Lajmet

Studiues, psikologë dhe profesionistë ndërkombëtarë bëhen bashkë në UBT për Konferencën Ndërkombëtare të Psikologjisë 2025

Published

on

UBT organizoi Konferencën Vjetore Ndërkombëtare të Psikologjisë, duke mbledhur ekspertë, studiues dhe profesionistë nga e gjithë bota për të diskutuar mbi risitë, sfidat dhe praktikat më të mira në fushën e shëndetit mendor dhe edukimit psikologjik.

Në këtë ngjarje, pjesëmarrësit kanë mundësinë të ndajnë studime shkencore, projekte praktike dhe analizë të rasteve nga Kosova dhe rajoni, duke theksuar rëndësinë e shëndetit mendor, qasjet inovative psikoterapeutike, dhe ndikimin e faktorëve social dhe familjar në mirëqenien psikologjike.

Fjalë përshëndetëse

Fatbardha Qehaja Osmani & Elona Krasniqi, Koordinatore të Konferencës
Keynote speakers: Eriola Qafzezi & Dorela Kacauni

Sesioni 1 – Psikologjia dhe Shëndeti Mendor

Kryesues: Denis Celcima | Bashkëkryesues: Valdrin Krasniqi

  • Meditation as part of the intervention in alleviating distress in the psychotherapy process of adults – Bilokurova Tetyana & Idrizi Ali
  • The mediating role of executive functions in reading fluency among 8–10-year-old children – Fatbardha Qehaja Osmani & Elma Berisha
  • Imperial Projects and Anti-Balkanization: A Formal Model of Countries’ Conquest and Unification in a Post-Hegemonic World – Ridvan Peshkopia
  • Resilience Among University Students: A Key Factor in Academic Success and Psychological Well-Being – Anita Sadikaj & Eglantina Kraja Bardhi
  • The relationship between lateralization of hemisphere and socio-scholarly competencies in 10-11 year old students – Qufli Osmani & Teuta Idrizi
  • Determinants of mental health and resilience processes in Kosovar individuals: a protocol study – Elona Krasniqi, Naim Fanaj & Sevin Mustafa

Sesioni 2 – Praktika dhe Qasje Inovative Psikoterapeutike

Kryesues: Fatbardha Qehaja Osmani | Bashkëkryesues: Violeta Zefi

  • Innovative Psychotherapeutic Approaches through NeuroSound and MentalTimer: Evidence from Clinical Practice in Kosovo – Dafina Prokshi
  • Victim Protection and Mental Health Inequality in Kosovo – Zana Sopjani
  • Health Behavior in Kosova: Analysis of Influencing Factors and Implications for Public Health – Eronita Parduzi & Emrush Thaqi
  • The Relationship Between Parenting Styles and Self-Esteem – Mirlindë Bilalli & Ermirë Bilalli
  • Cultivating a Safe Psychosocial Climate to Enhance Employee Well-Being in the Energy Sector – Valdrin Krasniqi
  • Burnout and Mental Wellbeing of Mental Health Workforce in Kosovo: A mediation analysis of resilience – Naim Fanaj
  • Domestic Violence and the Mental Health of Children and Adolescents: A Meta-Analysis of Invisible Trauma (2010–2025) – Adelina Ahmeti-Pronaj

Sesioni 3 – Edukimi dhe Zhvillimi i Aftësive Psikologjike

Kryesues: Elona Krasniqi | Bashkëkryesues: Anita Sadikaj

  • Psychostimulation on specific functions of the receptive emotional decoding competence in students aged 10–11 – Teuta Idrizi & Qufli Osmani
  • Socializing Math Equally? Exploring Gendered Assumptions in the Home Learning Environment – Besjanë Krasniqi, Susan Sonnenchein, Michele Stites, Emma Snyder
  • Self-efficacy and academic performance of students – Denis Celcima, Diana Sjediu Shala, Malsore Hetemi
  • The impact of parenting style on adolescents’ developmental assets – Violeta Zefi & Njomza Krasniqi
  • Anxiety among adolescents aged 15–18 in the city of Prizren – Besarta Sadriu & Kosovare Hamiti
  • Victimology as a Path to Understanding Mental Health: Supporting Victims in Kosovo – Zana Sopjani

Sesioni 4 – Shëndeti Mendor dhe Ankthi

Kryesues: Emrush Thaci | Bashkëkryesues: Besarta Sadriu

  • Anxiety as a consequence of bullying adolescents in Albania and Kosovo – Anita Sadikaj & Anora Kroj
  • The unexamined life in the age of anxiety: Philosophical counseling’s distinct utility for contemporary existential crisis – Megi Koçiaj
  • Analysis of indicators of loneliness and their relationship with physical activity levels in Kosovo – Kaltrina Rrafshi, Drenushë Krasniqi, Elona Sopa & Deniz Celcima

Workshop: Reflection on the main findings of the conference – Denis Celcima
Further studies to be explored in the domain of mental wellbeing – Fatbardha Qehaja Osmani & Elona Krasniqi

Konferenca IC–PSY 2025 thekson rëndësinë e shëndetit mendor, edukimit psikologjik dhe qasjeve inovative klinike, duke kontribuar në forcimin e dijes, hulumtimit dhe praktikave të bazuara në prova në Kosovë dhe rajon.

Vendi

Mblidhet Kryesia e Kuvendit: Në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe rezoluta për naftën

Published

on

By

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të koordinuar punët dhe për të caktuar pikat që do të shqyrtohen në seancën e ardhshme plenare.

Sipas procedurës, deputetët fillimisht do të kalojnë nëpër fazën e deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, për të vijuar me vendimmarrje të rëndësishme, raporton Ekonomia online.

Në fokus të kësaj seance pritet të jetë ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare të kredisë me agjencitë zhvillimore franceze e gjermane, që prekin sektorët e energjisë, klimës dhe transportit.

Një tjetër temë me interes publik është edhe propozim-rezoluta për shtrenjtimin e naftës, ku do të diskutohet roli i Qeverisë përballë rritjes së kostos së jetesës.

Gjithashtu, agjenda përfshin zgjedhjen e një anëtari në Këshillin Prokurorial, një rezolutë për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës së fundit, si dhe rregullimin e përbërjes së disa komisioneve parlamentare. /Ekonomia online/

Continue Reading

Aktualitet

Kurti përuron objektin e ATK-së në veri: S’ka më të paprekshëm para ligjit

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot veriun e Mitrovicës, ku mori pjesë në përurimin e objektit të ri të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Gjatë kësaj vizite, kreu i ekzekutivit theksoi se institucionet shtetërore janë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie.

Kurti deklaroi se qeveria po angazhohet për barazi dhe sundim të ligjit, duke u shprehur se situata në atë pjesë të vendit po shkon drejt normalizimit. Sipas tij, ligji tashmë po shërben si një faktor që e bashkon shoqërinë dhe jo që e ndan atë.

“Nuk mund të jepni asnjë shembull ku organet e pushtetit, si Policia e Kosovës apo tani edhe Administrata Tatimore, nuk u shërbejnë të gjithëve njëjtë dhe profesionalisht”, pohoi kryeministri. Ai shtoi se koha e privilegjeve për individë të paprekshëm ka përfunduar dhe se institucionet po dëshmojnë funksionalitet të plotë në çdo cep të territorit./Ekonomia online/

Continue Reading

Vendi

Përvjetori i shndërrimit të Zyrës Amerikane në Ambasadë të SHBA-së në Prishtinë

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka kujtuar një moment historik për marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

Më 8 prill të vitit 2008, misioni diplomatik amerikan në Kosovë ndryshoi zyrtarisht statusin nga Zyra Amerikane në Ambasadë të Shteteve të Bashkuara.

Ky hap pasoi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike që u zyrtarizuan më 18 shkurt 2008, vetëm një ditë pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj.

Përmes këtij njoftimi, ambasada thekson se ky shndërrim ishte hapi i natyrshëm për të pasqyruar marrëdhëniet e reja dhe prezencën e plotë diplomatike të SHBA-së në shtetin më të ri të Evropës.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Shtrenjtohet nafta në Kosovë, përkundër rënies së çmimeve në tregun botëror

Published

on

By

Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar një rritje të lehtë këtë të mërkurë, duke u tregtuar me 1.89 euro për litër, ndërsa benzina mbetet e pandryshuar në 1.46 euro. Edhe gasi ka pësuar rritje, duke arritur në 0.77 euro për litër, sipas shifrave zyrtare nga Ministria e Industrisë.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur tregjet botërore kanë reaguar me rënie të ndjeshme pas armëpushimit dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit.

Çmimi i naftës bruto Brent ra në rreth 94 dollarë për fuçi, si pasojë e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit, e cila ishte bllokuar që nga fillimi i konfliktit në shkurt.

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve, Fadil Berjani, u shpreh se megjithëse armëpushimi ka sjellë një qetësi të përkohshme dhe ka ulur frikën për mungesë furnizimi, stabilizimi i plotë në Kosovë varet nga një marrëveshje afatgjatë. Sipas tij, nëse qetësia diplomatike vazhdon, pritet që çmimet të pësojnë rënie graduale edhe në tregun tonë.

Continue Reading

Të kërkuara