Lajmet

​Szunyog i bën thirrje Kosovës që të heq ndalimin e produkteve serbe

Published

on

Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC) ka mbajtur Forumin e Parë të Investimeve të Qëndrueshme, që ka për qëllim ofrimin e një platforme për diskutim dhe prioritizim të nevojave për investime në vend, si sfidat mjedisore dhe ekonomike.

Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, Emrush Ujkani ka thënë se Këshilli i Investitorëve Evropianë do të eksplorojnë edhe temat thelbësore për projekte që drejtojnë drejt tërheqjes së kapitalit.

“Ky forum ka si qëllim ofrimin e një platforme për diskutim dhe prioritizim të nevojave për investime në vend. Jemi mbledhur këtu kur investimet e qëndrueshme janë më të nevojshme si asnjëherë më parë duke u ballafaquar sidomos me sfidat mjedisore dhe ekonomike. Kosova gjithashtu është e angazhuar që të arrijë këto standarde dhe të kontribuojë përpjekjeve në nivel global, edhe si këshill kemi nderi t’i përkrahim këto iniciativa dhe përpjekje, të cilat na dërgojnë drejt arritjes së këtyre objektivave. Ne do të eksplorojmë edhe tema thelbësore sikurse transformimi i energjisë për projekte që na dërgojnë drejtë tërheqës së kapitalit”, ka thënë Ujkani.

Ndërsa, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka shtuar se për Kosovën dhe Serbinë do të këtë disa kushte shtesë, që të angazhohen në mënyrë konstruktive me rezultate të prekshme në përmirësimin e marrëdhënieve, duke inkurajuar Kosovën që të heq sa më shpejt ndalimin e produkteve serbe në Kosovë.

“Ky është një diskutim me kohë për Kosovën, në fazën e vet të zhvillimit dh pikë vështrimit të rrethanave ndërkombëtare. Kemi dëgjuar për investime të drejtpërdrejta të huaja, remitenca gjithnjë në rritje, rritjen e vendeve të punës, edhe disa zhvillime pozitive në rritjen e eksportit të gjitha këto janë zhvillime të mira në raporte të huaja. Po shohim gjëra pozitive që po ndodhin në sektorin e energjisë. Për Kosovën dhe Serbinë do të këtë disa kushte shtesë, që të angazhohen në mënyrë konstruktive me rezultate të prekshme në përmirësimin e marrëdhënieve. Në këtë drejtim lëvizja e lirë e mallrave shërbimeve dhe punëtoreve, paraqite shumë në planin zhvillimor.. Inkurajojmë Kosovën që të heq sa më shpejt ndalimin e produkteve serbe në Kosovë. Investimet e qëndrueshme kërkojnë vëmendjen e të gjithëve”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, shefi i kabinetit të Kryeministrit, Luan Dalipi, ka theksuar se si Qeveri kanë qenë në gjendje që të kultivojmë disa vlera të filat kanë rezultuar me ndërtimin e sistemeve të mira, të cilat kanë rezultuar me arritjen e disa caqeve që janë shfaqur në indekse në nivel ndërkombëtar sikur se në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit. Sipas tij, Qeveria ka dy funksione tek biznesi, atë të zhvillimit dhe përkrahjes.

“Si Qeveri kemi qenë në gjendje që t’i përforcojmë dhe kultivojmë disa vlera të cilat kanë rezultuar me ndërtimin e sistemeve te mira, të cilat në anën tjetër kanë rezultuar me arritjen e disa caqeve që janë shfaqur në indekse në nivel ndërkombëtar sikur së në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe kështu me radhë. Të gjitha këto janë mjedise të mira për zhvillimin të biznesit. Kjo tregon që kemi përmirësuar këtë mjedis duke përmirësuar edhe perspektiven e zhvillimit të biznesit…Shumë prej sukseseve të Kosovës janë si rezultat i bashkëpunimit të mirë që kemi, duke pasur gjithmonë edhe ndihmën e eksperteve ndërkombëtarë. Kemi shumë për të bërë, e dimë këtë dhe e pranojmë, por mendoj që jemi në rrugën e duhur. Qeveria ka dy funksione kryesore tek biznesi, atë të zhvillimit dhe përkrahjes”, ka theksuar Dalipi.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara