Lajmet

Suksesi i Taylor Swift, për çdo 78 transmetime në botë, dëgjohet një këngë e saj

Këtë e tregon një raport i publikuar këtë të enjte nga kompania analitike Laminate.

Published

on

Industria e muzikës arriti një rekord të ri vjetor për numrin e transmetimeve, në vitin 2023 kishte më shumë se katër trilionë, dhe në krahasim me vitin 2022, numri i transmetimeve në mbarë botën u rrit me 34 për qind. Këtë e tregon një raport i publikuar këtë të enjte nga kompania analitike Laminate.

Rritja e numrit të shërbimeve ‘streaming’ është një reflektim i karakterit gjithnjë e më ndërkombëtar të tregut muzikor, sipas AP.

Në SHBA, tri zhanre kanë rritjen më të lartë vjetore në vitin 2023: ‘country’ me 23,7 për qind, muzika e Amerikës Latine me 24,1 për qind dhe e ashtuquajtura muzika botërore (e cila përfshin popin korean dhe japonez, si dhe Afrobeat) me 26,2 për qind.

Duket, se më shumë amerikanë po dëgjojnë muzikë nga vendet jo-anglishtfolëse dhe se në disa raste konsumi i muzikës nga vendet anglishtfolëse është në rënie.

Brenda muzikës latino-amerikane, muzika meksikane rajonale pa rritjen më të madhe në transmetim në SHBA: 60 për qind, dhe katër nga gjashtë latino-amerikanët më të transmetuar janë meksikanë: Pezo Pluma, Eslabon Armado, Junior H dhe Fuerca Regida. Ata janë gjithashtu ndër 125 artistët e muzikës më të transmetuar.

Hitet e megayllit amerikan të popit Taylor Swift, personi i vitit i zgjedhur nga revista Time, përbëjnë 1.79 për qind të tregut amerikan, sipas raportit të Laminate. Kjo do të thotë se për çdo 78 transmetime, ka një këngë të Taylor Swift.

Megjithatë, edhe me suksesin e saj titanik dhe suksesin masiv të muzikës country dhe jo-anglisht, hip-hop vazhdon të sundojë top-listat, duke zënë 25.5 përqind të të gjitha transmetimeve./KultPlus.com

Vendi

Kori i Filharmonisë së Kosovës mbyll sezonin me koncertin “KOHË • FJALË • ANDRRA”

Published

on

Kori i Filharmonisë së Kosovës do ta përmbyllë sezonin artistik 2025/2026 me koncertin “KOHË • FJALË • ANDRRA”, një mbrëmje e veçantë që sjell në qendër fuqinë e tingullit, fjalës dhe imagjinatës.

Nën dirigjimin e Hajrullah Sylës dhe me solist violinistin Festim Fanaj, publiku do të ketë mundësinë të shijojë një program të pasur me vepra të kompozitorëve bashkëkohorë nga vende dhe kultura të ndryshme.

Koncerti do të mbahet më 25 qershor, duke filluar nga ora 19:30, në hollin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Me këtë koncert, Kori i Filharmonisë së Kosovës mbyll një tjetër sezon të suksesshëm artistik, duke ftuar dashamirët e muzikës në një udhëtim të veçantë përmes tingujve dhe emocioneve./A.K/

Continue Reading

Live

Dorëhiqet Keir Starmer, Andy Burnham drejt postit të Kryeministrit të ri të Britanisë

Published

on

By

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, ka dhënë dorëheqjen të hënën nga pozita e tij dhe nga drejtimi i Partisë Laburiste, më pak se dy vjet pas fitores së tij dërrmuese në zgjedhje.

Starmer deklaroi se vendimi erdhi pasi u bë e qartë se partia dëshironte largimin e tij, pas rënies së fortë në sondazhe dhe polemikave të shumta që shoqëruan qeverisjen e tij. Ky largim e çon Mbretërinë e Bashkuar drejt kryeministrit të saj të shtatë në vetëm 10 vjet.

Procesi zyrtar për zëvendësimin e tij do të nisë më 9 korrik, ku çdo kandidat duhet të sigurojë mbështetjen e të paktën 20% të grupit parlamentar (ose 81 deputetë).

Megjithatë, ish-kryetari i qarkut Greater Manchester, Andy Burnham, i cili sapo fitoi bindshëm një zgjedhje të pjesshme për t’u rikthyer në Parlament, konsiderohet favoriti absolut.

Burnham tashmë ka konfirmuar kandidaturën e tij dhe, duke pasur mbështetjen e rreth gjysmës së deputetëve laburistë dhe të figurave kyçe si Wes Streeting, pritet të marrë drejtimin e partisë dhe postin e kryeministrit pa pasur nevojë për një garë formale. /BBC/ /E.A/

Continue Reading

lajme

UBT nesër organizon bashkëbisedim me Ministrin Ejup Maqedonci për mundësitë e angazhimit të studentëve në industrinë e mbrojtjes

Published

on

By

UBT do të organizojë më 23 qershor 2026, nga ora 14:00, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik, në Lipjan, (Biblioteka), një bashkëbisedim me Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, lidhur me mundësitë e angazhimit profesional të studentëve në fabrikën e parë të municionit në Kosovë.

Ky takim synon të informojë studentët dhe të rinjtë për projektin strategjik të industrisë së mbrojtjes, i cili pritet të fillojë prodhimin gjatë këtij viti dhe që konsiderohet një hap i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve prodhuese dhe teknologjike të vendit.

Gjatë aktivitetit, Ministri Maqedonci do të prezantojë mundësitë konkrete të angazhimit profesional për studentët dhe të diplomuarit në fusha të ndryshme teknike dhe inxhinierike, duke përfshirë inxhinierinë mekanike, elektroteknike/elektrike, metalurgjike, kimike, hidraulike, si dhe profile të tjera të ngjashme.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të diskutojnë nga afër për rëndësinë e zhvillimit të industrisë së mbrojtjes në Kosovë, rolin e të rinjve në këtë proces, si dhe perspektivat për zhvillim profesional dhe avancim teknologjik në kuadër të këtij projekti.

UBT vazhdon të krijojë ura bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, industrisë dhe studentëve, duke ofruar mundësi konkrete për zhvillim profesional dhe përfshirje në projekte me rëndësi strategjike për vendin.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Edmond Hajrizi priti në takim Alaa Garad, nga Stirling Centre në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

By

UBT mirëpriti në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik një delegacion nga Stirling Centre for Strategic Learning and Innovation, nga Mbretëria e Bashkuar, të kryesuar nga Alaa Garad – Kryetar i Bordit Këshillëdhënës.

Delegacioni u prit nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me ç’rast u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit profesional, ngritjes së kapaciteteve institucionale dhe shkëmbimit të praktikave të mira në sigurimin e cilësisë.

Palët theksuan rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare dhe zhvillimit të iniciativave të përbashkëta që kontribuojnë në avancimin akademik dhe institucional.

Continue Reading

Të kërkuara