Kulturë

Szunyog: Vendimi i Kushtetueses për Manastirin e Deçanit nuk po zbatohet

Published

on

Institucionet e Kosovës po kritikohen për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokën e Manastirit të Deçanit. Këto kritika i ka bërë shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Szunyog nëpërmes një shkrimi në Twitter është shprehur se Kosova mund të ecë përpara vetëm duke mbështetur sundimin e ligjit si një parim themelor demokratik.

“Më vjen keq që 5 vjet që kur Gjykata Kushtetuese vendosi mbi mosmarrëveshjen e tokës në Deçan, vendimi ende nuk po zbatohet. Kosova mund të ecë përpara vetëm duke mbështetur sundimin e ligjit si një parim themelor demokratik”, ka shkruar Szunyog.

Ndërkohë që institucionet e Kosovës sërish të martën i kanë dërguar letër presidentit ekzekutiv të “Europa Nostra” në lidhje me përfshirjen e Manastirit të Deçanit në listën e monumenteve më të rrezikuara në Evropë.

Kësaj here letrën ia dërguan ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku. Në këtë letër është thënë se vendimi i “Europa Nostra” është i padrejtës dhe i ndikuar politikisht.

“Jemi të bindur që ky vendim është i pabazuar, pasi nuk përkon me faktet në terren. Për më shumë, vendimi është qartësisht i ndikuar politikisht, një praktikë e paprecedentë në historinë me reputacion të lartë të ‘Europa Nostra’”, thuhet në letrën e dy ministrave.

Ministri Çeku të martën i ka dërguar letër edhe organizatës Future for Religious Hertiage (E ardhmja për trashëgimi fetare) e cila kishte nominuar Manastirin e Deçanit për listën e “Shtatë monumenteve më të rrezikuara në Evropë” të “Europa Nostra”.

Në këtë letër, ministri Çeku shtron pyetjet që ka ai dhe i gjithë shteti i Kosovës në lidhje me vendimin e tyre për ta nominuar njërin prej monumenteve më të sigurta në Evropë në listën më të rrezikuar.

Kujtojmë së kohë më parë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti i kanë dërguar letër organizatës “Europa Nostra” nëpërmjet të cilës i kishin shpalosur argumentet përse Manastiri i Deçanit nuk i plotëson kriteret për të hyrë në programin e “Shtatë monumenteve më të rrezikuara”.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës pesë vite më parë kishte marrë vendim, sipas të cilit i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë.

lajme

Studentja e UBT-së, Adile Jashari, fiton çmimin e parë në Itali në ngjarjen prestigjioze të modës “Sotto il Cielo di Genzano 2026”

Published

on

By

Pesë studente të Departamentit të Dizajnit të Modës në UBT, të cilat përfaqësojnë gjeneratën e re të dizajnereve të Kosovës, prezantuan me sukses kreativitetin, talentin dhe vizionin e tyre në ngjarjen prestigjioze ndërkombëtare të modës “Sotto il Cielo di Genzano 2026”, të mbajtur në Romë, Itali. Përmes koleksioneve dhe koncepteve të tyre unike, ato përfaqësuan denjësisht UBT-në dhe Kosovën para një audience ndërkombëtare, duke dëshmuar potencialin e dizajnit kosovar në skenën globale.

Suksesi më i madh i kësaj pjesëmarrjeje u shënua nga studentja e UBT-së, Adile Jashari, e cila fitoi vendin e parë në kategorinë “Ricerca Stilistica” (Kërkim Stilistik), një çmim që vlerëson origjinalitetin, hulumtimin kreativ dhe qasjen inovative në dizajn.

Ky vlerësim i rëndësishëm e veçoi Adilen mes pjesëmarrësve nga vende të ndryshme të botës, duke konfirmuar nivelin e lartë profesional dhe kreativ të studentëve të UBT-së në arenën ndërkombëtare.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe katër studente të tjera të Departamentit të Dizajnit të Modës në UBT, të cilat prezantuan punimet e tyre para profesionistëve dhe dashamirëve të modës nga vende të ndryshme, duke promovuar talentin, kulturën dhe identitetin krijues të Kosovës.

Pjesëmarrja dhe suksesi i studentëve të UBT-së në “Sotto il Cielo di Genzano 2026” dëshmojnë përkushtimin e institucionit në zhvillimin e talenteve të reja dhe krijimin e mundësive që studentët të prezantohen dhe të vlerësohen në ngjarjet më prestigjioze ndërkombëtare të artit dhe dizajnit.

Continue Reading

Rajoni

Nga Kosova në Itali: UBT përfaqësohet me gjeneratën e re të dizajnerëve në “Rome – Sotto il Cielo di Genzano”

Published

on

By

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 25-vjetorit të UBT-së dhe Ditëve të Artit dhe Dizajnit, studentët e Departamentit të Dizajnit të Modës po marrin pjesë në ngjarjen ndërkombëtare “Rome – Sotto il Cielo di Genzano”, e cila po mbahet në Itali.

Studentët Zoja Shabani, Levika Syla, Fiona Rushiti, Elsa Gashi dhe Adile Jashari do të prezantojnë krijimet e tyre në këtë defile mode, të realizuara në kuadër të lëndës Dizajn Studio V, nën mentorimin e profesoreshave Aferdita Statovci dhe Cennet Lika.

Për të mbështetur studentët në këtë përvojë të rëndësishme ndërkombëtare, në Itali po qëndrojnë edhe Fisnete Hajrizi, Ariana Gjoni, Laura Ymeri, Aferdita Statovci dhe Cennet Lika, të cilët po i shoqërojnë gjatë prezantimit të punimeve dhe po kontribuojnë në përfaqësimin dinjitoz të UBT-së në këtë ngjarje artistike dhe kulturore.

Pjesëmarrja në “Rome – Sotto il Cielo di Genzano” u ofron studentëve mundësinë të prezantojnë talentin, aftësitë profesionale dhe vizionin e tyre kreativ para një audience ndërkombëtare, duke krijuar njëkohësisht hapësira për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash me artistë e dizajnerë nga vende të ndryshme.

Kjo paraqitje ndërkombëtare është dëshmi e përkushtimit të UBT-së për promovimin e kreativitetit, inovacionit dhe ndërkombëtarizimit të arsimit. Në vitin jubilar të 25-vjetorit, UBT vazhdon të krijojë mundësi për studentët që të zhvillojnë potencialin e tyre dhe të prezantojnë vlerat e artit dhe dizajnit kosovar në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Vendi

Nis edicioni i 8-të i “Mitrovica Guitar Days”

Published

on

Ka nisur edicioni i tetë i festivalit “Mitrovica Guitar Days”, i cili po sjell në Mitrovicë artistë dhe kitaristë të njohur ndërkombëtarë, koncerte dhe aktivitete të ndryshme artistike që po e pasurojnë jetën kulturore të qytetit.

Festivali është hapur me një performancë nga artistja me renome botërore Carlotta Dalia, e cila ka sjellë një mbrëmje të veçantë me interpretime mbresëlënëse për publikun.

“Mitrovica Guitar Days” vazhdon të afirmohet si një prej festivaleve më të rëndësishme të kitarës në vend, duke krijuar hapësirë për shkëmbim artistik, zhvillim profesional dhe promovim të muzikës.

Ngjarja mbështetet nga Ministria e Kulturës përmes një financimi trevjeçar, me synim zhvillimin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të festivalit. Në koncertin hapës ka marrë pjesë edhe zëvendësministrja Nora Arapi-Krasniqi./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Koncert festiv “Liria na Bashkon” në Gjakovë për Ditën e Çlirimit

Published

on

Në shënim të Ditës së Çlirimit, tre ansamble kombëtare shqiptare do të bashkohen në koncertin festiv “Liria na Bashkon”, duke sjellë një mbrëmje me këngë, valle dhe interpretime nga kultura shqiptare.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Kosova, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore nga Shqipëria, si dhe Ansambli Nacional i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Koncerti do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, më 12 qershor 2026 në ora 19:00. /A.K/

Continue Reading

Të kërkuara