracinë e madhe, administratën e madhe dhe mos funksionalitetin e trekëndëshit, qeveri-ekonomi-sektor privat. Këtu u theksuan shumë probleme të mëdha që ndërlidhen edhe me pengesat e mëdha administrative por njëkohësisht edhe mos komunikimin e agjencive dhe sektorëve të cilët e ndihmojnë ekonominë”, shtoi Tahiri.

Në konferencë për media, Tahiri tha se ka investime kapitale të dobëta nga ana e shtetit.

“Çështja e pestë ka të bëjë me një sentiment anti-ekonomik, anti-sektor privat, anti-biznes. Pra nuk ka dialog, nuk flet qeveria me sektorin privat. Këshilli Ekonomik Social që ka përcaktuar që do të duhej përcaktonte pagën minimale, nuk është mbledhur kurrë. Komunikimi me oda është totalisht i pashmangshëm dhe komunikimi i rregullt i qeverisë me sektorin privat nuk ekziston. Një problem shumë i madh u shpërfaq edhe ndaj respektimit të kontratave nga punëdhënësit. Nuk marrin përgjigje, kontratat, çmimet rriten dhe shumicën e kohës shumë investitorë, shumë punëkryes punojnë me humbje”, shtoi Tahiri.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës përmendi edhe mungesën e kushteve për investime të huaja, përkundër siç tha ai, interesimit të diasporës.

“Çështja e shtatë lidhet me mungesën e kushteve për investime të huaja, në veçanti për diasporën. Realisht, de-funksionalizimi i plot i Agjencisë Kosovare për Investime që është pranë Ministrisë së Tregtisë. Aty u tha që ka shumë prej diasporës që kanë interesim, mirëpo nuk ka kushte për investime”, shtoi ai.

Tahiri foli edhe për rastin e “Klan Kosovës”, ku tha se kanë solidaritet të plot me këtë medium.

“Ajo çfarë po ndodhë me ata është një skandal në rrafshin tanimë ndërkombëtar. Sa më shpejt që këtë e kupton qeveria, aq më mirë do të jetë për Kosovën, e aq më mirë do të jetë për shoqërinë demokratike. Demokracia, fjala e lirë dhe mbi të gjitha mediat janë në një rrezik të paprecedent që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës”, Tahiri.

Në këtë takim, Tahiri shtoi se u përmend edhe çështja e stopimit të hekurudhës Kosovë-Shqipëri, e cila sipas tij, do të ndihmonte dhe mundësonte lidhjen me Portin e Durrësit.

Veç tjerash, deputeti Besnik Tahiri tha se do të vazhdojnë me ciklin e komunikimit me sektorin privat çdo muaj.

Lajmet

Ndalohet një person në Prishtinë për keqpërdorim detyre, ryshfet dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se pas hetimeve disamujore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet N.A., i dyshuar për disa vepra të rënda penale.

Arrestimi është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit. Sipas të dhënave fillestare të hetimit, i ndaluari dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka zbuluar informacione zyrtare për prona të caktuara te persona të paautorizuar në këmbim të ryshfetit, me qëllim tjetërsimin e tyre.

Nga organet e ndjekjes bëjnë të ditur se pronat e përfshira në këtë skemë dyshohet se kapin vlera mjaft të mëdha financiare.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, dhe do të vazhdojë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në komunikaten e Prokuroris Speciale

Continue Reading

Lajmet

Tensione dhe përplasje me policinë në protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë

Published

on

By

Studentë, gjimnazistë dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur këtë të martë para ambienteve të Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në një protestë të njoftuar prej ditësh për të ngritur zërin kundër problematikave që prekin arsimin dhe të rinjtë.

Protesta e nisur rreth orës 14:00 ka përshkallëzuar me shpejtësi në tensione. Protestuesit kanë gjuajtur godinën e ministrisë me vezë, bojë të kuqe, gurë, sende të forta dhe kapsolla. Gjatë përplasjeve, disa prej tyre kanë shkulur kangjellat mbrojtëse të rrugës dhe kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e brendshme të institucionit.

Për të shpërndarë turmën, forcat e policisë kanë ndërhyrë me ujë dhe gaz lotësjellës, ndërsa gjatë përplasjeve fizike disa nga protestuesit janë shoqëruar në komisariat. Në terren janë angazhuar dhjetëra efektivë shtesë për të marrë nën kontroll situatën.

Tubimi i organizuar përmes rrjeteve sociale vjen me kërkesën për plotësimin e gjashtë pikave që lidhen me ngritjen e cilësisë në arsim dhe përmirësimin e kushteve për studentët. Përveç kërkesave arsimore, protestuesit kanë bërë thirrje politike duke kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, si dhe të kryeministrit Edi Rama.

Continue Reading

Lajmet

Prof. Dr. Bekim Marmullaku takohet me profesorin nga Universiteti i Norvegjisë Juglindore, Glenn Agung Hole, për mundësitë e bashkëpunimit akademik

Published

on

By

Udhëheqësi i Departamentit për Bashkëpunim në UBT, Prof. Dr. Bekim Marmullaku, priti në takim profesorin Glenn Agung Hole nga Universiteti i Norvegjisë Juglindore (University of South-Eastern Norway – USN), me të cilin diskutoi mundësitë e zhvillimit të bashkëpunimit akademik dhe kërkimor ndërmjet dy institucioneve.

Gjatë takimit u diskutua për potencialin e bashkëpunimit në fushat e sipërmarrësisë, ekonomisë institucionale, zhvillimit rajonal dhe sigurisë kombëtare, me theks të veçantë në rolin e universiteteve në zhvillimin ekonomik, inovacionin dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati i Tregut mbyll një biznes në Zubin Potok dhe shqipton gjobë 6,000 euro

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka ndërmarrë masa ndaj disa subjekteve ekonomike gjatë inspektimeve të fundit në Komunën e Zubin Potokut, me qëllim garantimin e zbatimit të ligjit dhe sigurisë në treg.

Gjatë këtij aksioni, inspektorët kanë mbyllur një biznes që ushtronte veprimtarinë pa u regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, si dhe kanë sekuestruar produkte që nuk kishin deklaracion të prejardhjes. Po ashtu, ndaj një subjekti tjetër ekonomik është shqiptuar gjobë prej 6,000 eurosh pasi u ka shërbyer pije alkoolike personave të mitur.

Nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut kanë bërë të ditur se këto masa janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe respektimin e legjislacionit në fuqi.

“IQMT u bën thirrje të gjitha subjekteve ekonomike që të sigurojnë regjistrimin e rregullt të veprimtarisë së tyre në ARBK, të tregtojnë vetëm produkte me dokumentacionin përkatës dhe të respektojnë të gjitha dispozitat ligjore që rregullojnë ushtrimin e veprimtarisë ekonomike. IQMT do të vazhdojë me inspektime dhe mbikëqyrje të rregullta në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me qëllim të identifikimit dhe trajtimit të çdo shkeljeje që cenon të drejtat e konsumatorëve dhe sigurinë e tregut”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara