Lajmet nga UBT

Studio në Juridik në UBT – përfito nga mundësia për praktikë dhe punë në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe institucione të tjera

Publikuar

Nëse dëshiron të zhvillohesh si një profesionist i suksesshëm në fushën e drejtësisë, programi Juridik në UBT është zgjedhja ideale për ty. Ky program ofron jo vetëm njohuri të thelluara teorike dhe praktike në fushat kryesore të drejtësisë, por edhe mundësi për praktikë profesionale në institucione të rëndësishme si Gjykata Themelore në Prishtinë, Prokuroria, Avokatura e Shtetit dhe organizata të tjera të sektorit publik dhe privat.

Gjatë studimeve, studentët kanë mundësinë të përfshihen në raste reale, të ndjekin procese gjyqësore dhe të punojnë me profesionistë të kualifikuar, duke fituar përvojë të vlefshme që do t’i përgatisë për sfidat e karrierës së tyre të ardhshme. Praktikat profesionale të ofruara nga UBT janë një ndër avantazhet kryesore të këtij programi, që ndihmojnë studentët të lidhen me tregun e punës dhe të sigurojnë punësim të qëndrueshëm menjëherë pas përfundimit të studimeve.

Mos e humb këtë mundësi të artë për të ndërtuar karrierën tënde në drejtësi me një edukim cilësor dhe një përvojë profesionale që bën diferencën.

Lajmet nga UBT

UBT organizoi takim pune me ekspertin e deleguar nga BE për njohjen e kualifikimeve profesionale të arkitektëve nga Kosova

Publikuar

nga

Në kuadër të procesit të njohjes së kualifikimeve profesionale dhe licencimit të arkitektëve nga Kosova në Bashkimin Evropian, UBT organizoi një takim të rëndësishëm pune me Prof. Dubravko Bačić, ekspert i deleguar nga BE dhe profesor në Universitetin e Zagrebit. Ky takim kishte si synim të kontribuojë në avancimin e njohjes së kualifikimeve profesionale të arkitektëve kosovarë në tregun evropian.

Takimi i parë u zhvillua me pjesëmarrjen e strukturave udhëheqëse të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Dekanen e Fakultetit të Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, si dhe përfaqësues të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës. Në këtë takim u diskutua rreth cilësisë së programeve të studimeve të arkitekturës në Kosovë dhe lidhjes së tyre me tregun e brendshëm dhe të jashtëm të punës për arkitektët, si dhe procesit të licencimit.

Takimi i dytë, i karakterit bilateral, u mbajt mes Prof. Dubravko Bačić dhe Dekanit të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Prof. Binak Beqaj. Në këtë takim u diskutua rreth zhvillimeve dhe sukseseve të Fakultetit të Arkitekturës në UBT, si dhe mundësive të bashkëpunimit mes UBT-së dhe Universitetit të Zagrebit, duke përfshirë fakultetet e arkitekturës të të dy institucioneve.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

UBT merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar në Selanik – shkëmbime idesh dhe mundësish për bashkëpunime ndërkombëtare

Publikuar

nga

Me ftesën e ITP-së dhe mbështetje nga GIZ-i Gjerman, UBT po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar në Selanik të Greqisë.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Drejtori për Zhvillim dhe Edukim Profesional në UBT, Besnik Skenderi, kanë zhvilluar shumë takime me përfaqësues nga kompani, universitete dhe organizata gjermane, greke dhe ndërkombëtare.

Gjatë këtyre takimeve është shprehur një interes i ndërsjellë për bashkëpunim, veçanërisht në fushat e IT-së, shëndetësisë, energjisë, automatizimit dhe mjedisit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

UBT forcon partneritetin ndërkombëtar me Vector Robotics nga Italia për zgjerimin dhe avancimin e teknologjisë së dronëve në Ballkanin Perëndimor

Publikuar

nga

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe udhëheqësi i Vector Robotics nga Italia, Andrea Beggio, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për zgjerimin dhe avancimin e teknologjisë së dronëve në Ballkanin Perëndimor.

Qëllimi kryesor i këtij bashkëpunimi është përmirësimi i kapaciteteve teknologjike dhe infrastrukturës për përdorimin e dronëve në sektorë të ndryshëm, përfshirë mbikëqyrjen, sigurimin dhe menaxhimin e resurseve.

Duke u fokusuar në avancimin e teknologjisë dhe aplikimeve të saj, kjo marrëveshje do të përmirësojë efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve në Ballkanin Perëndimor, si dhe të kontribuojë në rritjen e inovacionit dhe konkurrencës në këtë sektor.

Gjatë qëndrimit të tij në Itali, Rektori Hajrizi ka zhvilluar takime me partner të rëndësishëm nga Evropa dhe rajoni duke përfshirë Rektorin e Universitetit të Salentos, Prof. Fabio Pollice.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Profesorët e UBT-së prezantojnë punime në fushat e inovacionit energjetik dhe teknologjik në konferencën ndërkombëtare ICONST EST

Publikuar

nga

Në konferencën ndërkombëtare ICONST EST, e mbajtur në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, morën pjesë profesorët e UBT-së. Prof. Vehbi Sofiu udhëhoqi një prej sesioneve kryesore të konferencës, ndërsa Prof. Armend Ymeri dhe Prof. Nexhmi Krasniqi prezantuan punime shkencore në fusha me rëndësi të madhe për zhvillimin teknologjik dhe energjetik.

Punimet e prezantuara nga profesorët përfshinin tema të rëndësishme si tranzicioni i energjisë inteligjente (“Smart Energy Transition”), vlerësimi i kapacitetit të sistemeve fotovoltaike për një sistem ujitjeje të vetëqëndrueshëm në Kosovë, dhe modelimi efektiv i transformimeve Laplace për kontrollin e frekuencës në sistemet teknike.

Këto punime theksojnë përkushtimin e UBT-së për të sjellë inovacione dhe zgjidhje të reja në sektorët kyç të teknologjisë dhe energjisë, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës dhe më gjerë.

Konferenca ICONST EST mblodhi akademikë dhe studiues nga vende të ndryshme, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e njohurive dhe ideve rreth zhvillimeve të fundit teknologjike dhe shkencore./UBTNews/ 

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara