Lajmet

Supremja e liron nga akuza ish-sekretarin e MPB-së, rasti “Pronto” përfundon pa asnjë të dënuar

Gjykata Supreme e ka liruar nga akuza Ilhami Gashin, që akuzohej në rastin “Pronto”.

Published

on

Gjykata Supreme e ka liruar nga akuza ish-sekretarin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Ilhami Gashi, që akuzohej në rastin e njohur si “Pronto”

Gashi ishte liruar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, por ishte shpallur fajtor nga Gjykata e Apelit. Kjo e fundit e kishte dënuar atë me një vit e katër muaj burgim me kusht, e që deri para këtij vendimi ishte i vetmi nga 11 të akuzuarit e këtij rasti me një aktgjykim dënues, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndaj këtij vendimi, mbrojtësi i tij, avokati Gëzim Kollqaku kishte ushtruar kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme, e cila gjykatë me vendimin e 22 nëntorit 2021, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, e ka aprovuar këtë kërkesë të mbrojtësit dhe ka vendosur që përfundimisht Gashi të lirohet nga akuza për veprën penale “shkelja e statusit të barabartë të Shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 3 janar të vitit 2020 kishte shpallur aktgjykim lirues ndaj 11 të akuzuarve në rastin e njohur “Pronto”. Mirëpo Gjykata e Apelit, më 30 qershor 2020, kishte ndryshuar pjesërisht aktgjykimin e shkallës së parë për rastin “Pronto” dhe i kishte shpallur fajtorë Adem Grabovcin, Ilhami Gashin dhe Sedat Gashin, për veprën penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”.

Adem Grabovcit Apeli i kishte shqiptuar dënim unik prej 1 vjet e 2 muaj burgim, dënim i cili nuk do të ekzekutohej në rast se ai nuk kryente vepër tjetër penale, në kohëzgjatje prej 2 viteve. Grabovcit i ishte hequr edhe e drejta për t’u zgjedhur dhe i ishte ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje në kohëzgjatje prej 2 viteve, pas kalimit të periudhës së verifikimit të dënimit me kusht, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ilhami Gashit i ishte shqiptuar dënim unik prej 1 viti e 4 muaj burgim, i cili dënim nuk do të ekzekutohej në rast se i njëjti nuk kryente vepër tjetër penale, ne kohëzgjatje prej 2 viteve. Atij gjithashtu i ishte hequr e drejta për t’u zgjedhur dhe i ishte ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje në kohëzgjatje prej 2 viteve, pas kalimit të periudhës së verifikimit të dënimit me kusht.

Ndërsa, Sedat Gashi ishte dënuar me dënim me burgim ne kohëzgjatje prej 8 muaj, i cili dënim nuk do të ekzekutohej në rast se i njëjti nuk kryente vepër penale në kohëzgjatje prej 1 viti. Atij i ishte hequr e drejta për t’u zgjedhur dhe i ishte ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje në kohëzgjatje prej 2 vjetëve, pas kalimit të periudhës së verifikimit të dënimit me kusht.

Kurse për të tjerët, Besim Beqajn, Zenun Pajazitin, Nijazi Kryeziun, Arbenita Pajazitin, ish-sekretarin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Fatmir Shurdhajn, Ismet Nezirajn, Xhavit Dakajn dhe Rexhë Abazin, Apeli e ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), duke e vërtetuar aktgjykimin lirues të shkallës së parë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndaj këtij vendimi palët kishin bërë ankesë në Gjykatën Supreme, e cila më 29 shtator 2020 kishte vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të 30 qershorit 2020.

Mirëpo, pasi palët kishin paraqitur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme, kjo gjykatë në prill të vitit 2021 e ka prishur aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, të 30 qershorit 2020 dhe atë të Gjykatës Supreme, të 29 shtatorit 2020, për pjesën dënuese në rastin “Pronto”, me ç`rast i ka anuluar dënimet e shqiptuara ndaj ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci si dhe për Ilhami Gashin dhe Sadat Gashin dhe e kishte kthyer rastin në rivendosje.

Gjykata e Apelit në shtator të vitit 2021 kishte njoftuar se ka ndryshuar pjesërisht aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë vetëm sa i përket të Ilhami Gashit, ndërsa sa i Grabovcit dhe Sadat Gashit, kjo gjykatë pati njoftuar se ka refuzuar si të pabazuar ankesën e PSRK-së dhe kishte vendosur që edhe ata dy të shpallen të pafajshëm. /BetimipërDrejtësi/

Continue Reading

Lajmet

Ky është rezultati nga rinumërimi i 120 vendvotimeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka rinumëruar 120 vendvotime nga 914 gjithsej.

Bazuar në përditësimin e fundit, VV ka fituar 46.19% të votave.

PDK renditet e dyta me 21.42%, LDK e treta me 14.40% dhe AAK ka marrë plot 7.21% të votave, deri më tani gjatë procesit të rinumërimi.

Continue Reading

Lajmet

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut

Published

on

By

Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike (LDK), dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, kanë thënë dy burime të ndryshme brenda kryesisë së kësaj partie.

Sipas këtyre burimeve, Bajrami e ka prezantuar vendimin e saj në takimin joformal të strukturave drejtuese të LDK-së, që është mbajtur të martën pasdite.

“Znj. Bajrami ka dorëzuar dorëheqjen e parevokushme nga pozita e nënkryetares dhe ka kërkuar që njëjtë të veprojnë edhe kryetari Abdixhiku dhe kryesia e ngushtë. Ajo ka këmbëngulur se struktura drejtuese ka humbur legjitimitetin, pas rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit si dhe ka kërkuar të veprohet konform standardit të krijuar në LDK”, ka thënë një nga pjesëmarrësit në takim.

Bajrami arsyet i ka listuar në një letër që e ka deponuar në parti.

Para takimit të së martës, ajo refuzoi të deklarohet për media dhe tha se qëndrimin do ta japë pas takimit. Por, deri tash nuk e ka bërë këtë.

Në zgjedhjet e fundit, LDK-ja ka siguruar vetëm 13.23 për qind të votave, 5 pikë të përqindjes më pak se në zgjedhjet e shkurtit të 2025-s.

Në legjislaturën e dhjetë, LDK-ja do të përfaqësohet me 15 deputetë, 5 më pak se në parapraken. Nga kandidatët e LDK-së, Bajrami u rëndit e dyta me 57 mijë vota.

Continue Reading

Lajmet

Workshop Online për validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve

Published

on

By

Në kuadër të projektit CORE-ED ACADEMY, UBT, në bashkëpunim me universitete të tjera partnere, organizoi një workshop online për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve.

Workshopi u moderua nga Prodekanja Prof. Asoc. Egzone Osmanaj dhe pati pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga:

  • Shërbimi Korrektues i Kosovës
  • Shërbimi Sprovues i Kosovës
  • Profesorë nga Fakulteti Juridik në UBT, etj.

Ky aktivitet synon të përmirësojë praktikën profesionale në trajtimin e çështjeve të të miturve dhe të fuqizojë bashkëpunimin ndërinstitucional në këtë fushë.

Continue Reading

Lajmet

PDK në ora 17:00 mban konferencë për media

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media sot në ora 17:00.

Nëpërmjet një komunikate për media, nuk janë bërë të ditura arsyet.

Continue Reading

Të kërkuara