Bota

Sulm në Pentagon, dy persona të vdekur

Publikuar

Një oficer ka mbetur i vrarë këtë të martë në një sulm jashtë Pentagonit. I dyshuari është qëlluar nga policia dhe ka mbetur i vdekur në vend thonë zyrtarët.

Qendra e ushtrisë amerikane, Pentagoni, është mbyllur përkohësisht pasi u dëgjuan të shtënat afër hyrjes së ndërtesës.

Mendohet se ka disa persona të plagosur por ende nuk është e qartë nëse janë qëlluar.

Incidenti ndodhi në një stacion autobusi që është pjesë e Qendrës së Tranzitit në Pentagon.

Ndërtesa ndodhet vetëm disa metra larg Pentagonit, në Virxhinia.

Mediat raportojnë se janë dëgjuar disa të shtëna fillimisht, më pas ka pasur një ndalesë dhe është dëgjuar dhe një e shtënë e fundit./euronews.al

Aktualitet

Algjeria mbyll hapësirën ajrore për avionët marokenë

Autoritetet marokene ende nuk kanë komentuar mbi vendimin e Algjerisë.

Publikuar

nga

Vendimi u mor pas një takimi të Këshillit të Lartë të Sigurisë të Algjerisë të kryesuar nga presidenti Abdelmadjid Tebboune.

Autoritetet algjeriane njoftuan mbylljen e hapësirës ajrore për të gjithë avionët marokenë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Këshilli vendosi të mbyllë menjëherë hapësirën ajrore algjeriane për të gjithë avionët civilë dhe ushtarakë marokenë dhe të gjithë avionët që mbajnë licencë të regjistruar në Marok që nga e mërkura”, thuhet në deklaratën e këshillit.

Këshilli tha gjithashtu se masa u mor pas “provokimeve të vazhdueshme dhe praktikave armiqësore nga pala marokene”.

Autoritetet marokene ende nuk kanë komentuar mbi vendimin e Algjerisë.

Kjo masë erdhi pasi Algjeria vendosi të ndërpresë marrëdhëniet me fqinjin e saj Marokun më 24 gusht, duke e akuzuar Rabatin se kishte “prirje armiqësore”.

Lidhjet Algjeri-Marok kanë qenë të tensionuara për dekada të tëra për shkak të kontestit mbi rajonin e Saharasë midis Rabatit dhe Frontit Polisario të mbështetur nga Algjeria.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Holandë: Vitin e kaluar mbi 750 mijë njerëz u ngacmuan seksualisht në internet

Raporti i publikuar nga Instituti Statistikor i Holandës (CBS) tregoi se më shumë se 5 për qind e popullsisë së rritur në vend iu nënshtruan ngacmimeve seksuale në internet vitin e kaluar

Publikuar

nga

Vitin e kaluar në Holandë, më shumë se 750.000 të rritur ishin ngacmuar seksualisht në internet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Raporti i publikuar nga Instituti Statistikor i Holandës (CBS) tregoi se më shumë se 5 për qind e popullsisë së rritur në vend iu nënshtruan ngacmimeve seksuale në internet vitin e kaluar.

Gjithashtu thuhet se rastet e ngacmimit u kryen më shumë ndaj individëve me identitete të ndryshme seksuale dhe të rinjve të rritur.

Në hulumtimin e CBS, u theksua se në Holandë janë ngacmuar 30 për qind e vajzave të moshës 16-18 vjeç dhe 23 për qind e grave të moshës 18-24 vjeç.

Gjithashtu raportohet se ngacmimi është bërë kryesisht përmes shakave të qarta seksuale, fotografive dhe imazheve të papërshtatshme dhe të turpshme.

Gjithashtu raportohet se 1 në çdo 10 persona që u ngacmuan përjetuan probleme psikologjike.

Vazhdo të lexosh

Bota

Merkel s’po mërzitet për zgjedhjet, ushqen papagajt në park

Vetëm pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme “zonja e hekurt” e vizitoi parkun e zogjve.

Publikuar

nga

Kancelarja gjermane në largim Angela Merkel i kishte duart plot ndërsa bënte një vizitë në një park shpendësh. Një grup papagallësh australianë ofruan mundësinë e përsosur të fotografisë në shtegun e fushatës, transmeton UBT News.

Angela Merkel bëri një udhëtim në parkun e shpendëve Vogelpark Marlow, pranë Rostock në Gjermaninë verilindore. Ajo dukej mjaft e lumtur e rrethuar nga papagajt, ku njëri prej tyre madje i “ateroi” në kokë.

Merkel do të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve të së dielës, sapo të zgjidhet dikush në vend të saj.

Ndër ata që konkurrojnë për të marrë përsipër janë Olaf Scholz i Social Demokratëve, Annalena Baerbock nga të Gjelbrit dhe Armin Laschet e Demokratëve Kristianë./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Arrestohet ish-presidenti katalanas Puigdemont

Sipas ”El País”, i cili citon burime ligjore, seanca e parë do të zhvillohet sot.

Publikuar

nga

Ish-presidenti indipendentist i Katalonjës, Carles Puigdemont u arrestua nga policia në ishullin italian të Sardenjës, raportuan media të ndryshme spanjolle.

Sipas gazetës ”El País”, Puigdemont shkoi në Itali për të marrë pjesë në një aktivitet në Alghero.

Ish-presidenti katalanas Carles Puigdemont tani është në dispozicion të autoriteteve gjyqësore në Sassari, pasi u ndalua me mbërritjen e tij në aeroportin e Algheros, raporton ATSh.

Sipas ”El País”, i cili citon burime ligjore, seanca e parë do të zhvillohet sot.

Gjyqtari do të duhet të vendosë nëse do ta lirojë apo do të japë një urdhër ekstradimi për në Spanjë për ish-presidentin katalanas.

Deklarata shpjegon më tej se Puigdemont ka mbërritur në Sardenjë nga Brukseli dhe kishte caktuar takime me presidenti rajonal, Christian Solinas dhe me kryetarin e bashkisë së Algheros, Mario Conoci.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara