Aktualitet

Tahiri për punësimet në agjencitë e pavarura: Ju lutem ndaleni turrin

Besnik Tahiri në këtë seancë e ka ngritur si shqetësim punësimet politike në Agjencitë e Pavarura.

Published

on

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri edhe sot ia ka rikujtuar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti thënien e tij se nipat dhe mbesat janë për dasma e jo për qeveri. Ai këtë deklarim e bëri duke e ngritur si shqetësim punësimet politike në Agjencitë e Pavarura, për çka Tahiri kërkoi të ndalen këto veprime dhe në krye të tyre të zgjidhen njerëz që i shërbejnë të mirës publike.

“Sa i përket punësimeve në Qeveri dhe ministri normal që e kemi marr me shqetësim faktin se në qeveri dhe ministri shihet qartë se ka punësime të nivelit nepotistë dhe familjarë por janë punësime dhe emërime politike që ligjshmërisht janë në rregull përkundër faktit që zgjedhjet janë fituar që nipat e mbesat janë për dasma e nuk janë për me hy në qeveri…” tha ai.

“Tek agjencionet e pavarura që raportojnë Kuvendit që kanë mandate 4 vjeçar iu lutem ndaleni turrin, për arsye se janë edhe disa agjencione që janë duke ardhur nëse fillon me këtë qasje lirisht nuk po iu themi agjencione të pavarura por po iu themi Agjencione të Lëvizjes Vetëvendosje. I kemi dy gjykatës të Gjykatës Kushtetuese është mirë që të gjithë ne në Kuvend me i zgjedh për më të mirën që shërbejnë të mirës publike, e kemi shefin e Agjencisë Kundër Korrupsion edhe këtu i bëjë ftesë të gjithë të aplikojnë njerëz me kredecinale mos të kemi njerëz politik[…]Nëse praktika shkon me i kap këto institucione me njerëz të juaj nuk i bëni hajër vendit dhe as qeverisë Kurti as Vetëvendosjes vetëm krijoni një precedent që do kthehet kundër nesh”, përfundoi Tahiri.

Lajmet

UBT nënshkruan Deklaratën “Brighton Plus Helsinki” për fuqizimin e rolit të gruas në sport

Published

on

Me qëllim të promovimit dhe fuqizimit të rolit të gruas brenda dhe jashtë fushës sportive, UBT ka nënshkruar Deklaratën ndërkombëtare “Brighton Plus Helsinki”, një dokument i rëndësishëm që synon të avancojë barazinë gjinore në sport dhe të sigurojë përfshirjen e plotë të grave dhe vajzave në të gjitha nivelet e veprimtarisë sportive.

Kjo deklaratë, e iniciuar nga IWG Women and Sport, ka për qëllim krijimin e një kulture të qëndrueshme sportive që vlerëson, fuqizon dhe inkurajon kontributin e grave dhe vajzave në të gjitha aspektet e sportit dhe aktivitetit fizik.

Nënshkrimi i kësaj deklarate nga UBT shënon një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të politikave gjithëpërfshirëse dhe krijimit të mundësive të barabarta për vajzat dhe gratë, si në pjesëmarrje, ashtu edhe në ndërtimin e karrierës profesionale. Me këtë veprim, UBT riafirmon përkushtimin për një sistem edukativ dhe sportiv të drejtë, të barabartë dhe motivues, ku talenti dhe pasioni i çdo të reje vlerësohen pa dallim gjinie.

Në këtë ngjarje, Annamarie Phelps, kryetare e Sekretariatit të Mbretërisë së Bashkuar dhe bashkëkryesuese e Komitetit Ekzekutiv Global të “IWG Women and Sport”, vlerësoi rolin e grave të suksesshme në sportin kosovar dhe theksoi se është koha që institucionet të garantojnë hapësirën e merituar për to. Ajo tha se për shumë kohë sporti ka qenë “një derë e mbyllur” për gratë, por sot po fillon një epokë e re e barazisë dhe përfshirjes, ku gratë janë pjesë thelbësore e zhvillimit sportiv global.

