Aktualitet

Sunday Times: Princi Charles pranoi valixhe me 1 milion euro nga sheiku i Katarit

E që thuhet se janë futur në çanta transportuese nga dyqani i lartë në Londër, Fortnum and Mason.

Published

on

Clarence House tha se Princi Charles mori donacione bamirësie dhe lidhur me to u ndoqën proceset e duhura – kjo pasi një gazetë britanike raportoi se Princi i Uellsit dikur pranoi një valixhe me 1 milion euro ‘cash’ nga një politikan i Katarit.

Sipas Sunday Times, valixheja që përmbante 1 milion euro ‘cash’ ishte njëra nga tri shumat e parave që ai personalisht mori, në total prej 3 milion €, nga ish-kryeministri i Katarit, Sheikh Hamad bin Jassim bin Jaber Al Thani midis 2011 dhe 2015. Ky informacion nuk është verifikuar.

“Donacionet bamirëse të marra nga Sheikh Hamad bin Jassim iu kaluan menjëherë një prej bamirësive të Princit, i cili kreu qeverisjen e duhur dhe na siguroi se të gjitha proceset e duhura ishin ndjekur”, tha Clarence House për CNN.

Sunday Times raportoi në një rast se Sheikh Hamad i dha princit Charles 1 milion euro që thuhet se janë futur në çanta transportuese nga dyqani i lartë në Londër, Fortnum and Mason.

Në një rast tjetër, Princi Charles pranoi një çantë që mbante 1 milion euro gjatë një takimi privat kokë më kokë në Clarence House në vitin 2015, raporton Sunday Times.

Sunday Times ka raportuar se pagesat janë depozituar në llogaritë e Fondit Bamirës të Princit të Uellsit (PWCF), një ent që financon projektet private të princit dhe pronat e tij në Skoci.

Një burim mbretëror i tha CNN se ata kundërshtojnë shumë nga detajet në raportin e Sunday Times. Sipas burimit, raporti përmbante disa gabime dhe avokatët e tyre janë të përfshirë.
Nuk ka asnjë sugjerim që pagesat ishin të paligjshme./UBTNews/

Vendi

Akil Gjakova mbetet pa medalje, Kosova kthehet me të artën e Distrisë

Published

on

By

Dita e dytë e Kampionatit Evropian të xhudos në Gjeorgji nuk ka sjellë medalje të reja për ekipin e Kosovës, pasi Akil Gjakova u mposht në sekondat e fundit të luftës për vendin e tretë.

Gjakova, i cili garoi në kategorinë deri në 73 kilogramë, e nisi ditën me dy fitore të rëndësishme ndaj garuesve nga Austria dhe Britania e Madhe, por lufta maratonë me këtë të fundit ndikoi në energjinë e tij për çerekfinalen kundër legjendës gjeorgjiane, Lasha Shavdatiashvili.

Edhe pse arriti të rikthehej me një fitore në repesazh ndaj moldavit Adil Osmanov, Akili u ndal në duelin për medaljen e bronztë nga turku Bilal Çiloglu, i cili shfrytëzoi një moment pakujdesie për të fituar me “Uazari”.

Në këtë kampionat u paraqitën edhe Dardan Cena dhe Laura Fazliu, por pa arritur të lënë gjurmë.

Cena u eliminua nga kampioni olimpik i Azerbajxhanit pas një fitoreje fillestare, ndërsa Laura Fazliu dëshpëroi me një eliminim të papritur që në luftën e parë kundër sllovenes Kaja Kajzer. Megjithatë, bilanci i Kosovës mbetet pozitiv falë Distria Krasniqit, e cila të enjten u shpall kampione e Evropës në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Ky sukses i Distrisë bën që Kosova të fitojë medalje në kampionatet evropiane për të 14-tin vit radhazi, duke konfirmuar nivelin e lartë në mesin e 400 xhudistëve pjesëmarrës në Tbilisi.

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi i Kosovës voton unanimisht: FSK dërgohet në mision paqeruajtës në Gaza

Published

on

By

Me 89 vota pro dhe asnjë kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.

Ky mision vjen si mbështetje për zbatimin e planit gjithëpërfshirës për përfundimin e konfliktit në këtë rajon.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, theksoi se ky hap konfirmon besueshmërinë e lartë që FSK-ja ka krijuar te aleatët ndërkombëtarë.

Sipas tij, personeli i FSK-së do të operojë nën një komandë të unifikuar ndërkombëtare, duke kontribuar drejtpërdrejt në stabilitetin dhe paqen në përputhje me mandatin e dhënë.

Continue Reading

Vendi

Përmbyllet gara “Ushtari më i mirë 2026”: Elvis Qitaku i FSK-së dhe Hil Mala nga Shqipëria shpallen fitues

Published

on

By

Në një ceremoni solemne, Forca e Sigurisë së Kosovës ka shpallur sot fituesit e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2026”, pas një sfide intensive dyjavore.

Gara, e cila u zhvillua nga 13 deri më 17 prill, bëri bashkë 44 konkurrentë, ku gjysma ishin pjesëtarë të FSK-së dhe pjesa tjetër ushtarakë nga vendet partnere si SHBA-të (Ajova dhe Corps V), Mbretëria e Bashkuar, Italia, Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Në kategorinë e FSK-së, titullin e më të mirit e rrëmbeu Elvis Qitaku nga Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë, i ndjekur nga Ismail Ahmeti në vendin e dytë dhe Sead Veseli në vendin e tretë. Ndërkohë, te radhët e ndërkombëtarëve, ushtarakët e Republikës së Shqipërisë dominuan plotësisht podiumin. Hil Mala u shpall “Ushtari më i mirë ndërkombëtar 2026”, ndërsa vendi i dytë dhe i tretë u takuan kolegëve të tij, Hambel Peçi dhe Marjus Cauli.

Gjatë kësaj gare, ushtarakët u sfiduan në disiplina të rënda si testi fizik, navigimi tokësor, gjuajtja me armë, kalimi i poligonit të besueshmërisë dhe marshimi.

Pjesëmarrja e ushtrive të NATO-s në këtë aktivitet u vlerësua si një dëshmi e qartë e profesionalizmit të FSK-së dhe ndërveprueshmërisë së lartë me partnerët euroatlantikë.

Continue Reading

Aktualitet

Irani hap Ngushticën e Hormuzit: Bie çmimi i naftës në tregjet botërore

Published

on

By

Gjatë ditës së premte, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, njoftoi se Ngushtica e Hormuzit është plotësisht e hapur për kalimin e të gjitha anijeve tregtare. Sipas tij, ky vendim vjen si rrjedhojë e armëpushimit në Liban dhe do të mbetet në fuqi gjatë gjithë periudhës sa zgjat ky akord. Transporti detar do të zhvillohet sipas itinerarit të koordinuar nga autoritetet detare iraniane.

Ky lajm u mirëprit menjëherë nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale falënderoi Iranin për hapjen e kësaj pike kyçe strategjike.

Rihapja e Ngushticës së Hormuzit ka dhënë efekte të menjëhershme në ekonominë globale. Duke qenë se përmes kësaj rruge transportohet rreth 20% e naftës dhe gazit botëror, çmimi i naftës ka pësuar një rënie të lartë prej 10% menjëherë pas njoftimit.

 

Continue Reading

Të kërkuara