Lajmet

Sulmohen dy policë në Vushtrri

Published

on

Dy zyrtarë policorë në detyrë janë sulmuar të enjten në Vushtrri nga tre person të dyshuar, të cilët janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Në njoftimin e Policisë thuhet se zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor, derisa njëri prej të dyshuarve pas inicimit të rastit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Vushtrri, 28.11.2024 – 17:00. Dy zyrtarë policorë gjatë realizimit të një urdhër arresti ndaj të dyshuarit kosovar kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari dhe dy familjarë të tij. Tre të dyshuarit janë arrestuar. Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor. Njëri prej të dyshuarve pas inicimit të rastit është dërguar në vuajtje të dënimit ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, edhe në Prizren dje është arrestuar një i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti kishte kanosur dhe ofenduar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Më tej thuhet se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajmet

​Policia ka një apel për shoferët e automjeteve

Published

on

By

Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike reshje të shiut e borës dhe ulje të temperaturave, Policia e Kosovës ka apeluar të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferët për kujdes të shtuar gjatë ngasjes.

Policia apelon për përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës së sigurisë në mes mjeteve, si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë e borë.

Continue Reading

Lajmet

​Komunistët dhe veteranët përplasen në ceremoninë e Ditës së Çlirimit, shkak mos përmendja e Enver Hoxhës

Published

on

By

Anëtarët e Partisë Komuniste dhe veteranët e Luftës Nacionalçlirimtare u përplasën sot gjatë ceremonisë së 29 Nëntorit në Shkodër.

Për komunistët, të cilët vendosën një kurorë me yll në emër të tyre, mos-përmendja e Enver Hoxhës si kontribues në çlirimin e Shqipërisë përbën një fyerje. Sipas tyre, Enver Hoxha ishte figura që i solli lavdi vendit.

Partia Komuniste me në krye legjendarin Enver Hoxha. Të përmendësh Luftën Nacional Çlirimtare dhe mos përmendësh Partinë Komuniste dhe mos përmendësh Enver Hoxhën do të thotë të mos jesh këtu. Kjo është vërejta dhe për shokun që ka ardhur nga komiteti i Veteranëve. Ne nuk jemi të liruar, jemi të pushtuar”, u shpreh anëtari i Partisë Komuniste.

Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë drejtues të Partisë Socialiste, Partisë Socialdemokrate dhe përfaqësues të pushtetit vendor.

Continue Reading

Lajmet

​Krasniqi për sulmin ndaj Komunës së Zveçanit: Sulmin kriminal e qyqar

Published

on

By

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka reaguar pas sulmit me granatë dore ndaj objektit të Komunës së Zveçanit, duke thënë se sulmet e tilla nuk do të zbehin vendosmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për të vendosur rendin dhe për të garantuar mirëqenien për të gjithë qytetarët tanë.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se mbrëmë grupe kriminale kanë sulmuar me granatë dore Komunën e Zveçanit.

Dënoj fuqishëm sulmin kriminal e qyqar ndaj objektit të Komunës së Zveçanit. Komunat e Republikës së Kosovës janë funksionale dhe të gatshme për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve të tyre, pa dallim. Sulmet e tilla nuk do të zbehin vendosmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për të vendosur rendin dhe për të garantuar mirëqënien për të gjithë qytetarët tanë. Republika nuk zmbrapset”, ka shkruar ai në Facebook.

Përveç disa dritareve të thyera në objektin e komunës, janë dëmtuar edhe tri vetura që kanë qenë të parkuara në afërsi, dy prej të cilave me targa të Serbisë dhe një me targa vendore.

Continue Reading

Lajmet

​Kryetari i Zveçanit e dënon sulmin në objektin e komunës

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Zveçanit, e ka dënuar fuqishëm, sulmin me granatë në objektin e Komunës së Zveçanit.

Ai tha se ky akt është i pa pranueshëm duke përmendur edhe rastin e ndodhur dy ditë më parë.

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:45, disa individë të paidentifikuar kanë kryer një sulm ndaj objektit të Komunës së Zveçanit me granata dore. Ky akt i dhunshëm ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Si Kryetar i Komunës, unë e dënoj fuqishëm këtë akt të papranueshëm të dhunës dhe terrorit ku para dy dite ka ndodhur i njëjti sulm në stacionin policor të Komunës së Zveçanit”, ka shkruar Peci në rrjetin social Facebook.

Objekti komunal në Zveçan është sulmuar me granatë mbrëmë pak para mesnatës, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Continue Reading

Të kërkuara