UBT, si institucion lider në arsim, inovacion dhe zhvillim shoqëror, mbetet i përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që promovojnë zhvillimin e sportit, barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave si faktorë aktivë të ndryshimit pozitiv në shoqëri.

Kjo ceremoni e nënshkrimit u organizua nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Elita nga Kosova fiton çmimin për mentoren më të mirë në garën botërore të robotikës në Panama

Published

on

Mentorja e ekipit FIRST Kosova, Elita Hajrizi, është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Outstanding Mentor Award” në garën botërore të robotikës FIRST Global Challenge, duke u shpallur njëra ndër mentoret më të mira në botë.

Ky çmim i dedikohet mentorëve që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ekipin e tyre, duke kaluar përtej çdo pritshmërie në përkushtim, udhëheqje dhe frymëzim.

Ky vlerësim përbën një mirënjohje ndërkombëtare për punën e palodhshme dhe pasionin e Elita Hajrizit në zhvillimin e brezit të ri të inovatorëve kosovarë.

Continue Reading

Rajoni

Studentët e UBT-së përfundojnë praktikën profesionale në Coca-Cola HBC Kosova

Published

on

Studentët e UBT-së kanë përfunduar me sukses praktikën profesionale në kompaninë prestigjioze Coca-Cola HBC Kosova.

Gjatë kësaj periudhe, studentët kanë pasur mundësinë të punojnë në një ambient profesional, duke përfituar njohuri praktike, përvojë reale në industri dhe aftësi që i përgatisin drejtpërdrejt për tregun e punës. Kjo eksperiencë ka qenë një kombinim i mësimit inovativ të fituar në UBT dhe praktikës dinamike në një kompani lidere globale.

Ky sukses është rezultat i bashkëpunimit strategjik dhe të qëndrueshëm mes UBT-së dhe Coca-Cola HBC Kosova, që synon të forcojë lidhjen mes edukimit dhe tregut të punës. Falë këtij partneriteti, studentët e UBT-së përfitojnë qasje në praktika cilësore, mentorim profesional dhe mundësi punësimi të garantuar.

Continue Reading

Lajmet

Profesori i UBT-së, Blerim Emerllahu bëhet Ambasador Artist i kompanisë prestigjioze “Henri Selmer Paris”

Published

on

Klarinetisti dhe profesori i UBT-së, Blerim Emerllahu ka arritur një nga kulmet më të rëndësishme të karrierës së tij artistike — ai është përzgjedhur Ambasador Artist i kompanisë botërisht të njohur “Henri Selmer Paris”, e cila prej më shumë se një shekulli simbolizon cilësinë dhe ekselencën në prodhimin e instrumenteve frymore.

Ky është një moment historik, pasi për herë të parë një artist nga Kosova dhe shtetet e rajonit përfshihet në rrjetin global të artistëve të “Henri Selmer Paris”, që përfaqësojnë nivelin më të lartë të muzikës botërore.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, aktiviteti dhe zhvillimi artistik i Emerllahut do të menaxhohet drejtpërdrejt nga kompania franceze, duke e renditur atë përkrah emrave të njohur të muzikës klasike dhe xhazit ndërkombëtar.

“Kjo përfaqëson një arritje të madhe jo vetëm për karrierën time personale, por edhe për Kosovën dhe institucionin tonë, pasi është hera e parë që një artist nga rajoni përzgjidhet si ambasador i ‘Henri Selmer Paris’”, u shpreh profesori Emerllahu.

Ai falënderoi UBT-në, drejtuesit dhe kolegët për mbështetjen e vazhdueshme, duke shtuar se kjo arritje është një frymëzim për studentët dhe kontribuon në afirmimin ndërkombëtar të Fakultetit të Muzikës dhe të UBT-së në tërësi.

Continue Reading

Të kërkuara