Lajmet

“Sulmet në Detin e Kuq nuk kanë asnjë ndikim në bisedimet e paqes me Arabinë Saudite”

Abdulsalam fajësoi SHBA-në dhe Izraelin për ndezjen e dhunës në rajon.

Published

on

Mohammed Abdulsalam i tha agjencisë së lajmeve Reuters se të dy zhvillimet nuk kanë “asgjë të bëjnë” me njëra-tjetrën, mes spekulimeve se sulmet e Houthit ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq mund të minojnë procesin e paqes në Jemen.

Abdulsalam fajësoi SHBA-në dhe Izraelin për ndezjen e dhunës në rajon dhe tha se sulmet e Houthit kanë për qëllim të bëjnë presion për armëpushim në Gazën e shkatërruar nga lufta.

“Ai që po e tërheq rajonin në një luftë më të gjerë është ai që lejon vazhdimin e agresionit dhe rrethimit që vazhdon për më shumë se 100 ditë në Rripin e Gazës”, tha Abdulsalam./UBTNews/

Vendi

Katër të lënduar në një aksident trafiku në aksin Gjilan-Koretishtë

Published

on

By

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mëngjesin e së premtes në aksin rrugor Gjilan-Koretishtë, ku janë përfshirë dy automjete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00. Si pasojë e përplasjes, përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë.

“Të njëjtit, pas pranimit të tretmanit mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, janë liruar për në shtëpi”, deklaroi Osmani.

Hetuesit e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Gjilan kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti. /Ekonomia online/

Continue Reading

Vendi

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje në Pejë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për një grabitje të ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar në rrugën “Qamëria” në Pejë.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja kishte ndodhur më 20 dhjetor 2025, rreth orës 03:30, ku persona të dyshuar kishin hyrë në shtëpinë e viktimës dhe kishin vjedhur një sasi të konsiderueshme parash, stoli ari si dhe një telefon mobil.

Pas hetimeve intensive të Sektorit Rajonal për Hetime, më 6 gusht 2026 është arritur identifikimi dhe arrestimi i njërit prej të dyshuarve.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Afati i fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Sot mbushet afati i fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa nga ky institucion nuk është bërë e ditur se kur do të vazhdojë seanca e ndërprerë për legjislaturën e 11-të.
Punimet e seancës konstituese u ndërprenë me kërkesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili kërkoi kohë shtesë për diskutime me përfaqësuesit e partive politike, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për çështjen e presidentit. Kjo kërkesë nxiti reagime nga ligjvënësit e Partisë Demokratike, mirëpo kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu punimet.
Para ndërprerjes, Kuvendi përmbylli dy pikat e para të rendit të ditës: formimin e komisionit për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve. Pasi u konstatua rregullsia e mandateve, ligjvënësit e zgjedhur dhanë betimin, përfshirë edhe deputetët e Listës Serbe. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Mot me diell dhe temperatura deri në 37°C sot në Kosovë

Published

on

By

Kosovën e pret një ditë me mot kryesisht me diell dhe i nxehtë këtë të premte.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13°C dhe 18°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 33°C deri në 37°C.
Gjatë ditës mund të shfaqen vranësira të pakta kalimtare në disa zona, por nuk parashihen reshje shiu. Po ashtu, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.
Nga IHMK bëjnë të ditur se temperaturat do të mbeten pak mbi mesataren shumëvjeçare, mirëpo mbeten brenda normave për stinën e verës. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara