Kronikë e zezë

Sulmohet një punëtor i Spitalit Rajonal të Mitrovicës në repartin e Ortopedisë

Published

on

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton se sot është sulmuar fiziksht një punëtor i Spitalit Rajonal të Mitrovicës në repartin e Ortopedisë.

Sipas njoftimi, punëtori është sulmuar nga familjarët e pacientit.

“Me datë 20.09.2021 në Spitalin Rajonal të Mitrovicës përkatësisht në repartin e Ortopedisë është sulmuar fizikisht punëtori R. U. nga familjarët e pacienti. Kryesia e Sindikatës pranë kësaj njësie ka reaguar duke e dënuar këtë rast dhe ka shprehur shqetësim lidhur me sulmin e lartcekur që iu është bërë stafit mjekësor. Veprime të tilla ndaj profesionistëve shëndetësor janë të dënueshme dhe të pa tolerueshme, dhe përderisa një akt i tillë i ulët siç është dhuna fizike kryhet në ambientin e punës, e sidomos në këtë kohe pandemie kjo bënë që të vihet në pikëpyetje edhe siguria në vendin e punës, prandaj kërkojmë nga institucionet kompetente të ndërmarrin masa, për arsye se edhe tjera herë janë kërcënuar dhe nuk është rasti i vetëm i një sulmi fizik të ndodhur”, thuhet në reagim.

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Brenda 24 orëve të fundit, në Policinë e Kosovës janë raportuar tri raste të dhunës në familje. Rastet janë regjistruar në Graçanicë, Gjilan dhe Istog.

Në rastin e parë në Graçanicë, një burrë është arrestuar pasi në gjendje të dehur ka sulmuar një grua dhe më pas ka kanosur edhe persona të tjerë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Gjilan është arrestuar një person i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Gjatë ndërhyrjes, policia i ka konfiskuar të dyshuarit edhe një armë zjarri me një karikator të zbrazët. Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.

Edhe në Istog është regjistruar një incident i ngjashëm, ku një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua, shtetase e Shqipërisë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohet armë gjatë bastisjeve për fajde në Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës përmes një njoftimi bën të ditur se gjatë hetimit të një rasti të fajdesë, është bastisur shtëpia e një të dyshuari në Prizren.

Aksioni është ndërmarrë të mërkurën nga hetuesit e Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një pistoletë si provë materiale.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë.

Policia ka bërë të ditur se hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dhunim në Rahovec, i dyshuari në arrati

Published

on

By

Në raportin e fundit të Policisë së Kosovës është raportuar për një rast dhunimi të ndodhur në Rahovec.

Sipas raportit, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:00, ku viktima grua është dhunuar nga një burrë i dyshuar.

I dyshuari aktualisht gjendet në arrati, rasti është në procedurë hetimore deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar.  I dyshuari gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Podujevë

Published

on

By

Në raportin e fundit të Policisë së Kosovës është raportuar se një mjet shpërthyes është hedhur në oborrin e një shtëpie në fshatin Sfeqël të Podujevës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:21 pas mesnatës, kur persona deri më tani të panjohur kanë hedhur mjetin në pronën e viktimës grua.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori për hetime të mëtejshme.

Continue Reading

Të kërkuara