Lajmet
Szunyog: Inkurajojmë Kosovën që të shqyrtojë opsionet për furnizim me energji
Kështu deklaroi ai në tryezën me temën “Presidenca franceze e Këshillit të Bashkimit Evropian”.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiZyra e Bashkimit Evropian po inkurajon Kosovën që të shqyrtojë opsionet për furnizim me energji. Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog tha se njerëzit në Kosovë meritojnë qasje të përballueshme dhe të besueshme në energjinë e gjelbër. Ai në tryezën me temën “Presidenca franceze e Këshillit të Bashkimit Evropian”, ka shprehur shqetësimin edhe për mungesën e kuorumit në parlament dhe ecurinë e ngadaltë të akteve legjislative.
Instituti EPIK në bashkëpunim me Komisionin për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur tryezën me temën “Presidenca franceze e Këshillit të Bashkimit Evropian”.
Derisa ka diskutuar për integrimin e Kosovës në BE, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka shprehur shqetësimin për mungesën e kuorumit në Kuvend dhe ecurisë së ngadaltë të ligjeve.
“Është një konsensus shumë i fortë për integrimin e Kosovës në BE, dhe të gjitha partitë politike e mbështesin këtë proces, por mendoj se është gjithashtu e rëndësishme që ato deklarata të përgjithshme të mbështetjes për integrimin në BE gjithashtu të shndërrohen në aktivitete konkrete të këtij Kuvendi. Më duhet të pranoj se ne jemi duke monitoruar punën e Kuvendit dhe na shqetëson shpesh mungesa e kuorumit dhe ndonjëherë ecuria e ngadaltë e akteve kyçe legjislative në Kuvend, dhe padyshim që kjo vlen edhe për këtë ndryshim gjithëpërfshirës të legjislacionit zgjedhor por edhe për Ligjin për financimin e partive politike”, tha ai.
Më tej, ai shtoi se Ballkani Perëndimor është prioritet për Bashkimin Evropian. Szunyog ka folur edhe për energjinë në Kosovë, ku deklaroi se duhet të shqyrtohen opsionet për furnizim.
“Në Kosovë, furnizimi jo i besueshëm me energji, i cili bazohet kryesisht në thëngjill, mbetet një shqetësim. Ne inkurajojmë fuqimisht Kosovën që t’i përafrojë prioritetet e saj me ato të Bashkimit Evropian dhe të shqyrtojë opsionet për të ndryshojë furnizimet me energji. Kjo është edhe më e rëndësishme tani kur ne po përballemi edhe me krizën në Evropën Lindore. Kosova duhet të rrisë këtë përkushtim politik për të adresuar degradimin e mjedisit dhe sfidat klimatike, gjithashtu në këndvështrimin e përmbushjes së agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Njerëzit në Kosovë meritojnë qasje të përballueshme dhe të besueshme në energjinë e gjelbër. Rreziqet dhe kostot e mos kalimit në një energji të pastër për njerëzit, për mjedisin, krijimin e vendeve të punës për investime dhe ekonominë në përgjithësi, janë dhe do të jenë të mëdha”, ka deklaruar shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.
Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Rrezarta Krasniqi u shpreh optimiste në liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Mungesa e liberalizimit të vizave është dëshpëruese për shumicën e qytetarëve të vendit tonë, por jam shumë optimiste dhe duhet të jemi krenarë për punën e institucioneve tona gjatë viteve të fundit në plotësimin dhe përmbushjen e kërkesave për liberalizimin e vizave. Tani në fund të procesit nuk duhet të humbim shpresat. Përkundrazi duhet të intensifikojmë përpjekjet tona në bashkëpunim me aleatët tanë dhe t’i japim fund izolimit të qytetarëve të Kosovës. Me fjalë të tjera, nuk është koha për pesimizëm, nuk është koha për fajësime por për bashkëpunim me aleatët tanë evropianë. Është e qartë që dialogu me Serbinë ka një rëndësi të veçantë për avancimin e rrugës evropiane për vendin tonë”, tha ajo.
Ajo tha se institucionet duhet të tregojnë pjekuri dhe guxim në arritjen e kompromiseve të vështira në kuadër të dialogut me Serbinë.
E,ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel theksoi se janë aktiv në agjendën ndërkombëtare që ka të bëjë me zvogëlimin e emetimit të gazrave dhe mbrojtjen e ambientit. Po ashtu, ajo me theks të veçantë ka folur për digjitalizimin, ku tha se Franca është e gatshme që të bëjë “Evropën digjitale”.
“Është e nevojshme që të kemi diplomaci edhe në fushën e ekonomisë, ambasada ime është duke e shikuar shumë afër situatën në Kosovë. Dhe jemi të kënaqur që ka qëndrueshmëri në zhvillimin e pikave të cilat i përmenda. Kemi të bëjmë edhe me digjitalizimin, teknologjia digjitale është shumë e rëndësishme për të gjitha shtetet. Duhet ta zhvillojmë këtë fushë edhe më tej. Franca është e gatshme që ta bëjë Evropën digjitale dhe ta promovojë integrimin e tregut digjital. Ambicia jonë është që ta promovojmë digjitalizimin dhe duke zbatuar edhe Ligjin për Konkurrencë”, u shpreh ajo.
Sipas saj, Kosova tashmë ka hedhur hapat e parë për digjitalizim. Ajo ka rekomanduar që një gjë e tillë të bëhet në mënyrë sensitive, duke marrë parasysh mbrojtjen e klimës. Më tej, ka shtuar se digjitalizimi deri në vitin 2024 do të jetë shumë i përhapur dhe se duhet të zbatohet në mënyrë të mençur.
- Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 99 vota për zgjatjen buxhetore edhe për muajin mars të këtij viti.
Vendimi vjen si pasojë e mosmiratimit të Buxhetit për vitin 2026. Për shkak të kësaj situate, shteti ka funksionuar për dy muaj përmes ligjit për zgjatje buxhetore, ndërsa ekzekutivi ka kërkuar vazhdimin e kësaj mase deri në përfundimin e procedurave për miratimin e buxhetit në dy leximet dhe dekretimin e tij.
Qeveria ka arsyetuar se zgjatja është e domosdoshme për të shmangur pengesat në procesin e pagesave dhe për të garantuar funksionimin normal të institucioneve.
Edhe në këtë votim, Lista Serbe nuk ka marrë pjesë.
Lajmet
Kuvendi miraton rezolutën për Dhomat e Specializuara
Published
3 hours agoon
February 12, 2026By
UBTNEWS
Legjislatura e sapozgjedhur e Kuvendit të Kosovës ka miratuar rezolutën për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, përmes së cilës kërkohet që ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të zhvillohet një proces gjyqësor i drejtë.
Rezoluta ka marrë mbështetjen e 90 deputetëve, një votë ka qenë kundër, ndërsa nuk ka pasur asnjë abstenim.
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka votuar rezolutën, pasi kishte kërkuar që brenda saj të shtohej një pikë shtesë. Sipas propozuesit të rezolutës, deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, një ndryshim i tillë nuk ka qenë i mundur në këtë fazë.
Rezoluta synon të riafirmojë qëndrimin e Kuvendit të Kosovës lidhur me rëndësinë e respektimit të standardeve ndërkombëtare për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm.
Lajmet
Grabitet një banke në Tiranë, policia arreston autorin e armatosur
Published
6 hours agoon
February 12, 2026By
UBTNEWS
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në një filial banke në Tiranë, ku një person i armatosur ka arritur të marrë një shumë parash duke rrezikuar jetën e punonjësve të bankës. Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë së Shtetit, autori është neutralizuar dhe arrestuar në tentativë për t’u larguar nga vendngjarja.
Sipas njoftimit zyrtar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues Elton Alushi, zhvilluan një takim falënderues me dy punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit Nr. 2, të cilët ndërhynë me guxim dhe profesionalizëm.
Bëhet fjalë për Inspektor Ermal Çekun dhe Inspektor Eduart Salikon, të cilët mbërritën në vendngjarje në kohë rekord, neutralizuan autorin e armatosur, sekuestruan armën e zjarrit si dhe rikuperuan shumën e parave të grabitura.
Gjatë fjalës së tij para efektivëve të Komisariatit Nr. 2, Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda theksoi se reagimi i shpejtë dhe profesionalizmi i treguar janë shembull i standardit që përfaqëson Policia e Shtetit.
“Përballë një personi të armatosur, vepruat me vendosmëri dhe kontroll të plotë të situatës. Këto janë veprime që nderojnë uniformën, forcojnë autoritetin e Policisë së Shtetit dhe rrisin besimin e qytetarëve tek institucioni ynë. Krenar dhe mirënjohës për ju dhe për çdo efektiv policie që mishëron profesionalizmin, guximin dhe përgjegjësinë në çdo moment shërbimi. Jepni gjithmonë më të mirën tuaj në shërbim të qytetarëve dhe të ligjit. Ju falënderoj,” – u shpreh Proda.
Policia bën me dije se hetimet për rastin vijojnë, ndërsa falë ndërhyrjes së shpejtë u shmangën pasoja më të rënda për qytetarët dhe punonjësit e bankës.
Lajmet
Osmani e Prattipati diskutojnë për rolin e Kosovës në Bordin e Paqes
Published
7 hours agoon
February 12, 2026By
UBTNEWS
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, me të cilën diskutoi për zhvillimet e fundit politike në vend.
Në fokus të bisedës ishte procesi i konstituimit të Kuvendit dhe formimi i Qeverisë së re, ku u nënvizua rëndësia e përmbylljes së shpejtë të proceseve kushtetuese për të garantuar stabilitetin demokratik dhe adresimin e nevojave të qytetarëve, sipas komunikatës të Zyrës së Presidencës së Kosovës.
Gjatë takimit, palët diskutuan edhe për rolin e Kosovës në Bordin e Paqes dhe hapat e mëtejmë në këtë angazhim ndërkombëtar.
Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës për një linjëzim të plotë me politikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e vlerësuar këtë bashkëpunim si jetik për interesat strategjike të vendit dhe forcimin e mëtejmë të raporteve dypalëshe.
Miratohet zgjatja buxhetore për marsin
Kuvendi miraton rezolutën për Dhomat e Specializuara
Grabitet një banke në Tiranë, policia arreston autorin e armatosur
Djaloshi 13-vjeçar goditi me thikë në qafë nxënësin, dëgjon gjykata
Osmani e Prattipati diskutojnë për rolin e Kosovës në Bordin e Paqes
Kuvendi i Kosovës sonte mbanë seancë të jashtëzakonshme
Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën në mbrojtje të liderëve të UÇK-së në Hagë
Ambasada e SHBA-së mirëpret Qeverinë e re: “Gati të punojmë për paqen dhe prosperitetin”
KQZ rekomandon 18 deputetët e rinj që zëvendësojnë ministrat e Qeverisë “Kurti 3”
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Lajmet nga UBT2 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNga klasa në praktikë! Studentët e drejtimit Media dhe Komunikim vizitojnë shtypshkronjën e UBT-së
-
Lajmet nga UBT2 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
