Lajmet

Sunak: Britania e Madhe qëndron krah jush

Kështu deklaroi Sunak pas arritjes në Izrael.

Publikuar

Pas arritjes në Izrael, kryeministri Rishi Sunak u tha gazetarëve në aeroportin e Tel Avivit që sulmet e Hamasit më 7 tetor ishin “akt i papërshkrueshëm dhe i tmerrshëm i terrorizmit”, dhe ai potencoi se Britania e Madhe qëndron me Izraelin.

“Mezi po pres të takohem me kryeministrin dhe presidentin dhe shpresoj se do të jenë takime produktive”, deklaroi Sunak./UBTNews/

Lajmet

Kryeministri Kurti pritet në takim nga vëllëzerit e kompanisë së parë turke që ka prodhuar fluturake ushtarake pa pilot

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e vazhdon vizitën e tij në Turqi, derisa po vazhdon dhe takimet me krerë të shtetit atje.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i ekzekutivit ka ndarë pamje nga takimi me vëllëzërit Bayraktar, Haluk dhe Selçuk, ku ka shkruar se është mirëpritur në ambientet e kompanisë ‘Baykar”, për të cilën tha se është pionere turke në industrinë e mbrojtjes dhe aviacionit.

“Sot, në ambientet e kompanisë, u mirëprita nga vëllezërit, Bayraktar, Haluk dhe Selçuk. Haluk mban medaljen “Shërbim të Shquar”, që njëherësh është edhe mirënjohja më e lartë ushtarake në vendin tonë, për vullnetin, gatishmërinë dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës”, ka thënë Kryeministri Kurti.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Rohde: Gjermania e përkushtuar për ta futur Kosovën në KiE

Publikuar

nga

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania vazhdon të mbetet e përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

“Gjermania mbetet e përkushtuar për të sjellë Kosovën në Këshill sa më shpejt. Ecja përpara me ASMM do ta bëjë këtë të ndodhë”, ka shkruar ambasadori.

Tutje ai ka shprehur përkrahjen institucionale ndaj Institutit FOL.

“Për ta forcuar sundimin e ligjit dhe për t’u përgatitur Kosova për Këshillin e Evropës ne do ta mbështesim projektin e përbashkët të Institutit të Kosovës për Drejtësi/FOL për ta përmirësuar qasjen në drejtësi në përputhje me standardet e KiE. Gjermania mbetet e përkushtuar për ta futur Kosovën në Këshill sa më shpejt. Ecja përpara me Asociacionin do ta bëjë këtë të ndodhë”, shkroi Rohde në “X”.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

OKB: Në Gaza janë shkatërruar mbi 100 mijë ndërtesa

Publikuar

nga

UNOSAT njoftoi se 55% e të gjitha strukturave në Gaza janë dëmtuar që nga fillimi i luftës. 

UNOSAT raportoi se 36 mijë e 591 struktura u shkatërruan, 16 mijë e 513 u dëmtuan rëndë, 47 mijë e 368 u dëmtuan mesatarisht dhe 36 mijë e 825 u dëmtuan ndoshta. UNOSAT vlerëson se janë dëmtuar 135 mijë e 142 njësi banimi./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kamberi e quan shqetësuese humbjen e Mustafit në Bujanoc, e vlerëson bindëse fitoren në Preshevë

Publikuar

nga

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka thënë se në zgjedhjet e së dielës kanë shënuar fitore bindëse në Preshevë, ku Ardita Sinani ka qenë kandidate për kryetare. Mirëpo sipas kreut të PVD-së, rezultati shqetësues është në komunën e Bujanocit, ku kandidat ka qenë Ragmi Mustafi.

“Fitore bindëse e PVD-se në Preshevë, ndërsa, në Bujanoc kemi rezultat shqetësues. Falë angazhimit të kandidates për kryetare, Ardita Sinani, strukturës së Degës së PVD-së dhe çdo aktivisti e simpatizanti, Dega e  PVD-së, në zgjedhjet e mbajtura më 2 qershor në Preshevë, ka arritur të dalë lista e parë dhe fituese e gares zgjedhore, me 4079 vota, apo 11 mandate,  duke fituar gati në çdo vendvotim të komunës së Preshevës”, tha Kamberi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Sipas tij, rezultati i arritur tregon epërsinë e bindshme të PVD-së mbi rivalët garues, e sidomos thyen dhe përmbys kështu dominimin e APN-së në këtë komunë.

“Këmbëngulësia e treguar në rezistencë aktive nga opozita më në fund dha rezultatin e pritur. Në kandidaten tonë, Ardita Sinani mbetet përgjegjësia e procesit të ndërtimit të një shumice të re qeverisëse në Komunën e Preshevës, e cila do të jetë e orientuar në realizimin e obligimeve të marra në zgjedhje, në bashkëpunim e bashkërendim, e jo konfrontim, me Republikën e Kosovës dhe Shqipërisë. Urime Ardita Sinanit dhe 11 këshilltarëve të ardhshëm të PVD-së”, theksoi ai.

Mirëpo sipas Kamberit, në Bujanoc, mjerisht, lista dhe kandidati i PVD-së nuk arritën rezultatin e pritur.

“Lista dhe kandidati jonë Ragmi Mustafa, përkundër angazhimit maksimal të të gjithë strukturës tonë, ka siguruar vetëm 2083 vota. Mbi këtë rezultat tejet shqetësues, ditët në vijim,  Dega e PVD-së në Bujanoc, do të duhet të analizojë e reflektojë për të marrë vendime the qëndrime serioze për të ardhmen e subjektit. Zgjedhjet janë gjithmonë vetëm një betejë, ato nuk shënojnë fundin e historisë.  Pavarësisht rezultatit shqetësues, ne do të vazhdojmë të besojmë, e punojmë për misionin tonë për më shumë të drejta për shqiptarët, për më shumë bashkëpunim me Kosovën e Shqipërinë. Edhe në këtë rast të brengosjes sonë për rezultatin e arritur në Buajnoc, duhet falënderuar çdo anëtarë, aktivist e simpatizant të PVD-së, që edhe në këtë betejë të radhës, dhanë kontributin e tyre pa hezitim. Beteja vazhdon”, theksoi Kamberi.

Pavarësisht këtij rezultati, Kamberi tha se betejat për pozitën më të mirë të shqiptarëve nuk do të ndalen, sepse betejat i fitojnë ata që nuk dorëzohen.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara