Lajmet

Studimi: Disa medikamente mund të rrisin rrezikun e demencës

Nga hulumtimet e mëparshme ka rezultuar se Benzodiazepinat mund të ndikojnë negativisht.

Published

on

Çrregullimet e gjumit mund të përfshijnë:

  • Reduktim të orëve të gjumit gjatë natës.
  • Ju duhet më shumë kohë për të fjetur.
  • Zgjoheni shpesh gjatë natës.
  • Dremitje gjatë ditës.
  • Merrni ilaçe për të përmirësuar cilësinë e gjumit etj.

Sipas një studimi të ri nga Universiteti i Kalifornisë, San Francisko, të cilit AgroWeb.org i referohet, marrja e ilaçeve për të fjetur gjumë mund të bëjë më tepër dëm sesa mirë.

Cilat medikamente gjumi mund të jenë të rrezikshme?

Studimi shqyrtoi përdorimin e disa medikamenteve të ndryshme të gjumit, nga antihistaminët pa recetë deri tek ilaçet me recetë si antidepresantët, antipsikotikët dhe benzodiazepinat.

Studiuesit vunë re se në mesin e pjesëmarrësve, ata që përdornin rregullisht ilaçe gjumi kishin edhe rrezikun më të madh për t’u prekur nga demenca. Por nuk gjetën asnjë lidhje midis përdorimit të rastësishëm të ilaçeve të gjumit dhe demencës.

Nga hulumtimet e mëparshme ka rezultuar se Benzodiazepinat mund të ndikojnë negativisht në aktivitin e trurit duke rritur edhe rrezikun për demencë. Mund të mos jenë vetë ilaçet e gjumit që rrisin rrezikun e demencës, por përdorimi i shpeshtë i tyre mund të jetë një tregues i diçkaje tjetër, p.sh. depresioni, që gjithashtu kontribuon në një rrezik të shtuar të demencës.

Megjithatë, ende nevojiten studime të mëtejshme nevojiten për të konfirmuar këto përfundime.

Si të përmirësoni cilësinë e gjumit pa mjekime
  • Gjumi i mjaftueshëm cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor.
  • Ekspertët botërorë të shëndetit këshillojnë që të rriturit e moshës 18-60 vjeç të flenë të paktën 7 orë në natë.
  • Shkoni në shtrat dhe ngrihuni në të njëjtën kohë çdo ditë, duke përfshirë edhe fundjavat.
  • Sigurohuni që dhoma juaj e gjumit të jetë e qetë, e errët, relaksuese dhe në një temperaturë të rehatshme.
  • Hiqni nga dhoma e gjumit pajisjet elektronike si televizorët, kompjuterat dhe telefonat.
  • Mos konsumoni vakte të mëdha ose mos pini pije që përmbajnë kafeinë ose alkool para gjumit.
  • Mos pini duhan.
  • Bëni ushtrime që t’ju ndihmojnë të bini në gjumë më lehtë gjatë natës.

Disa njerëz i shohin të dobishme suplementet e melatoninës dhe kur përdoren për një kohë të shkurtër në dozën e duhur, mjekët i konsiderojnë ato si të sigurta./AgroWeb.org

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara