Kronikë e zezë

Sulmoi fizikisht bashkëshorten shtatzënë, arrestohet dhunuesi

I pandehuri pas një mosmarrëveshje e sulmon fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur në kokë e pjesë të ndryshme të trupit.

Published

on

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.M., për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Sipas prokurorisë në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri M.M., me dashje i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës, M.B., bashkëshortes së tij, grua shtatzënë.

I pandehuri pas një mosmarrëveshje e sulmon fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur në kokë e pjesë të ndryshme të trupit, me ç‘rast, të dëmtuarës i shkakton ndrydhje të indeve të buta të regjionit të kokës dhe të krahut, lëndime këto të përshkruara nga eksperti mjeko-ligjor, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Njoftimi i plotë i prokurorisë:

Gjakovë, 18 gusht 2022 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.M., për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 185 paragrafi 3, nen paragrafi 3.1, lidhur me paragrafin 1, nen paragrafin 1.4, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria njofton se, më 17 dhjetor 2022, në Gjakovë, pikërisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri M.M., me dashje i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës, M.B., bashkëshortes së tij, e cila është viktimë e ndjeshme, grua shtatzënë.

Pas një mosmarrëveshje paraprake, rreth djalit të tyre 1 vjeçar, i pandehuri revoltohet dhe fillon ta sulmojë fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur me grushte në kokë e pjesë të ndryshme të trupit, me ç ‘rast, të dëmtuarës i shkakton ndrydhje të indeve të buta të regjionit të kokës dhe të krahut, lëndime këto të përshkruara nga eksperti mjeko-ligjor.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri M.M, të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Lajmet

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Të kërkuara