Lajmet

Syla: Varianti i ri i Covid-19 më vulgar, tubimet elektorale vatra e infeksionit

Published

on

Simptomat e varianti të ri të Covid-19 janë me vulgare, thotë Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, duke shtuar se tubimet elektorale janë vatër e infeksionit. Tutje, Syla tha se dy anesteziologët të cilët janë riinfektuar, nuk janë në gjendje aspak të mirë.

“Po në fakt po është e vërtetë që janë shfaqur rastet e para të riinfektimit jo vetëm te punëtorët shëndetësorë, por në këtë rast po flasim për punëtorët shëndetësorë. I kemi dy mjekë anesteziologë të cilët për fat të keq janë riinfektuar dhe gjendja e tyre është si është, kjo është mjaft shqetësuese sepse faktikisht po hymë në një fazë të panjohur, kështu ashtu ka qenë një virus i panjohur dhe me të vërtetë kjo të atakojë punëtorët shëndetësorë është shumë shqetësuese”, tha ai.

Tutje, Syla tregon që sipas informatave që kanë, simptomat nga riinfektimi janë shumë më të ashpra dhe vulgare, duke shpresuar që mos të përfundojnë me fatalitet.

“Po në fakt unë nuk jam ekspert i fushës, unë jam gjinekolog, mirëpo sipas informatave që i marrim nga Infektiva, po është e vërtetë që është pak më vulgare, simptomat janë më të ashpra dhe në fakt po shpresojmë që nuk përfundojnë edhe me fatalitet më të rëndë, mirëpo është një situatë mjaftë e rëndë tek këta pacientë që riinfektohen. Se cila është natyra dhe shkaku unë mundem me fol vetëm për punëtorët shëndetësorë, sipas statistikave të fundit punëtorët shëndetësorë janë të eksponuar katër deri në pesë herë më shumë sesa popullata tjetër ndaj virusit, pra mundeni me marrë me mend ne jemi të rrezikuar katër deri në pesë herë, i keni parë edhe mutacionet tjera që vjen deri tek ky riinfektim”, deklaroi tutje ai.

Mes tjerash, doktor Syla tha që shqetësimi më i madh është kapacitetet e vendit për detektimin e  variantit të ri.

“Në fakt shqetësimin më të madh e kemi së pari se si do t’i kemi kapacitetet për detektimin e variantit të ri, ju e dini që variantet e para janë hulumtuar në Gjermani, dhe tashmë i kemi rastet e para në Kosovë, të detektuara, nuk e dimë sa kemi raste të reja të padetektuara, mirëpo shpresoj që Instituti shumë shpejtë të veprojë dhe t’i detektojë rastet e tjera. Se sa është ky virus i dytë tashmë dihet edhe botërisht edhe shkenctarisht që përhapet shumë shpejtë, dhe i ka simptomat dhe vdekshmërinë më të madhe, nëse me 100 mijë banorë në Angli ka pasë dhjetë vdekje, tash me këtë variant të ri janë 13 deri në 15 vdekje, dhe edhe njëherë po them përhapja është shumë ma e shpejtë, dhe ma e lehtë”, u shpreh ai për Ekonomia Online.

Lidhur me tubimet e partive politike, gjatë fushatës elektorale, Syla tha që kanë bërë vazhdimisht apel që të shmangen ato tubime, sepse sipas tij, ato janë vatra e virusit.

“Para disa dite jo vetëm federata e sindikata e shëndetësisë ka bërë apel më të sinqertë të mundshëm, mirëpo kanë dal mandej edhe Instituti Kombëtar e të tjerë që kanë bërë apele, i keni parë së fundmi me të vërtetë është jo serioze dhe këta njerëz po e dërgojnë popullatën drejtë infeksionit, kush do të merret mandej me të, me siguri një sistem çfarë e kem ne, mirëpo duke ja shtuar kësaj që edhe një staf  i cili është i stër lodhur, ka ra edhe qëndrimet, ka ra edhe gjitha ato që duhet të ishin prezente, atëherë këta duhet o t’i thirrin mendjes, o le të përgatiten për më të keqen. Nuk dëshiroj as të hapi panik, mirëpo vetë këto tubime që po i shohim nëpër rrugë, nëpër sallat e dasmave, nëpër oda, me të vërtetë janë vatër e infeksionit, vatër që virusi vetëm e pret dhe e dëshiron”, përfundoi ai.

Lajmet

Prokuroria Themelore në Prishtinë jep detaje për përleshjen e armatosur në Podujevë

Published

on

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me përleshjen e armatosur që ka ndodhur sot rreth orës 13:40 në sheshin “Bulevardi i Dëshmorëve” në Podujevë.

Sipas njoftimit zyrtar, në ngjarje janë përfshirë tre persona, ndërsa si pasojë e të shtënave me armë zjarri janë plagosur tre prej tyre dhe një kalimtar i rastit.

Dyshohet se personat e përfshirë kanë lidhje familjare (nip dhe dajë), ndërsa motivi paraprak lidhet me një mosmarrëveshje mes tyre.

Menjëherë pas pranimit të informatës, prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me Policinë e Kosovës, ku janë ndërmarrë veprimet e para hetimore për zbardhjen e rrethanave.

Të dyshuarit po hetohen për veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë”, ndërsa të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka bërë të ditur se hetimet për rastin po vazhdojnë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, katër persona të plagosur

Published

on

By

Lajm i përditësuar:

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur sot rreth orës 13:30 në Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enisa Pllana për UBTnews, duke bërë të ditur se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes pas pranimit të informatës.

Sipas informacioneve të para, fillimisht u raportua për tre të lënduar, ndërsa së fundmi në Qendrën Universitare Klinike të Kosovës (QKUK) është dërguar për trajtim mjekësor edhe personi i katërt. Të gjithë të plagosurit po marrin ndihmën e nevojshme shëndetësore.

Aktualisht, njësitet e policisë po vazhdojnë med ndërmarrjen e veprimeve intensive operativo-hetimore në terren, me qëllim të identifikimit të personave të përfshirë dhe sqarimit të plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Nga burrat me maska te varësia nga morfina – ‘Little House on the Prairie’ ishte shumë më i errët sesa kujtohet.”

Published

on

Netflix pritet të sjellë javën e ardhshme një adaptim të ri të “Little House on the Prairie”, bazuar në serinë e njohur të librave për fëmijë të autores Laura Ingalls Wilder.

Seriali origjinal, i transmetuar nga viti 1974 deri në 1984, u bë një fenomen televiziv ndërkombëtar, duke ndjekur jetën e familjes Ingalls në qytetin Walnut Grove të Minesotës gjatë shekullit XIX. Ai tërhoqi deri në 20 milionë shikues për episod në Shtetet e Bashkuara dhe u transmetua në më shumë se 100 vende të botës.

Edhe pse shumë njerëz e kujtojnë si një serial të ngrohtë familjar, kritikët theksojnë se versioni i viteve ’70 trajtoi tema shumë më të rënda sesa përshtypja që ka lënë te publiku.

Përveç historive për jetën e përditshme në komunitet, seriali përfshinte edhe tema si abuzimi i fëmijëve, vrasjet, varësia nga droga, vetëvrasja, problemet e shëndetit mendor, kanceri dhe vështirësitë e shtatzënisë.

Sipas studiuesve të televizionit, këto histori pasqyronin realitetin e ashpër të jetës në kufirin amerikan gjatë shekullit XIX, ku sëmundjet, humbja e fëmijëve dhe komplikimet gjatë lindjes ishin të zakonshme.

Versioni i ri i Netflix-it pritet t’i qëndrojë më besnik toneve familjare dhe frymës së librave origjinalë të Laura Ingalls Wilder, duke ofruar një qasje më të afërt me materialin burimor.

Mbetet të shihet nëse adaptimi i ri do të arrijë suksesin dhe ndikimin kulturor që pati seriali origjinal, i cili edhe sot vazhdon të mbetet ndër produksionet televizive më të dashura për disa breza shikuesish./BBC/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Zbulimi pranë Jerusalemit hedh dritë mbi jetën e njerëzve para 3 mijë vjetësh

Published

on

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik pranë Jerusalemit ka ofruar njohuri të reja mbi jetën e njerëzve që jetuan rreth 3.000 vjet më parë, gjatë periudhës së Tempullit të Parë.

Sipas “The Times”, edhe pse varri i lashtë ishte dëmtuar nga punimet ndërtimore dhe grabitjet, studiuesit arritën të nxirrnin informacione të vlefshme falë analizës së ADN-së së ruajtur në mbetjet njerëzore.

Vendi i varrimit u zbulua pranë Abu Ghosh, afër vendbanimit antik të Kiryat Yearim, ku arkeologët gjetën rreth 150 enë qeramike dhe mbetje skeletore të disa individëve, përfshirë edhe fëmijë.

Sipas ekspertëve, varri ishte përdorur për disa breza gjatë epokës së vonë të hekurit, në kohën e Mbretërisë së Judës.

Ruajtja e ADN-së në rajonin e Levantit është jashtëzakonisht e rrallë për shkak të temperaturave të larta dhe lagështisë, por studiuesit arritën të nxirrnin mostra nga kocka petrose e kafkës, një nga pjesët më rezistente të trupit të njeriut.

Analiza u realizua nga një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh, ku bënin pjesë gjenetisti David Reich dhe arkeologu Israel Finkelstein.

ADN-ja u rikuperua pjesërisht nga dy individë, duke zbuluar të dhëna për linjat e tyre amtare dhe atërore, por jo një pamje të plotë të prejardhjes së tyre.

Shkencëtarët theksuan se nuk ka prova të drejtpërdrejta që personat e varrosur ishin izraelitë, pasi në varr nuk u gjetën mbishkrime apo shenja që do të përcaktonin identitetin e tyre etnik. Përfundimet mbështeten kryesisht në stilin e qeramikës, mënyrën e varrimit dhe afërsinë me qendrat e njohura të Mbretërisë së Judës.

Njëri prej individëve mbante kromozomin Y të haplogrupit J2, një linjë gjenetike e përhapur në Azinë Perëndimore dhe rajonin e Kaukazit, ndërsa të dy individët kishin linja të ndryshme mitokondriale, duke treguar prejardhje të ndryshme nga ana e nënës.

Sipas studiuesve, gjetjet nuk japin një përgjigje përfundimtare mbi identitetin etnik të banorëve të asaj kohe, por tregojnë se rajoni ishte një pikë takimi e popullsive të ndryshme./atsh/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara