Lajmet

Tahiri: Barrikadat nuk do të hiqeshin pa marrëveshje politike, Kurti e pranoi Asociacionin

Sipas saj, brenda kësaj marrëveshjeje është Asociacioni për çka thotë se Kurti pranoi të diskutonte për të.

Published

on

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri thotë se barrikadat në veri të vendit nuk do të largoheshin po të mos kishte një marrëveshje politike në mes dy shteteve, e ndërmjetësuar nga amerikanët dhe evropianët. Sipas saj, brenda kësaj marrëveshjeje është Asociacioni për çka thotë se Kurti pranoi të diskutonte për të. Ajo kritikon Kurtit se po i mban të fshehta marrëveshjet me Serbinë derisa shton se qeveria duhet të dalë me një plan për shtrirjen e sovranitetit në veri të vendit.

Tahiri thotë se tërheqja e komunitetit serb nga institucionet e shtetit të Kosovës është bërë me qëllim të rritjes së presionit për themelimin e Asociacionit.

“Shumë keq po bën (Kurti) duke mbajtur të fshehtë marrëveshjen, të cilën e ka mbajtur të fshehur, pastaj në çdo tension që kemi pasur ai ka bërë një kompromis, a ishte çështja e targave, nuk u koordinua, hyri ta zbatojë nuk arriti ta zbatojë sepse minoriteti serb i keqpërdorur nga Vuçiq e refuzoi, ky as nuk e koordinoi as nuk e zbatoi, as nuk na tregoi neve opinionit, dhe kështu duke menduar që po e fsheh realitetin nga opinioni dhe populli, unë po mendoj që qeveria Kurti po mashtron vetveten, pse, për kënd janë këto marrëveshje, për Kosovën, e kujt është Kosova, e popullit, si është e mundur me i dalë ballë, për shembull e ke deklaratën e Kurtit ku thotë ‘vet e bënë barrikadat vet i hoqën’, kjo është një dyfytyrësi, një hipokrizi, pse, sepse këto barrikada nuk do të hiqeshin po të mos kishte marrëveshje politike, e ndërmjetësuar, me Serbinë, dhe brenda saj po të mos ishte Asociacioni”, thotë Tahiri.

Tahiri shprehet e bindur se kryeministri Kurti e ka pranuar Asociacionin si pjesë e procesit të marrëveshjes finale.

“Kjo marrëveshje që u arrit në mes Kurtit dhe Vuçiq dje (të mërkurën) me ndërmjetësimin e amerikan dhe Bashkimit Evropian, sigurisht pati një marrëveshje të madhe e që është pra sinjali i Kurtit që e ka dhënë që do të trajtojë Asociacionin, pra e ka pranuar, se ai ka refuzuar fare të flasë për të, prandaj jam e bindur që ka pranuar Asociacionin si një pjesë e procesit të marrëveshjes finale që do të negociohet, ai nuk ka pranuar marrëveshje, por ka pranuar të hyrë e të vazhdojë bisedën”, thotë ajo.

Sipas ish-kryenegociatores Tahiri, tregues për këtë është deklarata e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill një ditë më parë.

“Jam e sigurt, pse, sepse unë jam njohëse e proceseve të negociatave edhe kur bëhen publike, siç po praktikon Kurti, atëherë duhet përcjellë indikatorët apo treguesit e procesit, cili ishte treguesi kryesor që unë po pohoj se e ka pranuar Kurti Asociacionin, treguesi kryesor është deklarata e ambasadorit amerikan Hill i cili menjëherë (të mërkurën) pasi u arrit kjo marrëveshje politike tha ‘nuk bëhet më fjalë për zbatim të Asociacionit por bëhet fjalë se si do të duket Asociacioni’, pra me fjalë të tjerë është punë e kryer, që ka pranuar Kurti që do të hyjë në procesin e bisedimeve për Asociacion dhe zbatim”, shton Tahiri.

Me veprimet e saj, sipas Tahirit, Serbia po i thotë botës se nëse Kurti nuk e pranon Asociacionin, serbët nuk kthehen në institucione.

“Pse Serbia tërhoqi serbët, për shkak të Asociacionit, jo vetëm për targa, sepse targat besoj që do e kalonin sepse është më shumë teknike, por me këtë rast Serbia dhe Vuçiq po i tregojnë botës nëse Kurti nuk hyn në procesin e Asociacionit as serbët nuk kthehen në institucione”, shton ajo.

Tahiri thotë se është mirë që po largohen barrikadat në veri të Kosovës por, sipas saj, në atë pjesë po mungon sovraniteti.

Sipas saj, Qeveria e Kosovës duhet të dalë me një plan për shtrirjen e sovranitetit në atë pjesë të territorit.

Lidhur me këtë ajo përmendi marrëveshjen e vitit 2013, çka sipas saj, duhet të jetë bazë për veprimet e qeverisë.

“E para është mirë që nuk ka tensione, është mirë që po hiqen barrikadat po bëhet mirë, por çka po mungon, po mungon sovraniteti, ne i patëm institucionet në veri, patëm serbët e veriut të inkuadruar në strukturat e shtetit të Kosovës, kishim zhbërë disa struktura ilegale dhe kriminale, tash ata nuk mund të themi që janë të zhbërë, sepse ata u ringjallën dhe vendosen barrikadat, pra kjo është gjendja, kjo zmbrapsje e veriut nga sovraniteti është punë e madhe që menjëherë Kurti prej nesër ditën e parë, pavarësisht që jemi duke hyrë në festa, duhet të dalë me planin si do të shtrijë sovranitetin në veri”, thotë Tahiri.

Tahiri shton se Qeveria e Kosovës duhet të jetë çdoherë e koordinuar me partnerët ndërkombëtarë derisa nuk përjashton mundësinë që Serbia të provojë të shkaktojë skenarë të tjerë që prodhojnë tensione.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara