Lajmet

Sunak: Emigrantët e paligjshëm shqiptarë do deportohen, po punojmë për një marrëveshje me Shqipërinë

Sipas tij, ata do të deportohen brenda disa ditësh dhe nuk do t’u pranohet kërkesa për azil.

Published

on

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thesuar se prioritet i qeverisë së tij do të jenë sistemi i emigracionit dhe deportimet e njerëzve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar pa dokumente të vlefshme. Në një intervistë në kuadër të 100 ditëve të tij si kryeministër, Sunak tha se emigrantët e paligjshëm do të deportohen brenda disa ditësh dhe nuk do t’u pranohet kërkesa për azil.

Sunak foli për një marrëveshje të re me qeverinë franceze për patrullime shtesë për të dalluar anijet që kalojnë Kanalin e La Manshit, si dhe për të negociuar një marrëveshje me Shqipërinë. Ai tha se shqiptarët përbëjnë “30% të të gjithë emigrantëve të paligjshëm” dhe e përshkroi këtë si “qesharake”, shkruan RTSH.  

“Unë do të punoj me shqiptarët për të vendosur një marrëveshje të re që do të thotë për njerëzit që vijnë nga Shqipëria ilegalisht, ne do të jemi në gjendje t’i largojmë ata të sigurtë përsëri në Shqipëri, dhe kjo tashmë po ndodh. Por gjëja kryesore që duhet të bëjmë është të prezantojmë ligje të reja, dhe shumë shpejt ne do të futim ligje të reja në parlament për të larguar emigrantët e paligjshëm”, tha Sunak.

Kryeministri britani shtoi se ai ishte i përkushtuar për të reduktuar kohën e nevojshme për të larguar njerëzit nga vendi.

“Ne do t’i deportojme brenda disa ditësh apo javësh, jo muajsh apo vitesh, dhe do të kemi mundësinë në shumicën dërrmuese të rasteve t’ju dërgojmë në një vend alternativ të sigurt, qoftë ai nga vini, nëse është i sigurt si Shqipëria, apo Ruanda. Ky është sistemi”, tha Sunak.

Në muajin dhjetor të 2022, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij britanik, Rishi Sunakn arritën një marrëveshje bashkëpunimi fokusuar në ndalimin e emigrantëve të jashtëligjshëm. Sipas marrëveshjes së nënshkruar, Shqipëria dhe Britania do të formojnë një Task Forcë të Përbashkët në nivel të Ministrisë së Brendshme/Zyra e Brendshme, me qëllim parandalimin dhe ndërprerjen e migracionit të paligjshëm.

Mbretëria e Bashkuara angazhohet po ashtu se do të ofrojë mbështetje shtesë për Qeverinë e Shqipërisë dhe organizatat në lidhje me shërbimet e mbrojtjes dhe riintegrimit për të mbështetur të kthyerit. 

Lajmet

Armë, granata dhe municion sekuestrohen në Pejë e Deçan

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të ndara të armëmbajtjes pa leje në Pejë dhe Deçan.

Në Pejë, gjatë kontrollit të një lokacioni më 23 shtator, janë gjetur një armë AK-47, dy mitralozë të lehtë, një pushkë përsëritëse, pesë granata dore, shtatë karikatorë dhe rreth 510 fishekë. Armët dhe municioni janë tërhequr nga njësiti i FSK-së për shkatërrim.

Ndërsa në Deçan, një person është identifikuar pasi në një video-incizim shihet duke shtënë me armë zjarri në ajër. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është sekuestruar një armë AK-47 me një karikator të zbrazët.

Të dyja rastet janë iniciuar në konsultim me prokurorin dhe mbeten në procedurë hetimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksident fatal në Prizren, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Published

on

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku mes një veture dhe një motoçiklete në Prizren.

Aksidenti ka ndodhur më 23 shtator rreth orës 18:20. Vdekja e drejtuesit të motoçikletës është konstatuar nga ekipi mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa drejtuesja e dyshuar e veturës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tentim-vrasje në Obiliq, i dyshuari në kërkim policor

Published

on

Një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër në Obiliq, më 23 shtator rreth orës 18:20.

Sipas Policisë së Kosovës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur tri gëzhoja.

Në konsultim me prokurorin, është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit, i cili aktualisht ndodhet në kërkim policor.

Rasti është duke u hetuar për veprat penale “Vrasje në tentativë”, “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre persona arrestohen në Prishtinë për fajde dhe kanosje

Published

on

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Fajde” dhe “Kanosje”.

Sipas Policisë së Kosovës, hetimet lidhen me periudhën 2021–2026, ndërsa arrestimi i të dyshuarve është bërë më 23 shtator 2026.

Gjatë kontrolleve në dy lokacione, policia ka sekuestruar tre telefona celularë dhe prova të tjera materiale që do të përdoren në procedurën penale.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara