Lajmet

Sveçla reagon për aksionin e policisë në disa zona kufitare

Ai gjithashtu përgëzoi Policinë e Kosovës për angazhimin e pakursyer.

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se aksioni policor që ndodhi mëngjesin e kësaj të enjte në zonat kufitare të rajonit të Prishtinës (Podujevë), Mitrovicës Veri (Leposaviq, Zubin Potok) si dhe në zonën kufitare që lidhet me Republikën e Maqedonisë së Veriut (Viti, Gjilan) dëshmon forcimin e shtetit ligjor, parandalimin e kontrabandës dhe trafikimit të mallrave përmes rrugëve ilegale.

Sveçla përmes një komunikate për medie ka thënë se përmes vazhdimit të luftimit dhe parandalimit të kontrabandës, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike dhe zbatuesmërisë së ligjit, institucionet e Kosovës kujdesen për mirëqenien dhe krijimin e një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

“Përgëzoj Policinë e Kosovës për angazhimin e pakursyer në parandalim të kontrabandës dhe aktiviteteve tjera kriminale. Si Ministër i Punëve të Brendshme, përgëzoj Policinë e Kosovës në realizimin e suksesshëm të planit operacional në parandalimin dhe luftimin e krimit si dhe të gjitha formave të kontrabandës, që përfshijnë zonat kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me atë të Serbisë si dhe në zonën kufitare që lidhet me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo dëshmon forcimin e shtetit ligjor, parandalimin e kontrabandës dhe trafikimit të mallrave përmes rrugëve ilegale, duke mbyllur dhe pamundësuar rrugët ilegale të shfrytëzuara nga kontrabanduesit. Përmes vazhdimit të luftimit dhe parandalimit të kontrabandës, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe zbatueshmërisë së ligjit, institucionet e Republikës së Kosovës kujdesen për mirëqenien, shëndetin dhe krijimin e një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, përfshirë ata që jetojnë në zonat kufitare”, ka shkruar Sveçla. 

Lajmet

Rama dhe Ahmeti zhvillojnë takim në Shkup: Diskutim për marrëdhëniet ndëretnike dhe rrugën evropiane

Published

on

By

Në ditën e dytë të samitit për Planin e Rritjes BE–Ballkani Perëndimor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me liderin e BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, në Shkup.

Takimi, që u cilësua si “vëllazëror” nga Ahmeti, u përqendrua në çështje kyçe që prekin Maqedoninë e Veriut dhe rajonin, përfshirë kërcënimet ndaj Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet ndëretnike dhe nevojën për forcimin e raporteve ndërmjet dy shteteve fqinje.

“E ardhmja evropiane e rajonit është e përbashkët, nuk ka ndarje në këtë proces”, ka deklaruar Ahmeti, i cili ndau edhe fotografi nga takimi përmes rrjeteve sociale. Ai shtoi se diskutimi me Ramën ishte i sinqertë dhe politikisht i thellë, në funksion të barazisë dhe perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Continue Reading

Lajmet

Kurti dhe Vuçiq ndër folësit në Samitin për Planin e Rritjes në Shkup

Published

on

By

Në Shkup po mbahet një samit dyditor mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, me fokus në zbatimin e Planit të Rritjes për rajonin dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik përmes Tregut të Përbashkët Rajonal.

Pjesëmarrës në këtë takim janë liderë të vendeve të rajonit, përfshirë kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq, dhe kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Borjana Krišto. Ata janë bashkuar nga përfaqësues të lartë të BE-së, si dhe të institucioneve ndërkombëtare si BERZH dhe Banka Botërore.

Samiti, i cili nisi dje me një darkë zyrtare të organizuar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në ambientet e “Winery Kamnik”, vazhdon sot në hotelin “Hilton Double Tree”. Takimi përfshin dy panele diskutimi, ku liderët diskutojnë progresin në implementimin e Planit të Rritjes dhe prezantojnë propozime për nisma të reja rajonale.

Ngjarja do të përmbyllet me një konferencë për media dhe një drekë zyrtare. Samiti shihet si një mundësi për të forcuar integrimin ekonomik dhe politik mes vendeve të rajonit dhe për të avancuar procesin drejt integrimit evropian.

Continue Reading

Lajmet

Zubin Potok: Vendoset gurthemeli për ndërtimin e stacionit të ri policor

Published

on

By

Sot, me fillim nga ora 09:00, në Zubin Potok është mbajtur ceremonia solemne e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e stacionit të ri policor, projekt ky i iniciuar dhe mbështetur nga Policia e Kosovës.

Ky investim synon të forcojë më tej praninë institucionale të policisë në këtë komunë veriore dhe të përmirësojë nivelin e sigurisë për qytetarët.

“Ky stacion policor do të forcojë prezencën e Policisë në Zubin Potok dhe do të përmirësojë sigurinë për qytetarët,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Tentimi i 40-të për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës do të mbahet sot nga ora 11:00.

Tridhjetenëntë vazhdimet e deritanishme kanë dështuar për formimin e legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet e nëntë shkurtit.

Përveç betimit të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi i ri ka mbetur i pa konstituar në mungesë të zgjedhjes së kryetarit të ri dhe nënkryetarëve.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA nuk po i japin votën kandidates së propozuar për kryetare nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa.

Albulena Haxhiu në gjashtë tentime ka dështuar të kalojë provimin dhe në mungesë të kësaj Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa po kërkojnë komision për votim të fshehtë, për të cilën gjë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit përmes një aktgjykimi ka vendosur të enjten, më 26 qershor, që Kuvendi duhet të konstituohet brenda tridhjetë ditësh.

Kujtojmë, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më nëntë (9) shkurt. Mbledhja e parë për konstituimin e Kuvendit të ri është mbajtur më pesëmbëdhjetë (15) prill. Që nga ajo datë çdo dyzetetetë (48) orë po mbahen vazhdime të seancës konstituive pa arritur ndonjë rezultat konkret.

Continue Reading

Të kërkuara