Lajmet

Sveçla në Forumin e përbashkët të BE-së dhe Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor

Published

on

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Svecla ka marrë pjesë Forumin e përbashkët të BE-së dhe Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor, i organizuar nga Presidenca Daneze e Këshillit të Evropës dhe Ministria për Siguri e Bosnje dhe Hercegovinës.

Ai ka thënë se aty u diskutua për sfidat e sigurisë që sjell zhvillimi i teknologjisë.

Dje në Sarajevë u mbajt Forumi i përbashkët i BE-së dhe Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor, i organizuar nga Presidenca Daneze e Këshillit të Evropës dhe Ministria për Siguri e Bosnje dhe Hercegovinës. Gjatë dy sesioneve të Forumit diskutuam për sfidat e sigurisë që sjell zhvillimi i teknologjisë, veçanërisht në fushën e narkotikëve, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, si dhe për çështjet që lidhen me migrimin, azilin, menaxhimin e kufinjve dhe përafrimin e politikave të vizave. Në adresimin tim prezantova angazhimet e Republikës së Kosovës në këto fusha si dhe sfidat e bashkëpunimit veçanërisht në fushën e terrorizmit, duke refuzuar sjelljen e kryesve të këtyre akteve para drejtësisë.  Në margjinat e këtij forumi nënshkruam edhe planin e përbashkët në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Sveçla./EO

Lajmet

Saranda Bogujevci viziton provën gjenerale të Operës së Kosovës para premierës së veprave të Puccinit

Published

on

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci, ka vizituar sot provën gjenerale të Operës së Kosovës, në prag të premierës së diptikut të kompozitorit italian Giacomo Puccini, e cila do të shfaqet më 1 korrik.

Gjatë vizitës, ministrja përcolli nga afër fazën përfundimtare të përgatitjeve, duke ndjekur punën e orkestrës, solistëve dhe ekipit realizues, të cilët po finalizojnë detajet e këtij produksioni të rëndësishëm artistik.

Sipas Ministrisë së Kulturës, ky produksion do t’i sjellë publikut në Prishtinë dy vepra të rëndësishme të repertorit operistik botëror, duke pasuruar jetën kulturore dhe artistike të vendit.

Premiera e 1 korrikut konsiderohet një tjetër hap i rëndësishëm për zhvillimin e operës në Kosovë, duke dëshmuar përkushtimin e institucioneve dhe artistëve për avancimin e artit skenik dhe muzikor, si dhe për sjelljen e produksioneve cilësore para publikut kosovar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve performon për herë të parë në Londër

Published

on

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve do të ngjitet për herë të parë në skenën e Mbretërisë së Bashkuar, duke sjellë trashëgiminë kulturore shqiptare në zemër të Londrës përmes një shfaqjeje artistike të veçantë.

Sipas njoftimit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, performanca do të mbahet më 6 korrik në Shaw Theatre në Londër, ku publiku do të ketë mundësinë të përjetojë një mbrëmje që ndërthur traditën shqiptare me frymëzimin që poeti britanik Lord Bajron gjeti në Shqipëri.

Në këtë mbrëmje artistike, ansambli do të prezantojë një program të pasur me këngë dhe valle tradicionale, kostume autentike dhe tinguj karakteristikë të folklorit shqiptar, duke përcjellë historinë, traditat dhe identitetin kulturor të shqiptarëve para publikut ndërkombëtar.

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit thekson se shfaqja “Zëri i Trashëgimisë” synon të promovojë kulturën shqiptare përmes gjuhës universale të artit, duke shërbyer si një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Zëri i Trashëgimisë është një ftesë për të zbuluar Shqipërinë përmes artit, një urë kulturore mes dy vendeve dhe një homazh për pasurinë e jashtëzakonshme të identitetit tonë kombëtar”, thuhet në njoftimin e TKOB-së.

Kjo paraqitje shënon një moment të rëndësishëm për promovimin e kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare, duke sjellë në një nga skenat e Londrës pasurinë e folklorit dhe traditave shqiptare./atsh//A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nga sot paga minimale 500 euro bruto, paralajmërohet mbikëqyrje

Published

on

By

Institucionet përgjegjëse kanë paralajmëruar mbikëqyrje për zbatimin e vendimit, ndërsa kanë pranuar se sektori i pastrimit dhe ai i sigurisë fizike mbeten me problematikët për zbatimin e këtij vendimi të Qeverisë. E në Sindikatën e punëtorëve të sektorit privat kanë thënë se janë skeptikë për zbatimin e këtij vendimi nga kompanitë që kanë marrëdhënie kontraktuale me institucionet shtetërore

Nga e mërkura, paga minimale në Kosovë do të rritet në 500 euro bruto. Kjo është faza e dytë e zbatimit të vendimit të Qeverisë, pas rritjes në 425 euro më 1 janar të këtij viti.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, është shprehur skeptik nëse paga minimale do të respektohet te kompanitë që kanë marrëdhënie kontraktuale me institucione shtetërore, raporton KOHA.

“Paga në sektorin privat, aty ku ka direkt pronarë të kompanive, nëse nuk ka dikë në mes, zbatohet. Por nuk po zbatohet as paga minimale që është 425 euro, vetëm tek ato kompani që kanë marrëdhënie kontraktuale me institucione shtetërore dhe komunale. Kemi shumë kompani të cilat nuk e kanë zbatuar pagën minimale”, ka thënë Azemi.

Edhe në Inspektoratin Qendror të Punës kanë pranuar që sektorët me rrezik për të mos zbatuar këtë vendim janë: ai i pastrimit dhe sigurisë fizike, por nëse kjo gjë ndodh kanë paralajmëruar masa.

“Bizneset të cilat nuk e respektojnë vendimin e pagës minimale, sipas procedurës inspektuese, kur konstatohet kjo gjendje, do të iniciohet procedurë kundërvajtëse. Sektorët që paraqesin rrezik më të lartë në zbatimin e vendimit janë sektori i pastrimit dhe ai i sigurisë fizike, ku edhe bazuar në risk janë realizuar inspektime”, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit Qendror të Punës.

E qytetarët kanë mendime të ndryshme për rritjen e pagës minimale.

“Nuk është e mjaftueshme për një punëtor. 500 euro çfarë shpenzimesh, çfarë jete e shtrenjtë. 500 euro me nejt gjithë ditën në ndërtesë, s’është e mjaftueshme”, ka thënë qytetari Sali Brahimi.

Edhe Atdhe Geci e ka quajtur të pamjaftueshme.

“Sipas rritjes së çmimeve pagat janë të ulëta, së paku për 200 euro. Besoj se 700 euro do të ishte e mjaftueshme”, ka thënë ai.

Sipas një raporti të GAP-it nga viti 2011 deri në vitin 2023, paga minimale bruto në Kosovë ishte e pandryshuar për një periudhë 12-vjeçare.

Gjatë kësaj kohe, për punëtorët nën moshën 35 vjeç paga minimale bruto ishte 130 euro, ndërsa për ata mbi 35 vjeç ishte 170 euro.

Sipas raportit, ky dallim i bazuar në moshë u eliminua në vitin 2023, kur paga minimale u unifikua në 264 euro bruto për të gjithë punëtorët.

Që nga viti 2023, paga minimale ka shënuar rritje të vazhdueshme.

Në vitin 2024, ajo u rrit në 350 euro bruto, për të vazhduar me rritje më 1 janar 2026 dhe tash më 1 korrik 2026 në 500 euro bruto. /KOHA/ /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Paralajmërim për mot të lig: Priten rrebeshe shiu, rrufe dhe breshër

Published

on

By

Sot mbi vendin tonë do të mbretërojë mot i ndryshueshëm dhe mjaft i paqëndrueshëm.

Sipas meteorologëve, gjatë ditës pritet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të sjellin reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Në zona më të izoluara nuk përjashtohet mundësia për rënie breshri dhe erëra të përkohshme më të fuqishme.

Malet termike do të shënojnë vlera minimale nga 15 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale të ditës do të lëvizin mes 30 dhe 34 gradë Celsius.

Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me një shpejtësi prej 1 deri në 9 m/s. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara