Aktualitet

Tahiri kërkesë Kurtit: Jeni vonuar me sigurimin e vaksinave, nënshkruani kontratat sa më shpejt

Published

on

Kryetari i komunë së Vushtrrisë,  Xhafer Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për sa i përket çështjes së vaksinave kundër Covid-19, duke theksuar se janë vonuar shumë në sigurimin e tyre, raporton Ekonomia Online.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online ka kërkuar nga Qeveria që të angazhohen më shumë në sigurimin e dozave të mjaftueshme të vaksinave anti-Covid, dhe t’i nënshkruajnë kontratat me kompanitë farmaceutike.

Kosova po zhvillon fushatën e imunizimit me vaksina të dhuruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Bashkimi Evropian. Vendi nuk ka të nënshkruar asnjë kontratë për blerje vaksinash nga ndonjë kompani farmaceutike.

“Unë mendoj që ne jemi vonuar shumë me sigurim të vaksinave, interesimi i qytetarëve është shumë i madh dhe kërkesa e tyre për vaksinim është shumë e madhe, ne si komuna po bëjmë të pamundurën me stafin tonë që t’i kryejmë në kohë procesin e vaksinimit, ju keni parë në Vushtrri një rregull të jashtëzakonshëm gjatë procesit të vaksinimit por mungesa e vaksinave ka bërë që të kemi fluks më të madh të njerëzve dhe të moshuarve nga frika se do të mbesin pa u vaksinuar dhe kjo po i shkakton tollovi”.

“Prandaj ftesa ime si kryetar komune në emër të të gjithë të moshuarve është ju lutemi siguroni sa më shumë vaksina, më shpejtë vaksinat, nënshkruani kontratat, asnjë prioritet më i madh në këtë vend, nuk është dhe çdo jetë e humbur ju them që është tepër, në qytetin tim kemi pasur 40% gati rritje të vdekshmërisë së njerëzve në krahasim me vitet e kaluara dhe duhet të bëjmë që sa më parë të sigurohen vaksinat”, tha Tahiri.

Tutje ai tha se shumë njerëz po vinë me u vaksinua prej frikës që nuk do ketë më vaksina dhe kjo po është maltretim për njerëzit sipas kryetarit Tahiri.

“Njerëzit po vinë me u vaksinua prej frikës që nuk ka me pasë vaksina sepse në të vërtetë nuk kemi mjaftueshëm vaksina, sikur të kishim pasur mjaftueshëm vaksina do të kishim mund të shpërndahemi edhe nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare nëpër fshatra dhe t’i kryejmë më shpejtë procesin e vaksinimit dhe jo të kemi grumbullim e mundim të të moshuarve tonë dhe rrezikim të shëndetit të tyre duke ardhur dhe duke u munduar me marrë vaksinën”, theksoi ai.

Si përfundim Tahiri  theksoi se është shumë me rëndësi që në komunën të cilin ai e udhëheq të ketë mundësinë që çdo i moshuar ta merr vaksinën dhe të mos zgjohet në mëngjes me frikë se nuk do ketë vaksina.

“Për mua si kryetar i komunës është me rëndësi që çdo i moshuar që vjen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare me marr vaksinën me pasë mundësi me ia dhanë vaksinën dhe mos me pasë frikë prindërit tonë se nuk ka vaksina dhe nga frika me u zgjua 5 mëngjes e me hi në radhë në Qendër të Mjekësisë Familjare, e kjo është e papranueshme”, përfundoi ai.

Më 12 maj, në Kosovë kanë arritur 38,400 dozat e vaksinës kundër Coronavirusit përmes programit Covax të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Ky ishte kontingjenti i dytë i vaksinave që Kosova pranoi nga program Covax, pasi më 28 mars, kishte arritur dërgesa e parë me 24.000 doza të vaksinës.

Ndërsa, më 5 maj, vendi kishte pranuar edhe dy kontingjente vaksinash Pfizer/BioNTech, me mbi 7,000 doza në total, si donacion nga Bashkimi Evropian.

BE-ja ka ndarë gjithsej 95,000 doza të vaksinave për Kosovën, të cilat do të shpërndahen gradualisht.

Continue Reading

Vendi

Tensione te Kuvendi për ndryshimet në ligjin për Specialen

Published

on

By

Situata rreth Kuvendit të Kosovës është tensionuar mbrëmjen e sotme, ku janë parë forca të shumta policore të dislokuara në hyrje-daljet e oborrit të ndërtesës. Ndërhyrja e policisë erdhi pasi protestuesit tentuan të bllokojnë rrugëkalimet për të parandaluar largimin e deputetëve nga objekti.

Kërkesa kryesore e protestuesve është miratimi i plotë në lexim të dytë i ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale, proces ky që aktualisht mbetet në pikëpyetje.

Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, në perimetrin e Kuvendit janë zhvendosur edhe njësite speciale policore për kontrollin e turmave. Ndërtesa vazhdon të mbetet nën monitorim të rreptë sigurie. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Siç bëhet e ditur pas takimit është parë të mblidhet grupi parlamentar i PDK-së.

Ende nuk ka deklarime për media.

Continue Reading

Vendi

United Hospital pasuron ekipin mjekësor me ortopedin dhe traumatologun Dr. Arzen Balidemaj

Published

on

By

United Hospital ka mirëpritur në ekipin e saj mjekësor Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, duke zgjeruar kështu gamën e shërbimeve profesionale për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të sistemit muskuloskeletal. Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Dr. Balidemaj sjell në United Hospital përvojën dhe njohuritë e fituara në fushën e ortopedisë, si dhe standarde të trajtimit të bazuara në praktikat evropiane.

Sipas njoftimit të spitalit, ai është i certifikuar nga AGA dhe EndoCert në Gjermani.

United Hospital fuqizon mjekësinë moderne me ekspertë të njohur dhe profesionistë të rinj

United Hospital po vazhdon të ndërtojë një standard të ri në shërbimet shëndetësore në Kosovë, duke zgjeruar vazhdimisht ekipin me mjekë të dëshmuar, kuadro me renome dhe profesionistë të fushave të ndryshme të mjekësisë.

Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Në këtë rrugëtim të zhvillimit dhe inovacionit, United Hospital po e pasuron ekipin e vet edhe me emra të rinj të mjekësisë, të cilët me profesionalizmin, përkushtimin dhe përvojën e tyre po sjellin energji të re dhe po kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Një nga këta profesionistë është edhe Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i cili tashmë i është bashkuar ekipit të United Hospital. Me përvojën e tij dhe kualifikimet profesionale, ai sjell ekspertizë të avancuar në trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të nyjeve, ortopedisë sportive dhe traumatologjisë.

Ky është vizioni i United Hospital: të sjellë ekspertizën te pacienti, të hapë rrugë për risi në mjekësi dhe të ndërtojë një ekip ku profesionalizmi, teknologjia dhe përkushtimi ndaj pacientit bashkohen në një standard të ri të kujdesit shëndetësor.

Fokusi i tij profesional përfshin trajtimin e problemeve të nyjeve, dëmtimeve sportive dhe rasteve traumatologjike, ndërsa ndër shërbimet që do të ofrojë janë:

Endoprotetika e nyjeve të mëdha, përfshirë shpatullën, gjurin dhe kërdhokullën;

Kirurgjia artroskopike dhe minimalisht invazive;

Ortopedia sportive dhe trajtimet për ruajtjen e nyjeve;

Ndërhyrjet kirurgjikale në shpatull, kërdhokull, gju, dorë, bërryl dhe shputë.

Me angazhimin e Dr. Balidemajt, United Hospital synon të vazhdojë zgjerimin e shërbimeve të specializuara dhe t’u ofrojë pacientëve qasje në trajtime bashkëkohore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Për të caktuar një vizitë:
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

United Hospital – kujdes i specializuar për shëndetin e nyjeve dhe sistemit muskuloskeletal./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Protestuesit lejojnë të largohet stafi civil, por jo deputetët

Published

on

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, ndërkohë stafi civil i këtyre institucioneve kanë dalë nga objektet me përcjellje dhe në mënyrë të organizuar.

Deputetët nuk janë lejuar nga protestuesit që të dalin nga Kuvendi i Kosovës, ndërkohë po vazhdojnë të qëndrojnë në seancë.

Protesta ka nisur në mëngjesin e sotëm me kërkesën që të kalojë në dy lexime plotësim-ndryshimi i Ligjit për Specialen.

Protesta nuk ka qenë aq e qetë sa në ditët e kaluara, meqë kanë kaluar disa orë prej kur kanë filluar përdorimin e këtyre fishekzjarrëve.

Organizatorët kanë kërkuar që protesta të vazhdojë e qetë por xhamat e Kuvendit të Kosovës janë thyer nga disa protestues./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara