Lajmet nga UBT

Studio Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT

Studentët e këtij programi do të kenë mundësi që të aftësohen në disa fusha përbrenda programit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë.

Published

on

Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT është një nga fakultetet më të mëdha në shkallë vendi dhe më gjerë, i pozicionuar fuqishëm në rangun e fakulteteve homologe rajonale dhe evropiane.

Bazuar në standarde dhe modele të shkollimit me vlera evropiane, ky program studimi është i cilësuar si djep i dijes dhe shkencës, me staf akademik të kualifikuar, infrastrukturë dhe laboratorë që garantojnë zhvillim të punës kërkimore shkencore dhe inovative në fushën e inxhinierisë së ndërtimit dhe infrastrukturës.

Studentët e këtij programi do të kenë mundësi që të aftësohen në disa fusha përbrenda programit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë, duke u profesionalizuar në zhvillimin e integruar dhe të qëndrueshëm në nivel vendi dhe më gjerë, falë modeleve dhe standardeve më të larta ndërkombëtare të mësimnxënies.

Mbi 98% e studentëve të këtij programi janë punësuar në sektorë të ndryshëm të ndërtimtarisë brenda dhe jashtë Kosovës, dhe e veçanta e gjithë programit është se diploma e UBT-së ka vlerë të barabartë dhe është e pranuar në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë.

Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi vizitoi Panairin Ndërkombëtar të Farmacisë dhe Kozmetikës “Cosmofarma Exhibition” në Bolonja

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka vizituar panairin ndërkombëtar “Cosmofarma Exhibition” që u mbajt në Bolonja të Italisë – një nga ngjarjet më të rëndësishme në Evropë në fushën e farmacisë, kozmetikës dhe mirëqenies.

Ky panair shërben si platformë për prezantimin e risive dhe praktikave më të avancuara në kujdesin farmaceutik dhe estetik, me fokus në shëndetin holistik të qytetarëve.

Pjesëmarrja e UBT-së në këtë aktivitet prestigjioz është dëshmi e angazhimit të saj për të qëndruar në hap me zhvillimet globale dhe për të promovuar standardet më të larta akademike e shkencore, sidomos në Fakultetin e Farmacisë, por edhe në njësitë tjera brenda ekosistemit inovativ të UBT-së.

Gjatë vizitës, Rektori Hajrizi zhvilloi takime me përfaqësues të kompanive farmaceutike dhe kozmetike, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në fushat e teknologjisë farmaceutike, kërkimit shkencor dhe zhvillimit të produkteve të reja.

UBT tashmë ka ndërtuar eksperiencë të konsiderueshme në sektorin e farmacisë dhe shëndetësisë, jo vetëm në arsimim, por edhe përmes prodhimeve të veta, me synimin për të zgjeruar më tej bashkëpunimet ndërkombëtare në këtë fushë me ndikim të madh shoqëror.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT në krye të fuqizimit të vajzave në ICT

Published

on

By

Në një epokë ku teknologjia po e dikton ritmin e zhvillimit global, mijëra vajza dhe gra në Kosovë dhe më gjerë kanë zgjedhur që rrugëtimin e tyre profesional ta ndërtojnë në UBT – institucionin lider të arsimit në vend, i njohur për standardet e tij të larta akademike dhe inovacionin në fusha kyçe si teknologjia informative, shkencat kompjuterike dhe inxhinieria.

Me një ekosistem arsimor që fillon nga arsimi fillor dhe shtrihet deri në nivelet më të avancuara të studimeve bachelor dhe master, UBT ka krijuar hapësirë të barabartë për të gjithë, duke u bërë kështu një model i fuqizimit të grave dhe vajzave në fushat që tradicionalisht kanë qenë të dominuara nga burrat.

Mbi 2,500 vajza dhe gra kanë zgjedhur UBT-në për studime në ICT, një numër që sa vjen e rritet, duke reflektuar jo vetëm një ndryshim kulturor, por edhe besimin që UBT i jep potencialit dhe talentit të gjinisë femërore në këtë sektor strategjik.

Në zemër të këtij vizioni qëndron Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i cili thekson se:

“Çfarë na motivon dhe na bën krenar është rritja e vazhdueshme e numrit të studenteve në sektorin e ICT-së. Ne besojmë se vajzat dhe gratë do të jenë lideret e inovacionit të së ardhmes. UBT u ofron mbështetje të plotë për të qenë jo vetëm të përgatitura për tregun vendor, por edhe për atë ndërkombëtar – për të konkurruar, për të udhëhequr dhe për të frymëzuar”.

Ky angazhim nuk është vetëm teorik: UBT ofron bursa studimi, praktika profesionale, akses në laboratorë të teknologjisë së avancuar, si dhe mentoring të dedikuar, për t’i mbështetur studentet në çdo hap të rrugëtimit të tyre akademik e profesional.

Përmes Gjimnazit TIK, vajzat kanë mundësi të fillojnë herët me përgatitjen e tyre për një karrierë në teknologji. Më pas, ato mund të vazhdojnë studimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë – shkollën më të madhe të teknologjisë në vend – apo në programe si Sistemet e Informacionit dhe Menaxhim i Mekatronikës.

UBT është më shumë se një universitet – është një platformë për fuqizim, inovacion dhe përfaqësim. Në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në ICT, por edhe çdo ditë të vitit, UBT promovon rolin e grave në teknologji përmes aktiviteteve, kampanjave vetëdijesuese dhe projekteve që synojnë ndryshimin afatgjatë.

Sot, qindra vajza dhe gra të diplomuara nga UBT janë në pozita udhëheqëse në kompani të teknologjisë, kanë nisur biznese të suksesshme, janë pjesë e institucioneve vendore e ndërkombëtare, si dhe kontribuojnë në zhvillimin e komunitetit përmes njohurive dhe përvojës së tyre.

Kjo nuk është vetëm histori suksesi, por një transformim i vazhdueshëm që UBT po e udhëheq me përkushtim. Me synimin që Kosova të ketë më shumë shkencëtare, programere, inxhiniere dhe udhëheqëse teknologjike, UBT do të vazhdojë të jetë një dritare mundësish për vajzat dhe gratë që ëndërrojnë më shumë dhe që synojnë të arrijnë gjithçka.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi takohet me Alessandro Alberanin, ish-presidentin e Interportos dhe Acer-it

Published

on

By

Në vijim të qëndrimit të tij në Bolonjë, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, është takuar me ish-presidentin e Interportos dhe Acer-it, Dr. Alessandro Alberani – një nga portet më strategjike për tregtinë dhe transportin në rajon.

Gjatë këtij takimi u diskutuan mënyrat e bashkëpunimit në fushat e logjistikës, inxhinierisë së infrastrukturës, menaxhimit të transportit dhe zhvillimit të qëndrueshëm urban dhe industrial – fusha këto të cilat janë të përfaqësuara në UBT përmes departamenteve si: Inxhinieria e Ndërtimit, Infrastruktura, Planifikimi Hapësinor, dhe të tjera.

UBT synon që përmes këtyre lidhjeve të forcojë komponentën praktike të studimeve, duke sjellë përvojat e Portit të Bolonjës si model për zhvillimin e logjistikës së avancuar dhe portit të thatë të Kosovës.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi në takim me kontabilistin e njohur arbëresh, Luigi Laffusa

Published

on

By

Gjatë qëndrimit të tij zyrtar në Itali, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Luigi Laffusa, kontabilist dhe ekspert financiar me prejardhje arbëreshe, i cili menaxhon aspektet kontabël dhe financiare për qindra kompani të njohura në tregun italian dhe më gjerë.

Gjatë këtij takimi, Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë e ndërlidhjes së institucioneve arsimore me rrjetin ndërkombëtar të profesionistëve financiarë, si një mundësi për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të ofruar mbështetje për të rinjtë shqiptarë në procesin e tyre të zhvillimit profesional dhe integrimit në tregun evropian të punës.

Luigi Laffusa, një arbëresh i përkushtuar dhe i suksesshëm në fushën e tij në Itali, është gjithashtu anëtar aktiv i Shoqatës së diasporës shqiptare dhe arbëreshe “Korabi”, duke dhënë kontribut të çmuar në ruajtjen e identitetit dhe përforcimin e lidhjeve mes diasporës dhe atdheut.

Continue Reading

Të kërkuara