Lajmet

Sulm vdekjeprurës me raketa në Odesa

Odesa është bombarduar disa herë që nga fillimi i pushtimit rus.

Publikuar

Tre persona vdiqën dhe 13 u plagosën të mërkurën në një sulm rus në portin e Odesës në jug të Ukrainës, sipas zyrtarëve lokalë.

Tre të vdekurit janë punonjës të një magazine komerciale të goditur nga raketat ruse të lëshuara nga një anije në Detin e Zi, ka shkruar administrata ushtarake e Odesës në Telegram.

Shtatë punonjës të tjerë u plagosën dhe “mund të ketë njerëz nën rrënoja”, shtoi ai.

Sulmi shkatërroi 1000 m2 depo dhe dogji 400 m2 të tjera.

Gjashtë persona u plagosën në vende të tjera në Odesa, duke përfshirë një qendër biznesi, institucion arsimor, kompleks banimi, restorante dhe dyqane.

Mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzoi dy nga raketat, sipas administratës ushtarake.

Odesa, qendra historike e së cilës u përfshi në listën e UNESCO-s në janar, është bombarduar disa herë që nga fillimi i pushtimit rus./UBTNews/

Lajmet

Ukaj: DASh-i duhet të përgjigjet nëse Escobar do të marrë një angazhim të ri

Publikuar

nga

Politologu Fidan Ukaj, njohës i mirë i zhvillimeve politike në vend dhe atyre ndërkombëtare ka komentuar lajmin se Departamenti Amerikan i Shtetit ka larguar nga detyra Gabriel Escobar-in si i ngarkuar për Ballkanin.

Ukaj ka thënë se shkrimet që janë folur rreth Escobarit kanë një konflikt interesi ose ka një çështje që lidhet nga ana e bashkëshortes së tij me Serbinë dhe që do ta dëmton procesin dialogues në adresë të zotit Escobar.

“Në fakt ne e pamë një reagim, po ashtu një përgënjeshtrim të lajmit të tillë nga Departamenti Amerikan i Shtetit që shkrimet që janë folur rreth Escobar-it kanë një konflikt interesi ose ka një çështje që lidhet nga ana e bashkëshortes së tij me Serbinë dhe që do ta dëmton procesin dialogues ose do të ishte një konflikt interesi në adresë të zotit Escobar. Mendoj që Departamenti Amerikan i Shtetit duhet të përgjigjet duke demantuar një gjë të tillë dhe të vazhdojë duke treguar nëse zoti Escobar do ta marrë një angazhim të ri”, ka thënë Ukaj.

Ukaj mendon se nëse do të ishte një konflikt interesi, Escobar nuk do ta merrte angazhimin si përfaqësues i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor. Ai ka shtuar se i njëjti ka pasur rol të madh në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Një lajm të tillë e përgënjeshtroi që i bie që të jetë gënjeshtër e atyre mediave të cilat e kanë publiku dhe mendoj që paraprakisht për angazhimin e diplomateve, zyrtarëve amerikanë në këtë rast të zotit Escobar, mendoj se të gjithë diplomatët kalojnë nëpër filtra të shërbimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mendoj se nuk kish pas mundësi me ik një konflikt i tillë interesi ashtu siç është raportu. Por nëse do të ishte një konflikt i tillë interes Escobar nuk do ta merrte angazhimin me qenë përfaqësues i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor e që rol të madh ka dhënë edhe në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Ukaj.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Ndryshimi i kornizës negociuese për Serbinë, në çfarë pritet t’i bëjë presion BE-ja?

Publikuar

nga

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian muajin e kaluar miratoi vendimin mbi ndryshimin e kornizës negociuese për anëtarësimin e Serbisë në bllokun evropian. Edhe zyrtarisht BE kushtëzoi pranimin e Serbisë në bazë të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Njohësi i çështjeve politike, Shkodran Ramadani thotë për UBTnews se pas kësaj BE do të insistojë në zbatimin e çdo pike të marrëveshjes bazë dhe aneksit të saj të arritur në Ohër në pranverën e vitit të kaluar.

“BE-ja sigurt, sipas të gjitha gjasave do të insistojë në zbatimin e pikëpërpikshëm të kësaj marrëveshje”, deklaroi ai.

Megjithatë sipas Ramadanit, në fazën aktuale, Kosova gjendet në presion më të madh të zbatimit të kësaj marrëveshje e shkak është asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Presioni më i madh aktualisht është mbi Kosovën, sepse është Bashkimi Evropian janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha palët që po kërkojnë me insistim me këmbëngulje të asociacionit me komunat me shumicë serbe dhe sanksionet për këtë arsye Kosova duke refuzuar të bëjë një gjë të tillë është nën sanksionet e Bashkimit Evropian”, deklaroi ai.

Pavarësisht presionit, Kosova nuk do duhej të pranojë çdo gjë si kusht për normalizim të marrëdhënieve me shtetin fqinj.

