Lajmet

Sulmet me dronë vranë 3 persona në rajonin e Kievit

Shtatë të tjerë ishin lënduar.

Published

on

Tre njerëz janë vrarë në Kiev gjatë natës pas një vale të sulmeve ruse me drone iraniane Shahed, sipas autoriteteve ukrainase.

Andrii Niebytov, shefi i policies së rajonit të Kievit, tha se shtatë ishin lënduar nga një sulm me dron në një ndërtesë në qytetin e Rzhyshchiv.

Policia dhe shërbimet e emergjencës i kanë evakuuar më shumë se 200 njerëz dhe mbi 20 ishin dërguar në spital, por 5 persona vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur, tha Niebytov.

Një total prej 21 dronësh u lëshuan kundër Ukrainës para mesnatës të marten, 16 prej të cilëve ishin hedhur poshtë nga forcat ukrainase, sipas forcave ajrore të Ukrainës./UBTNews/

Lajmet

Administrata Trump është gati të anulojë financimin e gjykatave ndërkombëtare

Published

on

Sipas Newsmax, administra e presidentit amerikan Donald Trump është gati të ndërpresë financimin e gjykatave ndërkombëtare dhe projekteve që kanë formësuar proceset në Ballkan për dekada me radhë.

Ky medium ka mësuar nga burime të afërta të administratës Trump, se në Washington ka nisur tashmë procesi i përgatitjes për një nga ndryshimet më të ashpra në politikën e jashtme dhe gjyqësore amerikane.

Këto ndryshime kanë të bëjnë me ndërprerjen e plotë ose me një reduktim drastik i financimit të institucioneve gjyqësore ndërkombëtare.

Sipas këtij informacioni, institucionet që kanë luajtur një rol kyç në Ballkan për dekada të tëra, dhomat e specializuara në Kosovë, projektet ndërkombëtare gjyqësore në rajon dhe një sistem më i gjerë i mbështetjes për gjyqësorin që varej kryesisht nga fondet amerikane, gjithashtu pritet të preken nga kjo./S.K/EO/Newsmax/

Continue Reading

Lajmet

Vetëplagoset me armë zjarri një 50-vjeçar në Lipjan

Published

on

Një burrë është vetëplagosur me armë zjarri në fshatin Mirenë të Lipjanit, ku viktima, 50-vjeçar, u dërgua fillimisht për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, ndërsa më pas u transferua në QKUK për kujdes të specializuar.

Drejtori i Emergjencës Naser Syla, deklaroi se gjendja e tij ishte stabile.

“Janë kryer ekzaminimet e nevojshme,pasi ishte në sallën operative të Emergjencës duke u intervenuar nga ekipët e anestezionit dhe urologjisë, pas operacionit u transferua në Klinikën e Urologjisë për trajtim të metutjeshëm”, deklaroi Syla.

Rreth ngjarjes u deklarua edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, deklaroi se në koordinim me Prokurorin e Shtetit po hetohen të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

“Rreth orës 12:00,   policia është njoftuar se në fshatin Mirenë të Lipjanit, një  person (mashkull) është plagosur me armë zjarri. Njësitet  policore kanë dalë në vendngjarje dhe në koordinim me Prokurorin e shtetit,janë duke u marrë me hetimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti./S.K/EO/PK/

Continue Reading

Lajmet

Real Madrid përballë krizës, Mbappé udhëton, Alonso ka vetëm tre mbrojtës ndaj Alavés

Published

on

Real Madrid ka udhëtuar drejt Alavés me një problem të madh në mbrojtje dhe me të ardhmen e trajnerit Xabi Alonso të varur pas rezultatit të ditës së djeshme.

Kylian Mbappé ka udhëtuar me skuadrën, por trajneri nuk ka zbuluar nëse francezi do të nisë nga minuta e parë.

Mbappé, i cili gjithashtu kishte kaluar një dëmtim të gishtit dhe më pas një problem muskulor, ishte në stol për humbjen 2-1 ndaj Manchester Cityt gjatë javës.

Alonso ka konfirmuar se Mbappé ishte i gatshëm për të luajtur, por vendimi për t’ia dhënë një vend titullari do të merrej vetëm para ndeshjes.

Kriza më e madhe për trajnerin spanjoll ishte në mbrojtje. Nga lojtarët, vetëm Dean Huijsen, Raúl Asencio dhe Antonio Rüdiger ishin të gatshëm, ndërsa dy të tjerë ishin të pezulluar dhe disa të tjerë të lënduar.

Për të plotësuar numrin, ishin thirrur të rinjtë Joan Martínez (18 vjeç) dhe Víctor Valdepeñas (19 vjeç).

“Do të plotësojmë me lojtarë nga Castilla; kur vijnë, shtojnë cilësi në stërvitje, dhe ndaj Alavés do të shkojmë me ata që janë të gatshëm dhe që na ndihmojnë,” deklaroi Alonso.

Një humbje ndaj Alavés mund të rrezikojë seriozisht vendin e Alonso si trajner i Los Blancos, duke e vendosur spanjollin në një situatë delikate në Bernabéu./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Interi fiton në udhëtim te Genoa dhe rikthehet në krye të tabelës

Published

on

Inter u ngjit në krye të tabelës së Serie A falë golave të Yann Bisseck dhe Lautaro Martinez, duke i dhënë Genoas humbjen e parë nën drejtimin e Daniele De Rossit.

Inter kaloi në avantazh kur Lautaro Martinez mbajti topin në vijën e fundit dhe gjeti Yann Bisseckun, i cili me një goditje të ulët e dërgoi topin në këndin e poshtëm të afërt.

Avantazhi u dyfishua kur Nicolò Barella i pasoi Carlos Augustos në të majtë, ai shërbeu për Lautaro Martinez, i cili e dërgoi topin me këmbën e majtë në këndin e poshtëm të largët.

Genoa ngushtoi diferencën me Vitinha, i cili mori një top nga Aaron Martin, e luajti me thembër për të shmangur dy mbrojtës të Interit, ndërsa më pas kaloi Yann Sommerin dhe shënoi në portën bosh.

Interi me këtë fitore shkon në kuotën e 33 pikëve, një më shumë se Milani në pozitën e dytë, dhe dy më shumë se Napoli në pozitën e tretë./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara