Lajmet

​Tahiri: Dështuam ta dërgojmë Osmanin në Kushtetuese, s’nënshkroi LDK-ja

Tahiri tha se PDK-ja dhe AAK-ja ishin të gatshme ta dërgonin Osmanin në Kushtetuese, por jo edhe LDK-ja.

Published

on

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se si rezultat i mungesës së unifikimit të opozitës kanë dështuar të dërgojnë presidenten Vjosa Osmani në Gjykatën Kushtetuese, për mosdekretimin e kryeprokurorit Blerim Isufaj.

Në një deklaratë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri tha se PDK-ja dhe AAK-ja ishin të gatshme ta dërgonin Osmanin në Kushtetuese, por jo edhe LDK-ja.

“Siç dihet, ne grupet parlamentare kemi pasur dakordim që të punojmë në këtë rast dhe fatkeqësisht kemi dështuar ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese presidenten Vjosa Osmani për çështjen e mosdekretimit të Blerim Isufajt si kryeprokuror të shtetit si rezultat i mosunifikimit të opozitës. Si grupe parlamentare, PDK dhe AAK kanë qenë të gatshme të nënshkruanin por jo edhe LDK. Osmani ka shpëtuar nga shkeljet që ka bërë”, tha ai.

Ai foi edhe për draft-statutin e Asociacionit, derisa shtoi se kryeministri Albin Kurti duhet të përgjigjet në pyetjen se pse krimineli serb, Milan Radojiçiq është lënë të largohet nga Kosova pas ngjarjes së 24 shtatorit.

“Mendoj se kryeministri i Republikës së Kosovës duhet t’i përgjigjet një pyetje qytetarëve të Kosovës. Në kohë reale, me 25 shtator, nga pamjet që i ka siguruar droni ata e kanë parë Radojiciqin në Manastirin e Banjskës. Pse është lënë të ikë një njeri që tashmë po përbëntë një kërcënim për sigurinë e vendit. Ai gjithashtu ka pasur fletarrest nga institucionet e vendit. Pra ai është i dyshuar për një sërë veprash penale dhe ai nuk është dashur të lejohet të ikë atë ditë. Para se të na tregojë kryeministri se cka po bën Radojiçiqi në Rashkë, ai duhet të na tregojë se pse e la me ikë Radojiçiqin”, tha ai.

Ai tha se është e turpshme se një kryekriminel si ai shpëtoi nga institucionet e sigurisë falë një vendimi politik të kryeministrit Kurti.

“Angazhimi i kryeministrit Kurti në procesin e dialogut e ka sjellë në tavolinë një draft jashtëzakonisht të dëmshëm e që është një pushtet paralel sepse për herë të parë po diskutojmë për kompetenca të asociacionit. Tashmë ky draft nuk po mohohet nga askush që është i pavërtetë. Aty shihet që po zbatohet neni 7 i Marrëveshjes së Ohrit, pra vetëmenaxhim për komunitetin serb në Kosovë. Në përmbajtje kjo është një republikë vetëqeverisë për serbët në Kosovë”, theksoi Tahiri.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara