Aktualitet

Studimi: Kombinimi i vaksinave garanton mbrojtje të mirë

Ekspertët thanë se ky rezultat ofron fleksibilitet për fushatat e imunizimit që po zhvillohen aktualisht në mbarë botën.

Published

on

Kombinimi i vaksinave anti-Covid-19 garanton një mbrojtje të mirë. Ky është rezultati i një studimi të kryer në Mbretërinë e Bashkuar. Në eksperiment janë kombinuar një dozë e Pfizer dhe një tjetër e AstraZeneca-s. Kjo lloj përzierje ka funksionuar më së miri duke garantuar sistem imunitar të fortë.

Ekspertët thanë se ky rezultat ofron fleksibilitet për fushatat e imunizimit që po zhvillohen aktualisht në mbarë botën. Megjithatë, shkencëtarët theksuan se nuk ka asnjë arsye pse të ndryshohet praktika aktuale me një kompani për të dyja dozat.

Kjo metodë aplikohet aktualisht në Spanjë dhe Gjermani. Këto shtete u japin të rinjve doza të dyta të Pfizer ose Moderna nëse ata kanë marrë të parën nga AstraZeneca. Vendimi zbatohet nga shqetësimet për mpiksje gjaku dhe jo për shkak të efikasitetit.

Continue Reading

Bota

SHBA-ja po shqyrton tërheqjen e 10,000 trupave nga Evropa Qendrore dhe Lindore

Published

on

Administrata amerikane ka nisur të shqyrtojë mundësinë e tërheqjes së deri në 10,000 ushtarëve nga Evropa Qendrore dhe Lindore, sipas një raporti të “NBC News”. Ky propozim i pakonfirmuar synon të zvogëlojë praninë ushtarake të SHBA-së në Poloni dhe Rumani, pavarësisht se këto shtete shohin një kërcënim në rritje nga Rusia, e cila po tregon agresivitet të shtuar në rajon.

Burime të afërta me administratën kanë shpjeguar për “NBC News” se ky propozim mund të forcojë shqetësimet se Shtetet e Bashkuara po i braktisin aleatët e saj të vjetër në Evropë, që konsiderojnë Rusinë si një kërcënim të rrezikshëm. Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Brian Hughes, tha se “Presidenti po rishikon vazhdimisht vendosjet dhe prioritetet për t’u siguruar që Amerika të jetë e para”.

Ky raport ka shkaktuar shqetësim në rajon, duke pasuar një vendim për të zhvendosur disa trupa amerikane nga Jasionka, një bazë afër Rzeszowit në Poloninë juglindore, e cila luan një rol kyç në lehtësimin e operacioneve të ndihmës për Ukrainën. Sidoqoftë, autoritetet polake kanë theksuar se ky është një ndryshim i planifikuar dhe një pjesë e një strategjie më të gjerë për përmirësimin e operacioneve ushtarake të SHBA-së.

Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, ka hedhur poshtë shqetësimet për këtë vendim, duke shpjeguar se ky është një ndryshim i parashikuar në samitin e NATO-s të vitit të kaluar. Ai gjithashtu ka shtuar se misioni në Jasionka do të mbështetet nga trupa të aleatëve të tjerë, përfshirë Poloninë, Gjermaninë, Britaninë dhe Norvegjinë.

Në një përpjekje për të qetësuar shqetësimet, presidenti polak, Andrzej Duda, ka theksuar se ai ishte informuar paraprakisht për këtë vendim dhe ka theksuar se ai nuk nënkupton tërheqjen e plotë të trupave amerikane nga rajoni.

Continue Reading

Bota

Pentagoni po e shqyrton mundësinë e tërheqjes së 10 mijë trupave amerikane nga Evropa

Published

on

By

Zyrtarët e lartë të Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës po e shqyrtojnë një propozim për t’i tërhequr deri në 10 mijë trupa nga Evropa.

Sipas NBC News, kjo do të shkaktojë shqetësim në të dy kontinentet se do ta forconte presidentin rus, Vladimir Putin.

Trupat që janë në shqyrtim për t’u tërhequr janë 20 mijë pjesëtarë të personelit që administrata Biden i dërgoi në vitin 2022 për ta forcuar mbrojtjen e shteteve që kufizohen me Ukrainën, pas invazionit rus.

Diskutimet e brendshme për zvogëlimin e nivelit të trupave amerikane në Rumani dhe Poloni po ndodhin në një kohë kur presidenti Donald Trump po përpiqet të bindë Putinin të pranojë një armëpushim.

Ndërsa Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se Shtetet e Bashkuara do të përqendrohen në sigurimin e kufirit të jugut dhe kundërshtimin e Kinës.

Continue Reading

Bota

Trump kundërshton propozimin e BE-së për tarifat

Published

on

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar kundër propozimit të Bashkimit Evropian për një përjashtim të plotë dhe reciprok nga tarifat për produktet industriale, përfshirë makinat, duke e konsideruar këtë lëvizje të papërshtatshme për heqjen e masave që ai shpalli javën e kaluar. Në një deklaratë të tij, Trump e quajti reagimin e BE-së të pamjaftueshëm për të arritur një marrëveshje që do të ndihmonte në uljen e deficitit tregtar.

“Jo, kjo nuk mjafton”, u shpreh Trump, duke theksuar se Bashkimi Evropian po i trajtonte SHBA-të shumë keq, një qëndrim që ai e ka mbajtur vazhdimisht gjatë periudhës së tij në Shtëpinë e Bardhë. Ai akuzoi BE-në për një politikë të padrejtë tregtare dhe kërkoi që të ketë një rritje të ndjeshme të blerjeve evropiane të produkteve energjetike amerikane për të balancuar deficitin tregtar.

Në lidhje me deficitin tregtar, Trump e citoi shumën prej 350 miliardë dollarësh, një vlerë që është dukshëm më e lartë se ajo e raportuar nga autoritetet amerikane dhe Eurostat, ku diferenca me BE-në në vitin 2024 ishte më e ulët, rreth 235 miliardë dollarë. Sidoqoftë, Trump beson se një rritje në blerjet e energjisë amerikane mund të ndihmojë në eliminimin e këtij deficiti.

“Evropa duhet të angazhohet të blejë energji të barabartë me këtë deficit tregtar”, shtoi ai, duke i dhënë një presion të fortë Bashkimit Evropian për të rritur blerjet nga SHBA.

Për më tepër, ai la të kuptohet se tarifat e shpallura mund të mbeten në fuqi, përderisa ai nuk dha një konfirmim të qartë nëse propozimi i BE-së mund të rezultojë në një heqje të tyre. Pas reagimeve të Trump, von der Leyen nga Komisioni Evropian theksoi se BE-ja është gjithashtu e gatshme të mbrojë interesat e veta me kundërmasa dhe të arrijë një marrëveshje të drejtë dhe të balancuar me SHBA-në./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Shefi i NATO-s në Japoni: Të shqetësuar nga armatosja e Pekinit, të mos jemi naiv

Published

on

By

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ngriti të martën shqetësimin për armatosjen e Kinës dhe stërvitjet që vendi aziatik po kryen në afërsi të Tajvanit dhe u bëri thirrje 32 vendeve anëtare të Aleancës që të punojnë së bashku për të mbajtur akse të hapura detare në rajon.

Kina po mbështet përpjekjet e Rusisë. Kina po strukturon forcat e saj të armatosura, përfshirë marinën e saj, me një shpejtësi marramendëse”, deklaroi Rutte gjatë një vizite në Japoni, e para që nga marrja e detyrës.

Shefi i Aleancës ka theksuar se organizata nuk mund t’i lejojë vetes të jetë naive. “Ne nuk mund të tregohemi naivë, por duhet të punojmë së bashku dhe të analizojmë atë që po ndodh”, tha Rutte, duke cituar një fjalë të urtë japoneze në portin Jokosuka.

Komentet e tij pasojnë samitin e ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s, i mbajtur javën e kaluar, gjatë të cilit sekretari i përgjithshëm theksoi se kërcënimet ndaj sigurisë globale janë më të ndërlidhura se kurrë dhe se rritja e shpenzimeve ushtarake është jetike për garantimin e sigurisë.

Ne po shohim se çfarë po bën Kina. Po shohim se si këto dy shfaqje, njëra në brendësi të Paqësorit dhe tjetra në pjesën Euro-Atlantike po ndërlidhen gjithnjë e më shumë nga fakti se rusët po bashkëpunojnë me koreano-veriorët, me kinezët dhe Iranin. Ndaj duhet t’i shohim të gjitha këto shfaqje si të ndërlidhura dhe ky do të jetë fokusi ynë”, tha Rutte.

Ish-kryeministri holandez shprehu shqetësimin e NATO-s edhe për stërvitjet ushtarake të Kinës në afërsi të Tajvanit, për të cilat tha se Aleanca po i ndjek me vëmendje.

Gjithashtu, edhe Japonia e konsideron Kinën një kërcënim në rajon dhe në vitet e fundit ka përshpejtuar prodhimin në industrinë ushtarake, duke u bërë gati të blejë edhe raketa kruis me rreze të gjatë veprimi.

Continue Reading

Të kërkuara