Kuriozitete

Studimi: Ndiheni gjithmonë të lodhur – fajtorë për këtë mund të jenë orenditë shtëpiake!

Published

on

Një në tetë persona raportojnë te mjeku se ndihen “të lodhur gjatë gjithë kohës”, mund të ketë një shkaktar befasues, kanë zbuluar ekspertët.

Ka gjithnjë prova që dizajni i brendshëm i shtëpisë suaj dhe madje përzgjedhja e mobiljeve mund të jenë fajtore. Fenomeni njihet edhe me emrin sindroma e ndërtesës së sëmurë, ku një sërë simptomash, nga lodhja deri te hundët që rrjedhin, shkaktohen nga qëndrimi në një ambient të caktuar.

Probleme tjera që lidhen me këtë sindromë përfshijnë: sy të thatë, dhimbje koke dhe fyt të irrituar, që përmirësohen sapo personi largohet nga ambienti.

Ventilimi i dobët, ndotësit në ajër që çlirohen nga tapetet, mobiljet dhe produktet e pastrimit — myku ose lagështia, ndriçimi ose ngrohja e pamjaftueshme janë të gjithë faktorë të mundshëm. Organizimi i keq i hapësirës, ambientet e rrëmuja shkaktojnë stres psikologjik, duke çuar në simptomat e përmendura.

Kjo sindromë zakonisht prek ata që punojnë në zyra me plan të hapur, por shkencëtarët tani paralajmërojnë se edhe vetë shtëpia juaj mund të kontribuojë.

Tani, ekspertët kanë identifikuar pse mobiliet e vjetra, ndriçimi dhe madje qirinjtë aromatikë mund të ndikojnë në nivelin tuaj të energjisë.

Hiqni dorë nga ndriçimi i fortë nga tavani

Ndriçimi “e vendos atmosferën” e mund të ketë ndikim të fuqishëm në mënyrën se si ndiheni. Dritat nga tavani veçanërisht ato fluoreshente me ton të ftohtë — mund të jenë të rënda për sytë dhe rraskapitëse me kalimin e kohës.

Shumica e dritave LED lëshojnë dritë blu, që megjithëse janë miqësore me mjedisin, krijojnë kontraste dhe hije të mprehta, që mund të lodhin shikimin.

Kjo lloj drite mund t’i dërgojë trupit sinjale se është koha për të qëndruar zgjuar, duke prishur ritmin natyral të qetësimit dhe duke kontribuar në lodhje fizike dhe mendore. Një studim nga Universiteti Harvard krahasoi efektet e 6.5 orëve ekspozim ndaj dritës blu kundrejt asaj jeshile.

Ata zbuluan se drita blu shtypte prodhimin e hormonit melatoninë dyfish më shumë se drita jeshile, melatonina është hormon që prodhohet në trup e luan rol kyç në rregullimin e ciklit gjumë-zgjim. Instaloni ndriçues me rregullues intensiteti ose të përdorni llamba për të krijuar ambient më të ngrohtë.

Kujdes me dyshekun e vjetër

Një dyshek i vjetër apo jo mbështetës mund të dëmtojë trupin tuaj pa u kuptuar. Mund të mendoni se po flini mirë natën, por nëse përdridheni shpesh ose zgjoheni të ngurtësuar, trupi nuk po rigjenerohet siç duhet, duke ju lënë të lodhur.

Kompania Simba thotë: “Pa mbështetjen e duhur, mund të keni vështirësi për të fjetur dhe dysheku mund të shkaktojë dhimbje në shpinë dhe qafë. Kjo nuk do të ndikojë vetëm gjatë natës, por do të zgjoheni me dhimbje, të lodhur dhe pa energji.”

Këshilli i Gjumit rekomandon ndërrimin e dyshekut çdo shtatë deri në tetë vjet për të shmangur këto probleme.

Mjekët këshillojnë të flini të paktën shtatë orë çdo natë dhe të shkoni në shtrat e të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo ditë për të përmirësuar cilësinë e gjumit.

Bëni kujdes me qirinjtë aromatikë

Krijojnë atmosferë relaksuese, por lëshojnë ndotës të ajrit të brendshëm që, edhe në nivele të ulëta, janë lidhur me probleme në frymëmarrje. Gjatë djegies, qirinjtë aromatikë çlirojnë komponime organike të paqëndrueshme (VOCs) si benzeni dhe formaldehidi — të dy të njohur si kancerogjenë. Kërkimet tregojnë se djegia e qirinjve aromatikë mund të rrisë ndjeshëm nivelin e grimcave të imëta në ajër (PM2.5), shpesh përtej kufijve të rekomanduar nga OBSH.

Këto grimca të imëta mund të depërtojnë thellë në mushkëri, duke rritur rrezikun për probleme të frymëmarrjes e sëmundje kardiovaskulare.

Disa qirinj përmbajnë ftalate — kimikate që ndihmojnë në zgjatjen e aromës, por që janë të lidhura me çrregullime hormonale dhe probleme riprodhuese.

Hiqni perdet dhe lejoni dritën natyrale

Ekspozimi ndaj dritës gjatë ditës — ose mungesa e saj mund të prishë ritmet natyrale të trupit tuaj, duke shkaktuar përgjumje.

Për ata që jetojnë në shtëpi me pak dritë natyrale, ekspertët rekomandojnë përdorimin e llambave për terapi me dritë për të ndihmuar në rregullimin e ritmit cirkadian — ora e brendshme biologjike e trupit.

Kufizoni zhurmat nga pajisjet shtëpiake

Nga mikseri i ushqimit te tharësja e rrobave, shtëpitë tona janë plot zhurma, kjo ndikon negativisht në shëndetin tonë, duke shkaktuar nivele të larta stresi te dy në pesë persona. Pajisjet më problematike janë pikërisht ato më të përdorshme, si lavatriçet dhe fshesat me korrent.

Sipas OBSH-së, 40 për qind e popullsisë së Europës ekspozohet ndaj niveleve të zhurmës mbi 55dB — e barasvlershme me një zyrë të zhurmshme.

Për krahasim, lavatriçja gjeneron rreth 70dB, frigoriferi rreth 50dB dhe përpunuesit e ushqimit deri në 90dB.

Profesori Stephen Stansfeld nga Universiteti Queen Mary thotë: “Zhurma e tepërt rrit rrahjet e zemrës dhe tensionin e gjakut. Kjo mund të shkaktojë lodhje, stres, madje edhe infarkte apo goditje në tru.”

Ajrosni shtëpinë

Qirinjtë nuk janë burimi i vetëm i ndotjes së ajrit të brendshëm. Sipas Dr. Prashant Kumar nga Universiteti i Surrey, burime të tjera janë gatimi, bojërat, llakat dhe sporet mykut. Këto ndotës e bëjnë ajrin e brendshëm më të ndotur se ai i jashtmi.

Kjo ndotje shkakton simptoma si lodhje, teshtima, kollë dhe acarim të syve, hundës apo fytit. Zgjidhja? Zvogëloni burimet e ndotjes dhe përmirësoni ventilimin. Ekspertët sugjerojnë hapa të thjeshtë si: hapja e dritareve rregullisht, përdorimi i aspiratorëve kur gatuani, përzgjedhja e produkteve me emetime të ulëta dhe shmangia e aromave sintetike për të përmirësuar cilësinë e ajrit dhe shëndetin tuaj në afatgjatë.

Kuriozitete

25 emrat më të shpeshtë në botë – Muhameti e Maria nuk lëshojnë udhë!

Published

on

By

Emrat e njerëzve ndryshojnë me kohën, i përshtaten asaj. Mirëpo, në gjithë botën, janë disa emra që nuk ndryshojnë shumë. Mund të ketë trende të emrave të rinj, por ata të moçmit vazhdojnë e dominojnë.

Dhe këtë e tregon më së miri një listë prej 25 emrave më të përhapur në botë, ku emrat Muhamet për burrat dhe Maria për gratë vazhdojnë ta mbajnë primatin – me diferencë të lartë nga emrat e tjerë.

  1. Muhammad – 133,349,300
  2. Maria             – 61,134,526
  3. Jose – 29,946,427
  4. Wei -17,145,807
  5. Ahmed -14,916,476
  6. Yan -14,793,356
  7. Ali -14,763,733
  8. John -14,323,797
  9. David -13,429,576
  10. Li -13,166,162
  11. Abdul -12,163,978
  12. Ana -12,091,132
  13. Ying             -12,047,080
  14. Michael -11,471,765
  15. Juan -11,372,603
  16. Anna -11,350,336
  17. Mary -11,303,767
  18. Jean             -11,024,162
  19. Robert -10,170,794
  20. Daniel             -10,026,181
  21. Luis             -9,757,245
  22. Carlos             -9,618,779
  23. James             -8,807,695
  24. Antonio -8,659,274
  25. Joseph -8,630,833

Continue Reading

Kuriozitete

Pajisjet shtëpiake që nuk duhen ndezur kurrë njëkohësisht

Published

on

Ndezja njëkohësisht e pajisjeve me konsum të lartë elektrik mund të duket praktike, por në realitet përbën një rrezik serioz për instalimet elektrike shtëpiake.

Çdo pajisje tërheq amperazh të caktuar dhe kur disa prej tyre punojnë paralelisht, rrjeti mund të mbingarkohet.

Siguresat shërbejnë si mbrojtje, por në instalime të vjetra ose kur përdoren kabllo zgjatëse, ekziston rreziku real i mbinxehjes, shkrirjes së prizave dhe madje zjarrit. Kabllot zgjatëse janë veçanërisht të rrezikshme, pasi nuk janë të dizajnuara për pajisje me fuqi të lartë.

Pajisje si frigoriferët, mikrovalët, tosterët, aparatet e kafesë, ngrohëset dhe kondicionerët nuk duhet të ndajnë të njëjtën prizë.

Kur këto rregulla injorohen, telat mund të mbinxehen dhe të shkaktojnë zjarre të fshehta brenda mureve.

Këshilla është të shkëputen pajisjet nga priza kur nuk përdoren dhe të shmanget përdorimi i kabllove zgjatëse për pajisje të fuqishme.

Kjo rrit sigurinë në shtëpi dhe ul edhe shpenzimet e energjisë elektrike. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Letra e fundit e Mary Stuart rikthehet në ekspozim pas dekadash

Published

on

Letra e fundit e Mary Stuart, Mbretëreshës së Skocisë, e shkruar pak orë para ekzekutimit më 8 shkurt 1587, do të ekspozohet vitin e ardhshëm në Muzeun e Perthit.

Dorëshkrimi, që ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Skocisë dhe rrallë shfaqet për arsye konservimi, do të jetë i ekspozuar për tre muaj – periudha më e gjatë e ekspozimit në dekada.

Letra katërfaqëshe, drejtuar Mbretit Henri III të Francës, përmban reflektimet e saj para vdekjes, pretendimin për kurorën angleze, përkushtimin ndaj fesë katolike dhe kërkesën për shpërblimin e shërbëtorëve të saj.

Ekspozita do të shoqërohet me aktivitete dhe materiale të tjera historike, përfshirë dorëshkrime nga AK Bell, si poema e Robert Burns dhe fragmente nga drama e Liz Lochhead.

Letra do të jetë e hapur për publikun nga 23 janari deri më 26 prill 2026. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Kuriozitete

Një grua në Spanjë pushohet pse shkonte herët në punë

Published

on

Një punonjëse 22-vjeçare në Spanjë u pushua nga puna për shkak se paraqitej 40 minuta para orarit zyrtar.

Ajo kishte punuar më herët për dy vjet dhe ishte paralajmëruar 19 herë për të respektuar orarin 07:30.

Kompania e akuzoi gjithashtu për shitjen pa autorizim të një baterie të përdorur.

Gjykata e Alicantes vendosi në favor të punëdhënësit, duke argumentuar se problemi ishte mosrespektimi i rregullave, një shkelje e rëndë sipas Kodit të Punës spanjoll.

Punonjësja mund të apelojë në Gjykatën e Lartë në Valencia. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara