Lajmet

Sulmi terrorist në Banjskë, tre të dyshuarve iu vazhdohet paraburgimi edhe nga dy muaj

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim, me të cilin aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), ashtu që ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe nga dy muaj (secilit veç e veç) tre të dyshuarve Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, për sulmim terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar bashkëpunëtorja profesionale nga zyra e kryetares së kësaj gjykate, Medina Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, Gjykata themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 21.06.2024 ka marrë Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit tre të pandehurve iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

Toliq, Spasojeviq dhe Maksimoviq gjenden nën masën e paraburgimit nga data 26 shtator 2023.

Ata dyshohen për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në Bajsnkë të Zveçanit, në orët e hershme të 24 shtatorit 2023, ishte vrarë rreshteri Afrim Bunjaku si dhe ishin plagosur dy të tjerë. Pastaj, të vrarë kishin mbetur edhe tre sulmues, kurse të tjerët ishin larguar pasi ishin strehuar për disa orë në Manastirin e Bajnskës.

Ministri  i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kishte publikuar pamje të Milan Radoiçiq, ku kishte theksuar se Radoiçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. E vetë Radoiçiq e kishte marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin terrorist.

Lajmet

Ishte në mision vullnetar – vdes në Sumy tenori ukrainas, Vladislav Gorai

Published

on

Tenori Vladislav Gorai, anëtar i Operës Kombëtare të Odesës në Ukrainë, vdiq të dielën gjatë kohës kur ishte i angazhuar në një mision vullnetar në rajonin verior Sumy, që kufizohet me Rusinë, thanë zyrtarët e operës.

Më shumë se tri vjet që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës, forcat ruse iu afruan qytetit Sumy javën e kaluar, duke e vënë në rrezik kryeqytetin rajonal përmes një avancimi të dyfishtë me luftime të ashpra në vijën e frontit si dhe me sulme të pamëshirshme me raketa e dronë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“E tërë bota e njohu zërin e Vladislav Vikentiiovych-it, por zemra e tij i përkiste Ukrainës. As në kohërat më të errëta, ai nuk qëndroi anash – ai ndihmoi, bëri punë vullnetare, përkrahu” – thuhet në një deklaratë të operës të dielën.

Continue Reading

Lajmet

Gërvalla: Bllokada e Kuvendit e pakuptimtë, opozita të marrë përgjegjësi

Published

on

By

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si përsëritje të një bllokade të pakuptimtë.

Gjatë deklaratës së saj, Gërvalla u bëri thirrje partive opozitare që të heqin dorë nga ajo që e quajti “strategji destruktive” dhe të marrin pjesë në procesin e votimit.

“Ishit dëshmitarë të një përsëritjeje të pakuptimtë të një bllokade, e cila tashmë e ka humbur kuptimin e vet. Bllokada do të thotë mosvotim dhe pamundëson konstituimin e Kuvendit”, tha Gërvalla.

Ajo theksoi se Kuvendi duhet të konstituohet për të përmbushur pritjet e qytetarëve dhe për të garantuar funksionimin demokratik të institucioneve.

“Ne kemi nevojë për unitet për shtet, jo për pushtet. Ky unitet shprehet përmes funksionimit të Kuvendit, jo përmes bllokadës”, përfundoi ajo.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu: Konstituimi i Kuvendit nuk është vetëm përgjegjësi e Vetëvendosjes

Published

on

By

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të mbajtur më 29 qershor. Ajo tha se përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit i takon të gjithë spektrit politik dhe jo vetëm VV-së.

“Ka pasur gjashtë përpjekje për votim të hapur, por asnjë nuk ka rezultuar me sukses. Nuk i përket vetëm VV-së të kontribuojë në këtë proces. Ne kemi marrë përsipër të japim kontributin tonë, por nuk është përgjegjësi vetëm e jona”, u shpreh Haxhiu.

Ajo theksoi se Vetëvendosje, si subjekti i parë në zgjedhje, gëzon të drejtën kushtetuese për të propozuar kryeparlamentarin dhe se kjo e drejtë nuk mund të vihet në pikëpyetje.

“Të drejtën për të propozuar e ka VV-ja. Askush nuk mund të ndërhyjë në këtë të drejtë, pasi është e garantuar me Kushtetutë dhe nuk varet nga preferencat individuale”, tha Haxhiu.

Continue Reading

Lajmet

Mustafa: Përsëritja e zgjedhjeve, gjëja e fundit që i duhet Kosovës

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka paralajmëruar se vazhdimi i bllokadës institucionale mund të rezultojë me zgjedhje të parakohshme. Ai tha se situata aktuale nuk i shërben vendit dhe theksoi nevojën për një zgjidhje politike gjithëpërfshirëse.

“Bllokada 48-orëshe do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme të reja”, deklaroi Mustafa, pas dështimit të 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, përsëritja e zgjedhjeve nuk është në interes të Kosovës. “Përsëritja e zgjedhjeve është gjëja e fundit që i duhet Kosovës”, shtoi ai.

Continue Reading

Të kërkuara