Lajmet nga UBT

Studio Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT

Studio në UBT!

Published

on

Nëse iu ka shkuar mendja ndonjëherë të studioni në një program unik që ka bërë ndërlidhjen e agrikulturës me mjedisin, atëherë atë mund ta bëni duke studiuar në UBT dhe mendimet tuaja t’i bëni realitet.

Është koha që të studioni në njërin prej programeve që ofron ndërlidhjen e parimeve shkencore me aplikimin e tyre në teknologjinë e prodhimit të produkteve bujqësore, atë të Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT.

Në këtë program studimi, përveçse do të mësoni me profesionistët më të mirë, ju do të aftësoheni në mirëmbajtjen, përmirësimin e cilësisë dhe sigurimin e prodhimit dhe mjedisit, në ambientet më inovative që posedon UBT.

Laboratorët më të sofistikuar që ka vendi nga fusha e agrikulturës si dhe ekspertët më të mirë që vijnë nga kjo fushë do të jenë në dispozicionin tuaj dhe në çdo hap që hedhni në këtë rrugëtim akademik.

Aktualitet

UBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025

Published

on

UBT ka bërë hapjen e thirrjes për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025 (IC-LAC), e cila këtë vit organizohet në kuadër të Konferencës së 14-të Ndërkombëtare të UBT-së për Biznes, Teknologji dhe Inovacion.

Ky aktivitet shkencor do të bashkojë studiues, akademikë, studentë të cikleve të avancuara, doktorantë, ekspertë të fushës dhe profesionistë të arsimit nga vende të ndryshme të botës, me synim shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe praktikave më të mira mbi gjuhën, kulturën dhe ndërthurjen e tyre në sistemet bashkëkohore arsimore.

Tema kryesore e këtij edicioni është: “Ndërtimi i sistemeve arsimore reziliente për një të ardhme të qëndrueshme.”

Datat kryesore:

  • Dorëzimi i abstrakteve: 10 tetor 2025
  • Njoftimi i pranimit & rishikimi shkencor: 17 tetor 2025
  • Regjistrimi i hershëm: deri më 17 tetor 2025
  • Regjistrimi i vonuar: deri më 20 tetor 2025
  • Dorëzimi i punimit të plotë: 14 nëntor 2025

Qëllimet dhe objektivat

Konferenca IC-LAC synon të hapë një hapësirë të gjërë diskutimi mbi rolin e gjuhës dhe kulturës në shoqëritë moderne, duke nxitur qasje multidisiplinare për edukimin dhe komunikimin ndërkulturor.

Fushat e diskutimit përfshijnë:

  • Gjuha dhe kultura në arsim
  • Përdorimi i teknologjisë në mësimdhënie dhe të nxënë
  • Komunikimi ndërkulturor dhe shumëgjuhësia
  • Praktikat e qëndrueshme në edukimin gjuhësor
  • Inteligjenca artificiale dhe ndikimi i saj në të nxënit e gjuhëve
  • Përkthimi, interpretimi dhe komunikimi global
  • Rezilienca arsimore dhe dizajnimi i kurrikulave

Dorëzimi i punimeve

Punimet e paraqitura duhet të jenë origjinale, të papublikuara më parë dhe të mos jenë në proces shqyrtimi në konferenca të tjera. Gjatësia maksimale e një punimi është 6 faqe. Punimet që nuk respektojnë kriteret e formatimit nuk do të merren në konsideratë.

Organizatorët ftojnë të gjithë të interesuarit që të kontribuojnë me hulumtimet e tyre shkencore dhe praktikat profesionale, duke u bërë pjesë e një platforme ndërkombëtare shkëmbimi idesh që synon të forcojë lidhjen mes gjuhës, kulturës dhe arsimit për një të ardhme më të qëndrueshme.

Continue Reading

Aktualitet

UBT prezanton modelin e parë Digital Twin të Kampusit Smart City në aktivitetin përmbyllës të projektit Evropian IoT-ECO në Sofia

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, së bashku me Prof. Dr. Besnik Qehaja, dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, dhe ekipin e UBT-së, po marrin pjesë në aktivitetin përmbyllës të projektit IoT-ECO, pjesë e programit Erasmus-LS, ERASMUS-EDU-2022-CBHE, i cili po mbahet në Technical University of Sofia, në Bullgari.

Ky projekt ndërkombëtar synon zhvillimin e modeleve inovative për Internet of Things (IoT) në fushën e ekonomisë së gjelbër, duke bashkuar ekspertë dhe akademikë nga universitete të ndryshme të rajonit dhe Evropës.

Në këtë aktivitet u prezantua modeli i parë real i Digital Twin Smart City Kampus në UBT, një inovacion unik i zhvilluar mbi infrastrukturën Smart City dhe teknologjitë e avancuara nga ekipi i UBT-së. Ky model digjital funksionon si një pasqyrim virtual i kampusit dhe qytetit, duke mundësuar ndërveprim në kohë reale.

Kjo teknologji rrit ndërveprimin dhe aftësinë për të reaguar shpejt ndaj situatave, si dhe kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës, efikasitetit dhe sigurisë.

Rektori Hajrizi prezantoi gjithashtu UBT Hub, duke theksuar kontributin dhe avancimet e universitetit në integrimin e IoT në mjedisin akademik dhe industrial. Ai diskutoi rëndësinë e zhvillimit të infrastrukturës digjitale dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare për fuqizimin e inovacionit dhe edukimit teknologjik në Kosovë, me theks të veçantë te modelet inovative që janë zhvilluar dhe implementuar në fushat e IoT, inteligjencës artificiale, smart cities, smart education, mjekësisë, etj.

Programi i ngjarjes përfshin prezantime mbi modelet virtuale të IoT, integrimin me cloud, aplikimet praktike në industri, si dhe sfidat e sigurisë kibernetike në rrjetet moderne inteligjente. Përveç pjesës akademike, aktiviteti ofron edhe vizita kulturore dhe ture në Sofia, duke krijuar hapësirë për shkëmbim përvojash dhe rrjetëzim ndërkombëtar.

Continue Reading

Aktualitet

Në UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj

Published

on

Ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj, student në nivelin Master në Fakultetin e Politikave Publike dhe Menaxhimit në UBT, mbrojti me sukses tezën e tij me temë: “Rëndësia e regjimenteve të këmbësorisë në Forcën e Sigurisë së Kosovës – Një perspektivë strukturore: studim krahasimor (FSK, Ushtria Amerikane dhe NATO)”.

Ky punim, i cili u realizua me përkushtim të madh, i siguroi Major Musajt diplomën dhe gradën shkencore “Master në Politika Publike dhe Menaxhim”.

Komisioni vlerësues, i përbërë nga Prof. Dr. Hajdi Xhixha (kryetare), Prof. Dr. Arian Kadriu (anëtar) dhe Prof. Dr. Bahri Gashi (mentor), e vlerësuan këtë hulumtim si të parë në format dhe strukturën e tij në këtë fushë, duke e konsideruar si një punim serioz shkencor dhe mjaft kompleks.

Prezantimi i të gjeturave, argumentimi dhe krahasimi i hipotezave u vlerësuan me performancë të lartë akademike dhe notë maksimale, duke reflektuar një strukturë të qartë operacionale ushtarake dhe qasje profesionale në trajtimin e temës.

Major Vilson Musaj, i cili u gradua në këtë gradë më 1 korrik 2025, është emëruar Oficer për Bashkëpunim me ODC dhe Iowa (Office for Defense Cooperation – Zyra për Bashkëpunim të Mbrojtjes në Ambasadën Amerikane) në Departamentin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro-Atlantike në Ministrinë e Mbrojtjes. Ai vazhdon të shërbejë aktualisht në këtë departament të rëndësishëm, duke kontribuar në zhvillimin dhe integrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.


Continue Reading

Aktualitet

Policia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT

Published

on

UBT po ofron bursë 20 për qind në nivelin Master në programet Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë, për të gjithë kandidatët nga Akademia e Policisë, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Shërbyesit Civilë.

Programi Master në Shkenca Politike ofron një mjedis akademik të avancuar, të orientuar drejt kërkimit shkencor dhe zhvillimit të mendimit kritik. Studentët pajisen me njohuri dhe aftësi për të adresuar sfidat politike në nivel lokal dhe ndërkombëtar, për të kontribuar në zhvillimin demokratik dhe për të ndikuar në politikëbërjen moderne. Ky program përgatit ekspertë, mendimtarë dhe liderë të rinj që promovojnë qeverisje efektive dhe procese demokratike.

Ndërkaq, programi Master në Studime të Sigurisë është i konceptuar për të përgatitur profesionistë të aftë të përballen me sfidat e sigurisë në kontekste kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai trajton tema bashkëkohore si siguria kibernetike, kërcënimet hibride, terrorizmi, migrimi, gjeopolitika dhe siguria energjetike. Studentët zhvillojnë aftësi analitike dhe praktike për të krijuar strategji efikase në fushën e sigurisë dhe për të kontribuar në stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e shoqërisë.

Të dy programet ofrojnë orare fleksibile, qasje praktike, staf akademik me eksperiencë ndërkombëtare dhe mundësi për mobilitete studimore në universitete partnere në Evropë dhe më gjerë.

UBT thekson se qëllimi i këtyre programeve është të fuqizojnë kapacitetet akademike dhe profesionale të studentëve, duke i pajisur ata me njohuri multidisiplinare që tejkalojnë standardet e industrisë dhe i përgatisin për karrierë ndërkombëtare, punësim në institucione vendore dhe globale, si dhe për vazhdim studimesh në nivel doktorature.

APLIKO TANI ONLINE për të përfituar bursën 20 për qind dhe për të qenë pjesë e gjeneratës së re të ekspertëve të politikës dhe sigurisë në Kosovë.

Continue Reading

Të kërkuara