Lajmet

Sveçla: Kryetarët e komunave veriore refuzuan ofertën e KFOR-it

Ministri Sveçla tha se mirëpret ndihmën e misionit të KFOR-it dhe EULEX-it.

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha të martën se, kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, kanë refuzuar një plan të prezantuar nga misioni i KFOR-it, që kishte për qëllim shtensionim të situatës.

Sveçla, gjatë një një konference për media në Prishtinë, pas një takimi që pati me homologun e tij austriak, Karl Nehammer, tha se misioni i Aleancës Veri-atlantike në Kosovë (KFOR) ka ofruar që të sigurojë pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Më 27 shtator, komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor, Franco Federici tha se ka biseduar me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe me kryetarët e komunave veriore për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

“Duke qenë se KFOR-i ka ofruar angazhime shtesë dhe ka ofruar që të sigurojë policinë tonë kufitare me forca shtesë edhe në pikat kufitare, ne kemi thënë se me largimin e barrikadave, prezenca e njësive speciale do të ishte e panevojshme. Por, edhe kjo ofertë e komandantit të KFOR-it është refuzuar nga këto elemente ekstremiste dhe me këtë refuzim këta veçse e kanë dëshmuar që nuk janë të brengosur, siç thoshin më herët, me praninë e forcave speciale, por qëllimet e tyre janë thellësisht politike dhe në dëm të sovranitetit të vendit tonë”, deklaroi Sveçla.

Ministri Sveçla tha se mirëpret ndihmën e misionit të KFOR-it dhe EULEX-it, por shtoi se Policia e Kosovës është e aftë që të sigurojë zbatimin e ligjit.

“Situata atje është e qetë dhe e kontrolluar, me ndihmën e shteteve aleate dhe me ndihmën e misioneve aleate, paqësisht do ta tejkalojmë këtë situatë”, tha Sveçla.

Rrugët në Jarinjë dhe Bërnjak janë bllokuar që prej 20 shtatorit, kur Kosova vendosi masën e reciprocitetit për targat me Serbinë.

Serbët lokalë kanë vendosur kamionë dhe mjete të tjera në rrugë.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, të gjitha automjetet me targa të Serbisë që qarkullojnë në Kosovë, duhet t’i heqin ato dhe të vendosin targa të përkohshme./evropaelire.org

Vendi

Hamza refuzon ftesën e Kurtit: PDK mbetet në opozitë

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka refuzuar ftesën për takim nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Përmes një letre zyrtare, Hamza e ka njoftuar Kurtin se qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar dhe se kjo parti do të qëndrojë në opozitë. Ai ka theksuar se, për shkak të dallimeve të mëdha programore dhe konceptuale, PDK-ja do ta ushtrojë përgjegjësinë e saj politike brenda Kuvendit si parti opozitare.

Gjithashtu, kreu i PDK-së i ka kërkuar Lëvizjes Vetëvendosje që po sot të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit, në përputhje me afatet dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që t’i hapet rrugë krijimit të institucioneve të reja. /Ekonomia online/

Continue Reading

Aktualitet

Ambasada në kontakt me autoritetet Gjermane pas aksidentit ku humbën jetën tre kosovarë

Published

on

By

Tre persona nga e njëjta familje me prejardhje nga Komogllava e Ferizajt kanë humbur jetën në një aksident rrugor pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, teksa po ktheheshin nga Kosova për në Gjermani.

Viktimat e këtij aksidenti janë T. Aliu (61 vjeç), djali i tij G. Aliu (34 vjeç) dhe L. Aliu (16 vjeç).

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili njoftoi se diplomacia kosovare është në komunikim me organet gjermane.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së tre bashkatdhetarëve tanë në një aksident pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari. Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani është në kontakt me autoritetet gjermane lidhur me rastin. Në këto momente të dhimbshme, u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave”, ka deklaruar Ajeti.

Continue Reading

Vendi

Gjendet një automjet i braktisur me targa të falsifikuara në Gjakovë

Published

on

By

Një automjet i braktisur është konfiskuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Qarkorja” në Gjakovë, pasi doli të jetë me dokumente dhe targa të falsifikuara.

Sipas raportit të policisë, gjatë verifikimit të mjetit u konstatua se targat dhe të dhënat e tjera nuk përputheshin me automjetin në fjalë.

Pasi u ngrit dyshimi për falsifikim, automjeti u konfiskuar nga njësitet përkatëse, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet një person pa shenja jete në Pejë

Published

on

By

Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit të saj.

Sipas raportit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës burrë, shtetas i Kosovës.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti po hetohet si “Hetim i vdekjes”. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara