Shëndeti

Studimi i ri: Përdorimi i vajrave bimore ul rrezikun nga vdekja e parakohshme

Published

on

Një studim i ri i kryer nga studiueist e “Mass General Brigham”, “Shkolla e Shëndetit Publik” e Harvard T.H. Chan, ka treguar se zëvendësimi i gjalpit me vajra bimore mund të ofrojë përfitime të mëdha për shëndetin, përfshirë uljen e rrezikut nga vdekja e parakohshme.

Ky studim ka analizuar zakonet ushqimore të më shumë se 200,000 individëve gjatë 30 vjetëve dhe ka zbuluar se dieta e pasur me gjalpë, por e varfër në vajra bimore, është e lidhur me rrezik më të lartë të vdekshmërisë.

Konsumimi i vajrave bimore, sidomos vajit të sojës, vajit të kanolës dhe vajit të ullirit, është e lidhur me uljen e vdekjeve të parakohshme, si dhe vdekjeve nga kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Përfitimet e shëndetit nga zëvendësimi i gjalpit me vajra bimore

“Është befasuese shkalla e lidhjes që gjetëm, vërejtëm ulje prej 17% të rrezikut të vdekjes së parakohshme kur modeli i dietës përfshinte zëvendësimin e gjalpit me vajra bimore në dietën e përditshme. Ky është efekt i madh për shëndetin”, ka thënë autori kryesor i studimit, Yu Zhang, nga Shkollën e Shëndetit Publik në Harvard.

Ndryshimi kyç mes gjalpit dhe vajrave është lloji i acideve yndyrore që ato përmbajnë. Gjalpi është i pasur me acide yndyrore të ngopura, ndërsa vajrat bimore kanë më shumë acide yndyrore të pangopura.

Studimi ka analizuar të dhënat e dietës nga 221,054 pjesëmarrësve në “Nurses’ Health Study, Nurses’ Health Study II” dhe “Health Professionals Follow-up Study”. Çdo katër vjet, ata përgjigjeshin në pyetje se sa shpesh konsumonin lloje të ndryshme ushqimesh.

Ndryshimi i thjeshtë në dietë mund të sjellë përfitime të mëdha shëndetësore.ushqi

“Një ndryshim i thjeshtë në dietë zëvendësimi i gjalpit me vajra bimore si ai i sojës ose i ullirit sjellë përfitime të mëdha shëndetësore afatgjata”, ka thënë Daniel Wang, bashkëautor i studimit dhe profesor asistent në Departamentin e Ushqimit në Harvard Chan School.

Zëvendësimi i 10 gramëve gjalpë në ditë (më pak se një lugë gjelle) me kalori të barabarta nga vajrat bimore mund të ulë vdekshmërinë nga kanceri dhe vdekjet e parakohsme në përgjithësi me 17%, kanë zbuluar studiuesit.

“Edhe reduktimi i pakët i gjalpit dhe përfshirja e më shumë vajrave bimore në dietën tuaj të përditshme mund të sjellë përfitime të rëndësishme afatgjata për shëndetin”, ka shtuar Wang.

Sipas studiuesve, hulumtimi që bënë ka pasur disa kufizime pasi shumica e pjesëmarrësve ishin profesioniste shëndetësorë.

“Kufizim i këtij studimi është se pjesëmarrësit ishin kryesisht profesionistë shëndetësorë, kështu që ata mund të mos përfaqësojnë të gjithë popullatën amerikane”, kanë theksuar studiuesit.

Ata synojnë të studiojnë mekanizmat biologjikë që qëndrojnë pas këtij ndryshimi të dietës dhe se pse ajo ka ndikim të madh.

Shëndeti

Studimi: Bakteret e zorrëve mund të lidhen me pagjumësi

Published

on

Një studim i publikuar në “General Psychiatry” sugjeron se disa baktere të pranishme në zorrë mund të kontribuojnë në shfaqjen e pagjumësisë.

Rreth 10% e të rriturve vuajnë nga kjo gjendje, ndërsa 20% të tjerë përjetojnë simptoma të herëpashershme si vështirësi për të fjetur, gjumë me cilësi të dobët, irritim dhe lodhje gjatë ditës.

Sipas Euroneës Health, hulumtimi i bazuar në të dhëna gjenetike nga afro 387,000 pacientë me pagjumësi dhe analizën e mikrobiomës së zorrëve të rreth 27,000 personave, zbuloi një lidhje dypalëshe: disa lloje bakteresh rrisin rrezikun e pagjumësisë, ndërsa vetë pagjumësia ndikon në rritjen e këtyre baktereve.

Katërmbëdhjetë grupe bakteresh e rritën rrezikun me 1–4%, ndërsa tetë grupe të tjera e ulën me 1–3%.

Personat me pagjumësi kishin nivele dukshëm më të ulëta të shtatë grupeve bakteresh dhe më të larta të 12 grupeve të tjera.

Mikrobioma e zorrëve – e përbërë nga baktere, kërpudha e viruse, luan rol në tretjen e ushqimit, rregullimin e imunitetit dhe neutralizimin e mikrobeve të dëmshme. Mekanizmi i saktë nuk është ende i qartë, por një teori sugjeron se pagjumësia ndikon në nivelet e serotoninës dhe dopaminës, neurotransmetues të lidhur me ciklin e gjumit, të cilët ndikojnë në funksionimin e zorrëve.

Faktorë tjerë mund të përfshijnë inflamacionin dhe rregullimin e imunitetit. Shumica e pjesëmarrësve ishin me origjinë europiane – studiuesit besojnë se gjetjet mund të hapin rrugën për trajtime të reja kundër pagjumësisë, përmes probiotikëve, prebiotikëve ose transplanteve fekale.

Continue Reading

Shëndeti

E dini kur është koha ideale për të pirë kafe?

Published

on

Kafeja është një nga pijet më të njohura në botë. Ajo përmban një stimulues shumë të njohur të quajtur kafeinë. Shumë njerëz pinë një filxhan kafeje sapo zgjohen, ndërsa të tjerë besojnë se është më mirë të presësh disa orë dhe më pas ta konsumosh.

Ky artikull shpjegon se kur është koha më e mirë për të pirë kafen që të përfitosh maksimumin prej saj e të minimizosh efektet anësore.

Shumë njerëz e pijnë kafenë pasi zgjohen, por disa ekspertë sugjerojnë që kjo mund të mos jetë koha më e mirë për ta konsumuar.

Kur zgjohemi, trupi prodhon në mënyrë natyrale një hormon të quajtur kortizol, i cili ndihmon në rritjen e vigjilencës e rregullon funksione të rëndësishme si metabolizmi dhe presioni i gjakut. Nivelet e kortizolit janë më të larta zakonisht 30–45 minuta pas zgjimit e ulen gradualisht gjatë ditës.

Disa mendojnë se pirja e kafesë gjatë kësaj periudhe mund të jetë më pak efektive, pasi trupi është natyrshëm në gjendje zgjimi, është sugjeruar se koha më e mirë për të pirë kafe është në mesditë ose vonë në mëngjes, kur niveli i kortizolit është më i ulët.

Për shumicën e njerëzve që zgjohen rreth orës 6:30 të mëngjesit, kjo kohë është ndërmjet orës 9:30 dhe 11:30. Edhe pse kjo mund të ketë një bazë, nuk ka studime që tregojnë se vonesa e pirjes së kafesë e bën atë më efektive sesa nëse pihet menjëherë pas zgjimit.

Një tjetër arsye pse është sugjeruar të shtyhet pirja e kafesë është se kafeina rrit nivelet e kortizolit. Pirja e kafesë kur kortizoli është në kulmin e tij mund të çojë në rritje edhe më të lartë. Nivelet e larta të kortizolit për periudha të gjata dëmtojnë sistemin imunitar dhe të shkaktojnë probleme shëndetësore.

Pra, nuk ka ndonjë rrezik të madh nëse preferoni ta pini kafen menjëherë pas zgjimit në vend që të prisni disa orë. Por nëse jeni të gatshëm ta ndryshoni zakonin tuaj të mëngjesit, mund të vini re se shtyrja e pirjes së kafesë për disa orë mund t’ju japë më shumë energji.

Continue Reading

Shëndeti

Shëndeti mendor, praktikat që ndihmojnë në luftën kundër ankthit dhe stresit

Published

on

Shëndeti mendor është një komponent i rëndësishëm i mirëqenies sonë dhe duhet trajtuar me po aq kujdes sa dhe shëndeti fizik.

Në një botë ku presionet e jetës dhe stresi janë të pranishëm, është thelbësore të merremi me menaxhimin e emocioneve dhe të ruajmë një balancë mendore.

Një nga mënyrat më efektive për të luftuar ankthin dhe stresin është meditimi, që ndihmon në qetësimin e mendjes e rritjen e vetëdijes për momentin aktual.

Mbajtja e lidhjeve të forta me miqtë dhe familjen është një mbështetje e paçmuar, pasi ofron një rrjet të sigurt emocional që ndihmon në përballimin e vështirësive. Ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e humorit dhe uljen e niveleve të ankthit.

Ushqimet e pasura me vitamina dhe minerale kontribuojnë në funksionimin optimal të trurit, ndërsa ushtrimet ndihmojnë në çlirimin e endorfinave, që janë hormonet e lumturisë.

Përveç kësaj, një orar i rregullt gjumi është i domosdoshëm për rikuperimin e trupit, duke ndihmuar në ruajtjen e një shëndeti të qëndrueshëm mendor.

Është e rëndësishme të dëgjoni trupin dhe mendjen; nëse ndiheni të lodhur ose të mbingarkuar, kërkoni mbështetje nga profesionistët e shëndetit mendor dhe mos hezitoni të kërkoni ndihmë kur keni nevojë.

Këto hapa të thjeshtë mund të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e jetës dhe të mbajnë shëndetin mendor në balancë.

Continue Reading

Aktualitet

UBT përgatit liderët e ardhshëm të fushës paramjekësore

Published

on

UBT ka hapur regjistrimet për programin Master në Shkenca Paramjekësore, i cili synon të përgatisë profesionistë të domosdoshëm për sektorin shëndetësor, të aftë për të kontribuar në diagnostikim, trajtim dhe parandalim të sëmundjeve, duke vepruar në vijën e parë të kujdesit për jetën.

Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë multidisiplinare, të harmonizuar me modelet më të mira evropiane dhe amerikane, që ndërthur mësimin teorik me përgatitjen praktike. Studentët përfitojnë trajnim të avancuar në fushat e kujdesit emergjent, laboratorëve mjekësorë dhe diagnostikës klinike, duke përdorur pajisje bashkëkohore mjekësore dhe laboratorike.

Përgatitje gjithëpërfshirëse dhe praktike

Gjatë studimeve, studentët do të aftësohen në pesë kategori kyçe të fushës së paramedikëve:

  • Parandalimi i vdekjes së njerëzve
  • Rritja e cilësisë së jetës
  • Ndihma në rikuperimin nga sëmundjet apo dëmtimet
  • Menaxhimi i pranimeve dhe ri-pranimeve urgjente
  • Kujdesi për rastet kronike të ndjeshme (astma, diabeti, epilepsia etj.)

Programi përfshin gjithashtu përdorimin e tele-shëndetit dhe kujdesit tele-komunikues, duke u mundësuar studentëve të ofrojnë kujdes efikas dhe inovativ, sidomos për zonat e largëta apo për pacientët me nevoja të veçanta.

Misioni dhe vizioni

Misioni i Masterit në Shkenca Paramjekësore është të kontribuojë në arsimin e lartë përmes:

  • Kurrikulave bashkëkohore, të bazuara në praktikat më të mira ndërkombëtare
  • Hulumtimit shkencor në bashkëpunim me partnerë vendas e ndërkombëtarë

Programi synon të ofrojë një mjedis mësimor mbështetës, ku studentët zhvillojnë aftësitë klinike, kërkimore dhe menaxheriale që kërkohen në tregun e punës.

Përfshirje aktive në kërkim dhe shërbim

Studentët dhe stafi i programit marrin pjesë në:

  • Projekte kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare
  • Simpoziume dhe forume shkencore
  • Konsulencë dhe asistencë teknike për institucione shëndetësore publike e private
  • Hartimin e politikave shëndetësore në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë

Aftësitë e të diplomuarve

Pas përfundimit të programit, të diplomuarit do të jenë të aftë:

  • Të ofrojnë kujdes shëndetësor holistik në komunitetet urbane, rurale dhe industriale
  • Të marrin vendime komplekse në situata emergjente dhe të udhëheqin ekipe paramjekësore
  • Të zbatojnë standarde të larta ligjore, etike dhe profesionale në praktikë
  • Të përdorin metoda kërkimore për të përmirësuar rezultatet shëndetësore
  • Të integrojnë njohuritë ndërdisiplinore në menaxhimin e shërbimeve shëndetësore

Masteri në Shkenca ParamjekësoreUBT është më shumë sesa një diplomë – është një përgatitje për jetë, duke formuar profesionistë që jo vetëm reagojnë ndaj emergjencave, por punojnë për t’i parandaluar ato, duke i dhënë shoqërisë ekspertë të gatshëm për të mbrojtur dhe përmirësuar jetën.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Të kërkuara