Lajmet

Suedia kritikon bllokimin prej Turqisë të anëtarësimit të saj në NATO

Ndërsa Anakaraja nuk nxitohet shumë në këtë proces. Suedia dhe Finlanda duan anëtarësimin.

Published

on

Kryeministri i Suedisë Kristersson flet për pengesat e Ankarasë drejt anëtarësimit të Suedisë në NATO. Ndërsa Anakaraja nuk nxitohet shumë në këtë proces. Suedia dhe Finlanda duan anëtarësimin.

Pas agresionit rus në Ukrainë dhe shtimit të frikës se Rusia mund të sulmojë edhe vende të tjera fqinje, Suedia ushtarakisht neutrale ka paraqitur një kërkesë të përbashkët për anëtarësim në NATO me Finlandën. Kërkesa është paraqitur në maj të vitit 2022 dhe prej atëherë, ky vend po përpiqet të zbusë bllokadën e Turqisë për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Sipas kryeministrit suedez Ulf Kristersson, Ankaraja ka bërë disa kërkesa të cilat janë duke penguar anëtarësimin e shpejtë të Suedisë në NATO. “Turqia ka konfirmuar se ne kemi bërë atë që i kemi premtuar”, tha Kristersson në një konferencë të sigurisë dhe mbrojtjes në Sälen, në Suedinë perëndimore, të dielën. “Por ata gjithashtu thonë se kanë kërkesa që ne nuk mund dhe nuk duam t’i përmbushim. Dhe tani vendimi i takon Turqisë”. Ai mbetet i bindur se Turqia do të pranojë pranimin e Suedisë. “Por ne thjesht nuk e dimë se kur do të ndodhë kjo”.

Turqia si anëtare e NATO-s po bllokon pranimin e vendeve nordike në këtë aleancë, duke përmendur ndër të tjera edhe mbështetjen e supozuar të Suedisë për “organizatat terroriste”, si Partia Punëtore Kurde (PKK). Vendi kishte bërë një sërë kërkesash si kusht për ratifikimin e të ashtuquajturave protokolle të anëtarësimit. Ndër të tjera, Turqia kërkon një luftë më të fortë kundër “terrorizmit” dhe ekstradimin e dhjetëra personave. Pak para Krishtlindjeve, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu tha se zbatimi i marrëveshjeve “nuk është madje as në gjysmë të rrugës”.

Stoltenberg pret anëtarësimin gjatë vitit 2023

Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh optimist në margjinat e konferencës së sigurisë në Suedi. Ai pret që Suedia dhe Finlanda t’i bashkohen NATO-s në vitin 2023. Të dy vendet janë “përkushtuar qartë për bashkëpunim afatgjatë me Turqinë”, tha Stoltenberg. Prandaj, “tani ka ardhur koha të përfundojmë procesin e anëtarësimit dhe të ratifikojmë protokolin e anëtarësimit”.

I pyetur për një datë të mundshme pranimi, ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto, tha në takim se vendi i tij do të donte të anëtarësohej në të njëjtën kohë me Suedinë. Finlanda “nuk është duke u ngutur” tha ai. Ajo do të presë derisa edhe Suedia të marrë dritën jeshile për anëtarësim të përbashkët në NATO./DW

bc/djo/ack (afp, dpa)

Lajmet

BE-ja mbështet Specialen, nuk komenton nismën e PDK-së për ndryshimin e ligjit

Published

on

Bashkimi Evropian nuk ka komentuar nismën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, e cila është dorëzuar në Kuvend.

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Christian Wigand, ka thënë se BE-ja nuk komenton njoftime apo plane të tilla, por ka theksuar se mbështetja e Bashkimit Evropian për Dhomat e Specializuara mbetet e qëndrueshme.

“Gjykata Speciale është institucion i pavarur juridik, që operon brenda sistemit ligjor të Kosovës dhe puna e saj është përkrahur nga BE-ja”, ka deklaruar Wigand në konferencën për media të martën.

Ai ka theksuar se personat e dënuar në shkallën e parë kanë të drejtë të apelojnë aktgjykimet para një paneli të pavarur të Apelit në kuadër të Dhomave të Specializuara.

“Personat e dënuar në shkallën e parë kanë të drejtë ta apelojnë aktgjykimin para gjyqtarëve të pavarur të Apelit. Mbështetja jonë për Dhomat është e qëndrueshme dhe do të vazhdojë”, ka thënë Wigand.

Sipas tij, Dhomat e Specializuara po zhvillojnë procedura gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura, bazuar në parimin e përgjegjësisë individuale.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale dënoi me gjithsej 81 vjet burgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet.

Ndërkohë, PDK-ja synon përmes ndryshimeve ligjore kufizimin e mandatit të Speciales dhe përfshirjen e një mekanizmi ndërkombëtar monitorimi.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se synimi është që rastet që lidhen me krimet e luftës të trajtohen në Kosovë, ndërsa në Hagë të mbeten çështjet e ngritura në raportin e Dick Martyt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Protesta kundër aktgjykimit të Speciales vazhdon për të shtatën ditë

Published

on

By

22:00

Edhe sonte, protesta në Prishtinë kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ka mbledhur mijëra qytetarë.

Në mesin e të pranishmëve pati qytetarë nga vende të ndryshme, të cilët u mblodhën në sheshin “Skënderbeu” për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Gjatë protestës ka performuar këngëtari i njohur Ramë Lahaj, ndërsa para protestuesve ka folur edhe Gentiani, nipi i Rexhep Selimit. Tubimi është shoqëruar me pankarta dhe thirrje për drejtësi.

Protesta e sontme është zhvilluar në vazhdën e tubimeve të organizuara prej disa ditësh në Prishtinë, pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

 

Protestat në Prishtinë kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së vazhdojnë edhe sonte, për të shtatën ditë me radhë.

Qytetarët pritet të mblidhen sërish në sheshin “Skënderbeu”, pas gjashtë netëve radhazi të tubimeve në kryeqytet. Protesta e së hënës ishte e gjashta dhe u zhvillua me pjesëmarrje të madhe qytetarësh.

Tubimet kanë nisur pas aktgjykimit të shpallur më 16 shtator ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa gjatë netëve të kaluara tubimet në Prishtinë janë zhvilluar pa incidente të raportuara.

Protestat janë shoqëruar me pankarta dhe thirrje për drejtësi, ndërsa në mesin e pjesëmarrësve kanë qenë qytetarë nga Kosova dhe diaspora.

D.L

Continue Reading

Lajmet

39 inspektorë dhe mbledhës borxhesh i bashkohen ATK-së

Published

on

By

Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) i janë bashkuar sot 39 punonjës të rinj, 32 inspektorë fillestarë dhe 7 mbledhës të borxheve me qëllim fuqizimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të institucionit.

Gjatë mikpritjes së punonjësve të rinj, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, nënvizoi përgjegjësinë e madhe që ata marrin për të dëshmuar integritet dhe profesionalizëm në shërbim të shtetit dhe tatimpaguesve.

Përzgjedhja e tyre u bë përmes një procesi konkurrues publik ku morën pjesë mbi 1,800 kandidatë në fazat vlerësuese, ndërsa vlerësimi u realizua nga një komision i jashtëm mbi bazën e meritokracisë dhe transparencës. Me këtë rekrutim, ATK synon rritjen e efikasitetit në mbledhjen e detyrimeve tatimore dhe menaxhimin e borxheve. / E.A/

 

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

MINTI intensifikon kontrollet në Prishtinë e Gjilan për mbrojtjen e të drejtës së autorit

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), ka zhvilluar sot një aksion inspektimi në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit për të mbikëqyrur zbatimin e ligjit për të drejtën e autorit.

Fokusi i këtyre kontrolleve ishte te bizneset që ushtrojnë veprimtari të fotokopjimit, riprodhimit dhe shpërndarjes së materialeve të mbrojtura me e drejtë autori. Qëllimi kryesor i aksionit është parandalimi i piraterisë, verifikimi i respektimit të kërkesave ligjore dhe mbrojtja e veprave të autorëve.

Inspektimet janë mbështetur në Ligjin për të Drejtën e Autorit dhe ato do të vazhdojnë edhe në rajone të tjera të Kosovës, duke u bazuar në informacionet dhe ankesat e pranuara nga konsumatorët.

Continue Reading

Të kërkuara