“Kosova do të duhet të ketë shumë kujdes që të mos jetë pala të cilës i drejtohet gishti për ndonjë faj dhe po ashtu kjo nuk do të thotë që Kosova do duhej të pranoj çfarë do që i servohet në tavolinë, vetëm e vetëm që të mos identifikohet si pala që po pengon avancimin dhe progresin në çështjen e normalizimit të raporteve kësisojky është një proces jashtëyakonisht delikat, proces kompleks ku Kosova duhet të ecë nëpër fije të perit dhe të mbajë balancën, baraspeshën në mënyrë që as të mos pranojë çfarë do që i servohet dhe të ndjekë interesat e veta, sovranitetin e vetë, dmth orientimin e vetë dhe po ashtu as të mos pranojë gjithçka”, deklaroi ai.

Korniza negociuese e BE-së është bazë mbi të cilën zhvillohet procesi i negociatave të anëtarësimit me një vend kandidat./UBTNews/

Realizoi: Dea Berisha

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Eurovisioni zotohet se do të heqë flamujt dhe simbolet palestineze

Publikuar

nga

Organizatorët e Eurovision Song Contest u zotuan se do të heqin çdo flamur palestinez dhe simbol pro-palestinez në konkurs që do të mbahet javën e ardhshme në Malmö të Suedisë.

Ky vendim erdhi pas rritjes së tensioneve lidhur me pjesëmarrjen e Izraelit në Eurovision Song Contest, pas fushatës së tij ushtarake në Gaza.

Grupet pro-palestineze pritet të organizojnë protesta të mëdha në Malmö për të rritur ndërgjegjësimin për kauzën e tyre.

Të paktën 34 mijë e 596 njerëz janë vrarë në territorin palestinez gjatë pothuajse shtatë muajve të luftës mes Izraelit dhe Hamasit. Shumica prej viktimave janë gra dhe fëmijë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

​Beaux Arts: Ish-vila e diktatorit Hoxha shndërrohet në rezidencë artistësh

Publikuar

nga

Ish-vila e diktatorit Enver Hoxha do të shndërrohet në një rezidencë artistësh, shkruan Florelle Guillaume në një artikull të botuar në revistën franceze “Beaux Arts”.

Ky është projekti i ri i fondacionit “Art Explora”, i cili nuk pushon së habituri me nismat e tij origjinale në favor të krijimit dhe demokratizimit kulturor.

“Vila 31”, e vendosur në zemër të kryeqytetit të Tiranës, është shtëpia e dikurshme e ish-kryeministrit shqiptar Enver Hoxha, stalinist i egër që sundoi vendin për katër dekada të shënuara nga shtypja e përgjakshme dhe izolimi, por edhe nga dhuna e madhe ndaj artistëve.

“Që nga vdekja e diktatorit në vitin 1985, ky vend historik kishte mbetur një vilë fantazmë e ngrirë në kohë, me dekorin e saj të stilit hollivudian të viteve 1970”, sipas drejtorit të përgjithshëm të “Art Explora”, Bruno Julliard.

Tunelet e fshehura, dritat e zbehta neoni, mobiljet prej kadifeje, pishina e pashfrytëzuar dhe bunkerët e fshehtë kontribuojnë në atmosferën e çuditshme dhe të modës së vjetër të kësaj vile, sa të frikshme aq edhe të admiruar nga banorët.

Në kërkim të një “fati të ri” prej disa vitesh, kryeministri aktual Edi Rama, vetë artist, i shkolluar në Ecole des Beaux-Arts në Paris në vitet 1980, nuk kishte se si të mos e vlerësonte projektin kulturor të Frédéric Jousset, atë të shndërrimit të një meke të intolerancës në një parajsë krijimi për artistë nga e gjithë bota. Një përbuzje e bukur ndaj historisë!

Rinovimi i “Vilës 31” do t’i besohet kompanisë arkitekturore NeM, e cila realizoi transformimin spektakolar të “Bursës së Tregtisë” në Paris.

“Qëllim është që as të mos bëhet një muze i diktaturës dhe as të shkelet trashëgimia e saj historike”, tha Bruno Julliard.

Pjesërisht e hapur vjeshtën e ardhshme, rezidenca prej 4000 metrash katrorë me tetë studio rezidenciale do të mirëpresë që nga dhjetori një valë të parë artistësh dhe krijuesish ndërkombëtarë dhe nga Ballkani.

“Objektivi është zhvillimi i një programi afatgjatë të kërkimit dhe eksperimentimit artistik, i hapur ndaj botës, por edhe duke nxjerrë në pah dinamizmin e jashtëzakonshëm artistik të Ballkanit”, tha Blanche de Lestrange, drejtoresha artistike e “Art Explora”, shkruan ATSh.

“Vila 31” do të jetë e hapur për publikun përmes seminareve, shfaqjeve të filmave dhe festivaleve.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara