Lajmet nga UBT

Studio master në Fakultetin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT

UBT ofron studime cilësore me infrastrukturë moderne e laboratorë të sofistikuar.

Published

on

UBT ofron programin e nivelit master, Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, si prijës në ndërtimin e kompetencave që arrijnë dhe tejkalojnë nevojat aktuale të shoqërisë.

Përmes këtij programi, UBT ofron studime cilësore me infrastrukturë moderne e laboratorë të sofistikuar, që iu mundësojnë studentëve të këtij programi kompletimin e formimit të tyre në fushat e arkitekturës, inxhinierisë, dizajnit të enterierit, dizajnit urban dhe restaurimit.

Diploma e njohur ndërkombëtarisht është garancë se UBT është një institucion që studentëve u ofron përspektivë të madhe përtej Kosovës dhe rajonit, duke i shndërruar ata në profesionistë dhe ekspertë të fushës së arkitekturës dhe planifikimit hapësinor.

Me aktivitete të shumta që organizohen në kuadër të Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, duke përfshirë: konferenca, debate publike, projekte, ekspozita, akademi verore, vizita studimore, e internship, studentëve të këtij programi u jepet hapësira e nevojshme për t’u bërë më të mirët e kësaj fushe.

lajme

Një dashuri e shkruar në letra dhe e ruajtur nga historia

Published

on

By

Në Reporting House, në Prishtinë, ekspozita “Një mur na ndan ” sjell para vizitorëve një histori të veçantë dashurie, përkushtimi dhe idealizmi përmes mbi 50 letrave të shkëmbyera ndërmjet çiftit të UÇK-së, Xhevë Krasniqi-Lladrovci dhe Fehmi Lladrovci, si dhe eksponateve të tjera që dokumentojnë rrugëtimin e tyre. Letrat u shkruan kryesisht gjatë kohës kur Fehmiu vuante dënimin si i burgosur politik në burgun e Stara Gradishkës në Kroaci.

Përmes fjalëve të shkruara, Xheva dhe Fehmiu ndanin mallin, emocionet dhe ëndrrat për një jetë të përbashkët, pavarësisht largësisë që i ndante. Letrat, të zbukuruara me lule të vizatuara, shkronja të shkruara me ngjyra kuqezi, poezi dhe prozë, dëshmojnë jo vetëm dashurinë e tyre të thellë, por edhe formimin intelektual, bindjet dhe përkushtimin ndaj Kosovës.

Ato pasqyrojnë dy njerëz që, krahas lidhjes personale, i bashkonte edhe ideali për lirinë e vendit. Një element i veçantë i ekspozitës është edhe kostumi i kuq i Xhevës, të cilin ajo e veshi kur u vendos në familjen Lladrovci në Gllanasellë të Drenasit, pas vendimit për ta pritur Fehmiun gjatë viteve të burgimit.

Kjo veshje shënon një moment të rëndësishëm të jetës së tyre dhe e lidh historinë personale të çiftit me rrugëtimin e tyre atdhetar. Përveç letrave dhe veshjes, ekspozita përfshin edhe eksponate të tjera, ndër to intervistën e Fehmi Lladrovcit të vitit 1998 dhe pamje të burgut ku ai kaloi pesë vjet. Së bashku, këto materiale sjellin një dimension më njerëzor të historisë, duke zbuluar ndjenjat, mendimet dhe përvojat e dy figurave që shpesh kujtohen vetëm përmes rolit të tyre në luftën çlirimtare.

Xhevë Krasniqi-Lladrovci dhe Fehmi Lladrovci u vranë më 22 shtator 1998, gjatë luftës në Kosovë. Sot, përmes letrave të tyre të ruajtura dhe të ekspozuara në Reporting House, historia e tyre vazhdon të rrëfehet, duke ndërthurur dashurinë personale me idealet dhe përkushtimin ndaj vendit.

Ekspozita “Një mur na ndan” na kujton se pas figurave historike qëndrojnë njerëz me ndjenja, shpresa dhe ëndrra.

Letërkëmbimi i Xhevës dhe Fehmiut mbetet një dëshmi e rrallë e një dashurie që i rezistoi ndarjes, kohës dhe rrethanave të vështira, si dhe e një lidhjeje të ndërtuar mbi barazinë, besimin dhe idealet e përbashkëta.

(Autore: Adile Muli, studente e vitit të dytë në Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT)

Continue Reading

Lajmet

Projekti fitues i studentes së UBT-së merr jetë në “Tirana School Mural Fest”

Published

on

By

Studentja e vitit të dytë në programin e Dizajnit të Modës në UBT, Erza Fejza, ka shënuar një sukses të rëndësishëm krijues, pasi projekti i saj është përzgjedhur fitues në konkursin “Tirana School Mural Fest” dhe tashmë është realizuar në fasadën e Gjimnazit “Bedri Lagami” në Tiranë.

Konkursi, me temën “Ngjyrat dhe simbolet e traditës etnografike shqiptare”, u ka dhënë mundësi të rinjve të interpretojnë trashëgiminë kulturore shqiptare përmes një gjuhe artistike bashkëkohore, të frymëzuar nga ngjyrat, motivet dhe ornamentet e veshjeve popullore dhe tekstileve tradicionale shqiptare.

Pas përzgjedhjes si projekt fitues dhe përshtatjes grafike sipas kërkesave specifike të artit mural, ideja kreative e Erzës u realizua nga artistët profesionistë të Bashkisë së Tiranës. Përzgjedhja e projektit fitues u konfirmua nga Helidon Gjergji, drejtor artistik i festivalit.

Tashmë, murali është bërë pjesë e mjedisit shkollor dhe e përditshmërisë së nxënësve, duke sjellë një interpretim artistik të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe duke dëshmuar se krijimtaria e të rinjve mund të shndërrohet në vepra me ndikim të drejtpërdrejtë në hapësirat publike.

Kjo arritje dëshmon potencialin krijues të studentëve të UBT-së dhe rëndësinë e ndërthurjes së edukimit artistik me projekte praktike që lidhin artin, identitetin kulturor dhe komunitetin.

Continue Reading

lajme

UBT kontribuon në zhvillimin e programit të përbashkët ndërkombëtar Master në Siguri Kibernetike dhe Forenzikë Digjitale

Published

on

By

UBT vazhdon të dëshmojë ekspertizën dhe rolin e tij të rëndësishëm në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe në zhvillimin e programeve inovative akademike.

Në kuadër të projekteve Erasmus+, Drejtori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte në UBT, Prof. Dr. Bekim Marmullaku, dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Prof. Dr. Besnik Qehaja, morën pjesë në një punëtori ndërkombëtare të organizuar në Universitetin Teknik të Sofjes, në Bullgari, së bashku me përfaqësues të universiteteve partnere.

Punëtoria u fokusua në zhvillimin e një programi të përbashkët ndërkombëtar të studimeve Master në Siguri Kibernetike dhe Forenzikë Digjitale (Cybersecurity and Digital Forensics). Gjatë saj u trajtuan struktura e programit, harmonizimi i kurrikulave dhe përcaktimi i kompetencave profesionale, në përputhje me standardet evropiane dhe kërkesat e tregut të punës.

Përmes angazhimit aktiv dhe ekspertizës së përfaqësuesve të tij, UBT rikonfirmoi rolin e tij si partner i besueshëm në iniciativat akademike ndërkombëtare, duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit ndëruniversitar, avancimin e ndërkombëtarizimit dhe krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik.

Continue Reading

Lajmet

Studentët e Media dhe Komunikimit në UBT realizojnë vizitë studimore në Reporting House

Published

on

By

Studentët e të tri viteve të programit Media dhe Komunikim në UBT realizuan një vizitë studimore në Reporting House, ku vizituan ekspozitën që dokumenton historinë e Kosovës përmes gazetarisë, fotografisë, videove, dëshmive personale dhe artit bashkëkohor.

Përmes materialeve të ekspozuara, që pasqyrojnë ngjarjet nga represioni politik dhe rezistenca paqësore deri te lufta e viteve 1998–1999, dëbimi dhe kthimi i refugjatëve, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me rolin e gazetarëve në dokumentimin e historisë dhe me sfidat e profesionit në rrethana të jashtëzakonshme.

Studentët u shoqëruan nga Prof. Dr. Gjylije Rexha, asistentët: Jehona Kapllani Ilazi, Edona Sulejmani dhe Driton Hyseni, si dhe gazetarja e UBTNews, Ernesa Aliu.

Për studentët e Media dhe Komunikimit, kjo vizitë përbënte një mundësi të rëndësishme për ta lidhur njohurinë teorike me përvojat dhe dëshmitë konkrete të profesionit. Ajo shërbeu gjithashtu si një reflektim mbi përgjegjësinë e gazetarit, rëndësinë e lirisë së medias dhe rolin e informimit të saktë, veçanërisht në situata kur puna e gazetarëve bëhet më sfiduese dhe më e rrezikshme.

Përveç materialeve që dokumentojnë historinë e gazetarisë dhe të Kosovës, Reporting House përmban edhe punime artistike nga artistë të vendeve të ndryshme, duke ndërthurur gazetarinë, historinë dhe artin në një hapësirë të veçantë edukative dhe kulturore.

 

(Punuan: Eliza Hoti, Adile Muli, Julida Rexhbeqaj, Arbereta Sada, studente të vitit të dytë në Fakultetin Media dhe Komunikim)

Continue Reading

Të kërkuara