Lajmet

Subway planifikon të hapë rreth 4 mijë dyqane në Kinë

Zgjerimi do të bëhet i mundur nga një marrëveshje që Subway ka nënshkruar me një kompani kineze.

Published

on

Subway po planifikon të shtojë mijëra dyqane të reja sanduiçësh në Kinë, duke rritur gjurmën e saj në vend me më shumë se shtatë herë.

Rrjeti më i madh i sanduiçëve në botë njoftoi se do të hapë pothuajse 4 mijë dyqane të reja në të gjithë Kinën kontinentale gjatë 20 viteve të ardhshme.

Zgjerimi do të bëhet i mundur nga një marrëveshje që Subway ka nënshkruar me një kompani kineze, Shanghai Fu-Rui-Shi Corporate Development (FRS). Në krye të biznesit kinez është emëruar një kryeshef ekzekutiv i ri./UBTNews/

Lajmet

Mediat në Beograd: Rrezikojmë dënimin në prag të ndeshjes me Shqipërinë

Published

on

Federata e Futbollit të Serbisë dhe kombëtarja po presin një dënim të ashpër nga FIFA, për shkak të ngjarjeve në ndeshjen mes serbëve dhe kombëtares së Anglisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Serbia u mund në shtëpi nga Anglia me rezultatin 0:5, dhe golashënues ishin Harry Kane, Noni Madueke, Ezri Konsa, Marc Guehi dhe Marcus Rashford nga pika e penalltisë.

Përveç disfatës në rezultat, kombëtarja serbe dhe Federata Serbe mund të përballen me një problem edhe më të madh, shkruan portali anglez “Sportbybl”.

Arsyeja, sipas mediave britanike, është sjellja e tifozëve, veçanërisht duke qenë se FSS ishte nën një dënim me kusht nga FIFA dhe një pjesë e stadiumit, tribuna jugore, ishte bosh për këtë arsye.

Ndeshja u luajt në një stadium pjesërisht të mbyllur si ndëshkim për thirrjet raciste në ndeshjen e mëparshme kundër Andorrës, ku 15% e kapacitetit ishte bosh.

Federata e Futbollit të Serbisë publikoi një deklaratë para ndeshjes, duke i bërë thirrje tifozëve të silleshin me qytetari, duke shtuar se gjatë pesë viteve të fundit janë gjobitur me mbi 700,000 euro nga FIFA dhe UEFA për shkelje të përsëritura.

Sipas portalit “Sportbybl”, problemi më i madh për FSS do të jenë thirrjet e tifozëve për Kosovën dhe Metohinë. Britanikët shkruajnë:

“Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe tani është një shtet i pavarur pjesërisht i njohur. Megjithatë, Serbia nuk e njeh Kosovën si të pavarur dhe të dyja kombëtaret nuk lejohen të përballen në garat ndërkombëtare”.

Tifozët serbë kritikohen jo vetëm për thirrjet për Kosovën dhe Metohinë, por sipas mediave angleze edhe për “një banderolë provokuese me një hartë të Kosovës të mbuluar me ngjyrat e flamurit serb”.

Për këtë arsye kanë reaguar përfaqësues të SHBA-së, të cilët kanë kërkuar nga FIFA dhe UEFA të marrin masa.

Një tifoz i Kosovës i shkroi llogarisë zyrtare të UEFA-s në rrjetin X, duke shtuar se banderola ishte një akt i papranueshëm që shkel çdo standard sportiv./S.K/EO/Sportbybl/

Continue Reading

Lajmet

Zhvillohen takime në kuadër të dialogut në Bruksel

Published

on

By

Në Bruksel janë dukë u zhvilluar takime në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuara nga i dërguari i posaçëm i BE-së Peter Sorensen.

Sipas burimeve evropiane Sorensen ka takuar sot në takime të ndara kryenegociatorët nga Kosova dhe nga Serbia Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq. Është paralajmëruar se do të ketë edhe takim trepalësh, pra të kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia me prani të emisarit Sorensen.

Takimet në kuadër të dialogut janë bërë shumë të rralla, sidomos duke pasur parasysh situatën politike në Serbi por edhe mosthemelimin e institucioneve të Kosovës me legjitimitet të plotë pas zgjedhjeve parlamentare të shkurtit.

Në këto rrethana, sipas diplomatëve në Bruksel, rrethanat nuk janë të favorshme për ndonjë progres në kuadër të dialogut. Por nga BE-ja kanë vazhduar të bëjnë thirrje që palët të përmbushin të gjitha obligimet e tyre nga procesi i dialogut, se nga kjo varet edhe e ardhmja e tyre evropiane./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria ngjitet e dyta pas fitores me Letoninë

Published

on

Shqipëria ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në Kualifikueset e Botërorit 2026, duke mundur 1-0 Letoninë, në një finale për kuqezinjtë.

Sfida u dominua nga Kombëtarja jonë, me golin që erdhi vetëm në minutën e 25’, pas një realizimi perfekt të Asllanit nga pika e bardhë e penalltisë.

Kuqezinjtë iu afruan disa herë golit të dytë me Bajramin, Manajn e Gjimshitin, por pa gjetur siç duhet kuadratin.

Në minutat e fundit u pa një përgjumje nga ana e kuqezinjve, me letonezët që iu afruan disa herë barazimit, por falë ndërhyrjeve të sakta të Strakoshës dhe Manajt, porta jonë ngeli e paprekur.

Kështu Shqipëria ngjitet në vendin e dytë të Grupit K, kjo edhe falë fitores 0-5 të Anglisë ndaj Servbisë, me kuqezinjtë që i mbyllin ndeshjet e shtatorit në zonën “Play Off”./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Agim Ademi takon dy legjenda të futbollit në Tiranë

Published

on

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një takim me dy legjenda të futbollit botëror, Aljoša Asanović dhe Luís Figo. Takimi u mbajt në Tiranë, në kuadër të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

“Takime të tilla miqësore me legjendat e futbollit janë gjithmonë një rikujtim i gjurmëve të pashlyeshme që ata kanë lënë në historinë e futbollit”, ka shkruar Ademi.

Asanović dhe Figo, që sot shërbejnë si ambasadorë të UEFA-s, u pritën me entuziazëm nga kreu i FFK-së, i cili e cilësoi këtë një moment të veçantë për futbollin kosovar./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara