Teknologji

Studimi: Ata që luajnë video-lojëra janë vendimmarrës më të mirë!

Studimi zbulon se lojtarët e këtyre lojërave, shfaqin aftësi superiore vendimmarrëse sensoro-motorike.

Published

on

Studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Xhorxhias në SHBA kanë zbuluar një mënyrë për të pasur një vendimmarrje më të mirë mbi shumë gjëra. Mjafton të luani më shumë video-lojëra në celularin apo kompjuterin tuaj.

Në krahasim me ata që nuk luajnë rregullisht me këto video-lojëra, studimi i ri zbulon se lojtarët e zakonshëm të këtyre lojërave, shfaqin aftësi superiore vendimmarrëse sensoro-motorike. Por jo vetëm kaq, lojtarët duket se kanë më shumë aktivitet në rajonet kryesore të trurit të tyre.

Këto gjetje bazohen në leximet e fMRI (imazhit të rezonancës magnetike funksionale) nga dhjetëra lojtarë dhe jo-lojtarë të video-lojërave. Ekipi i studiuesve beson se video–lojërat mund të jenë një opsion praktik për trajnimin e njerëzve në vendimmarrjen perceptuese.

“Video-lojërat luhen nga shumica dërrmuese e të rinjve tanë, me më shumë se 3 orë çdo javë. Por efektet e dobishme në aftësitë vendimmarrëse dhe trurin nuk diheshin më saktësi”, thotë studiuesi kryesor Mukesh Dhamala, profesor i asociuar në Departamentin e Fizikës dhe Astronomisë dhe në Institutin e Neuroshkencave në Universitetin e Xhorxhias.

“Studimi ynë ofron disa përgjigje”– thotë ai. Dhamala ishte këshilltari i autorit kryesor të studimit Tim Xhordan. Për këtë të fundit, ky studim ishte shumë personal. Pasi që si fëmijë Xhordan ka pasur shikim të dobët në njërin nga sytë. Gjatë një projekti kërkimor kur ishte 5 vjeç, Jordan mbuloi syrin e tij më të aftë dhe luajti video–lojëra.

Shpresa ishte që kjo qasje do ta forconte shikimin në syrin e tij më të dobët. Dhe në fakt sot shikimi i tij është shumë më i mirë. Xhordan beson se video–lojërat luajtën një rol kyç për ta ndihmuar atë të kalojë nga i verbër në njërin sy, në ndërtimin e një kapaciteti të fortë për përpunimin vizual.

Studimi në fjalë përfshinte 47 pjesëmarrës të moshës universitare. 28 prej tyre pretendonin se ishin lojtarë të rregullt të video-lojërave, dhe 19 të tjerë nuk luanin. Pjesëmarrësit u shtrinë brenda një makinerie FMRI, dhe kishin përballë një pasqyrë që shfaqte një shenjë, e ndjekur menjëherë nga një shfaqje e pikave në lëvizje.

Secili person duhej të shtypte një buton në dorën e tij të djathtë ose të majtë për të treguar drejtimin ku po lëviznin pikat, ose të shmangte shtypjen e butonit nëse nuk kishte lëvizje në asnjërin drejtim. Ata që luanin video-lojëra ishin më të shpejtë dhe më të saktë në përgjigjet e tyre.

Për më tepër, një analizë e skanimeve të trurit të tyre, zbuloi dallime të dukshme që lidhen me aktivitetin e zgjeruar në pjesë të caktuara të trurit të lojtarëve. “Këto rezultate tregojnë se luajtja e video–lojërave, rrit potencialisht disa nga nën–proceset që janë përgjegjëse përndjesinë, perceptimin dhe hartimin e veprimit për të përmirësuar aftësitë e vendimmarrjes”-shkruajnë autorët e studimit./bota.al

Teknologji

Gjysma e makinave të Ford do të jenë elektrike ose hibride deri në 2030

Published

on

Industria automobilistike po përshtatet vazhdimisht me kërkesat e tregut.

Pas një përqendrimi agresiv në automjetet elektrike (EV), Ford po ndryshon strategji për shkak të kostove të larta, mungesës së infrastrukturës dhe klimës politike, duke u orientuar më shumë drejt modeleve hibride.

Aktualisht, automjetet hibride dhe elektrike përbëjnë 17% të shitjeve globale të Ford, ndërsa synimi është që kjo shifër të arrijë 50%.

Kjo do të mbështetet nga një platformë e re universale EV dhe më shumë modele hibride e me rreze të zgjatur.

Një kamionçinë elektrike e mesme pritet të hyjë në prodhim në vitin 2027, ndërsa F-150 Lightning EREV do të ofrojë rreth 700 milje autonomi.

Ford po redukton investimet në automjete elektrike të mëdha, të cilat nuk po gjenerojnë kërkesë të mjaftueshme, dhe do të fokusohet në modele më të përballueshme me benzinë, hibride dhe elektrike.

Deri në fund të dekadës, kompania planifikon të prezantojë pesë automjete të reja me çmime më të ulëta.

Gjithashtu, Ford synon të hyjë në tregun e ruajtjes së energjisë, duke përdorur kapacitetet e prodhimit të baterive për qendra të të dhënave dhe banesa.

Këto lëvizje janë pjesë e strategjisë Ford+ dhe përputhen me objektivin për neutralitet karbonik deri më 2050, duke synuar njëkohësisht qëndrueshmëri dhe fitim. /A.Z/UBT News/

 

 

 

Continue Reading

Teknologji

Pamja e ndarë e kamerës vjen në Pixel 9 Pro Fold me përditësimin e ri

Published

on

Me rritjen e vazhdueshme të popullaritetit të telefonave të palosshëm, pritet që gjithnjë e më shumë aplikacione të palëve të treta të optimizohen për këtë faktor forme.

Kjo vlen edhe më tepër për aplikacionet e sistemit. Pikërisht për këtë arsye, Google po përmirëson përvojën e aplikacionit Camera për përdoruesit e Pixel 9 Pro Fold, duke sjellë një veçori të re që debutoi fillimisht në Pixel 10 Pro Fold.

Funksioni në fjalë mundëson shikimin paraprak të fotove në gjysmën e majtë të ekranit të brendshëm, ndërsa pamësi (viewfinder) i kamerës mbetet aktiv në anën e djathtë. Kjo e bën procesin e fotografimit më praktik dhe më efikas,.

Sinqerisht, është disi befasuese që Google-it i është dashur kaq shumë kohë për ta implementuar këtë veçori, pasi pamja e ndarë është tashmë standard në shumicën e telefonave të tjerë të palosshëm.

Për më tepër, ekziston një buton i dedikuar poshtë qepenit, i cili ju lejon të shikoni jo vetëm fotot e realizuara gjatë seancës aktuale, por edhe gjithë galerinë tuaj – një shkurtore praktike drejt Google Photos. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Chrome bëhet më inteligjent, Google prezanton “AI Mode”

Published

on

Google po teston AI Mode, një funksion të ri të inteligjencës artificiale që integrohet drejtpërdrejt në shfletuesin Chrome, në vend që përdoruesit të dërgohen në një faqe të veçantë kërkimi.

Aktualisht është i disponueshëm vetëm në Chrome Canary, ku hapet përmes adresës chrome://contextual-tasks.

Funksioni ofron një ndërfaqe të dedikuar “Meet AI Mode” dhe një fushë “Ask anything”, duke lejuar përdoruesit të marrin përgjigje për pyetje të ndryshme — madje edhe në lidhje me faqet që kanë të hapura, pa kopjuar ose ngjitur URL-në.

Veçoria është ende në fazë eksperimentale dhe pritet të ndryshojë para se të lëshohet për përdoruesin e gjerë, por synon të sjellë një përvojë më të integruar e më të fuqishme të përdorimit të AI gjatë shfletimit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Google prezanton veçorinë “Android Emergency Live Video”

Published

on

Google ka lansuar një veçori të re për telefonat Android të quajtur Android Emergency Live Video, që lejon ndarjen e videos live me shërbimet e emergjencës.

Funksionon me një prekje të vetme, duke e bërë më të shpejtë ndihmën në raste emergjente.

Gjatë një telefonate ose mesazhi emergjent, dispeçeri mund të kërkojë video live nga telefoni juaj, dhe ju mund të filloni transmetimin e sigurt menjëherë.

Kjo u lejon ndihmësve të vlerësojnë situatën në kohë reale dhe, nëse është e nevojshme, t’ju udhëzojnë në procedura shpëtimi, si CPR, derisa të mbërrijë ndihma.

Veçoria nuk kërkon konfigurim paraprak, është e enkriptuar automatikisht, dhe përdoruesi vendos kur dhe çfarë të ndajë. Aktualisht është e disponueshme në SHBA, si dhe në rajone të caktuara të Gjermanisë dhe Meksikës për telefonat Android me Android 8 ose më të ri dhe Shërbimet Google Play.

Google njofton se po punon me organizata të sigurisë publike në mbarë botën për ta zgjeruar këtë shërbim edhe në më shumë vende. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara