Lajmet
Studime të Doktoratës në fushën e sigurisë: UBT hap një dritare të re për studime në bashkëpunim me Institutin e Mbrojtjes në Sofje
Published
5 years agoon
By
Betim GashiNjë mundësi e jashtëzakonshme për studime të doktoratës në fushën e sigurisë është bërë e mundur nga UBT, përmes arritjes së marrëveshjes së bashkëpunimit me Institutin e Mbrojtjes “Profesor Tsvetan Lazarov”, me seli në Sofje të Bullgarisë.
Ky institucion shkencor i mbrojtes me ekspertizë të pasur në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë funksionon në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Bullgarisë dhe mbështetet nga strukturat shkencore në kuadër të NATO-s dhe BE-së duke ofruar një gamë të madhe bashkëpunimi me mbi 100 institucione të ndryshme shkencore në Bullgari dhe jashtë.
Marrëveshja u nënshkrua në një ceremoni solemne nga Rektori i UBT-së, Prof.Dr. Edmond Hajrizi dhe Drejtori i Institutit të Mbrojtjes, Kol. Dr. Dimitar Kirkov, në prani të Ambasadorit të Kosovës në Bullgari, z.Delfin Pllana.
Me marrëveshjen e arritur në mes të UBT-së dhe Institutit të Mbrojtjes “Profesor Tsvetan Lazarov” të gjithë ata që duan të vazhdojnë studimet post-diplomike në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes do t’i vijojnë ato në nëntë fusha të cilat janë deficitare për Kosovën.
Instituti ofron programe të karakterit mësimor-shkencor për marrjen e titujve Doktor dhe Doktor i Shkencave në këto fusha:
- Dinamika, balistika dhe kontrolli i fluturimit të aeroplanëve;
- Radiolokimi dhe radio-navigimi;
- Pajisjet radio-transmetuese dhe radio-pranuese;
- Sistemet e automatizuara të procesimit dhe kontrollit të informacionit;
- Pajisjet dhe metodat optike laserike;
- Dizajnimi dhe projektimi i automjeteve dhe aeroplanëve;
- Metodat për kontrollin dhe testimin e materialeve, pajisjeve dhe makinerisë;
- Teknologjika kimike në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes;
- Teknologjia e informacionit dhe siguria kibernetike.
Marrëveshja e Bashkëpunimit midis UBT-së dhe Institutit “Profesor Tsvetan Lazarov” është një hap i radhës i UBT-së për rritjen e ekspertizës për edukimin dhe kërkimin shkencor në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Instituti “Profesor Tsvetan Lazarov” duke funksionuar në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Bullgarisë, gëzon një ekspertizë të rëndësishme në shkencat e mbrojtjes e sigurisë. Duke marrë parasysh perspektivën Euro-Atlantike të gjithë vendit, UBT vazhdon të jetë institucion pararojë në promovimin dhe mbështetjen e kësaj perspektive në vend.

Marrëveshja midis dy institucioneve do të mundësojë praktikat e shkëmbimit të stafit për programe me interes të përbashkët si edhe shkëmbim të studentëve midis tyre. Përmes kësaj marrëveshjeje do të synohet rritja e bashkëpunimit shhkencor dhe edukativ jo vetëm midis UBT-së dhe Institutit të Mbrojtjes, por edhe midis studentëve dhe akademikëve të Kosovës dhe Bullgarisë.
Marrëveshja midis dy institucioneve, po ashtu, synon të promovojë:
- Shkëmbimin e stafit në programe të interesit të përbashkët;
- Shkëmbimin e studentëve në programe studimi me interes të përbashkët;
- Bashkëpunim në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe zhvillim dhe shërbime konsultimi;
- Shkëmbimin e materialeve shkencore dhe akademike të publikuara;
- Ofrimin e mundësive për rritjen e kapaciteteve kulturore dhe intelektuale për stafin dhe studentët e të dyja palëve.
Që nga viti 2009 në Institutin e Mbrojtjes është e vendosur edhe Akademia CISCO për trajnim të personelit ushtarak dhe civil për sisteme të Ministrisë së Mbrojtjes në teknologji të lartë të informacionit. Ekspertiza tjetër e Institutit është certifikimi i kualitetit të sistemeve dhe produkteve që kanë të bëjnë me fushën e mbrojtjes, regjistrimi dhe certifikimi i mjeteve dhe pajisjeve ushtarake dhe atyre policore. Ndër të tjera, Instituti ka tri laboratore të akredituara nga Agjencia Kombëtare e Bullgarisë e Shërbimeve të Akreditimit.
Rektori i UBT-së, z.Hajrizi, e vlerësoi lartë arritjen e kësaj marrëveshje, duke e parë atë si kontribut të madh për avancimin e përgjithshëm të Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si një prej shtyllave të shtetit dhe të çdo institucioni tjetër të rëndësishëm në vend.
“Kosova do të ketë mundësinë tani që të ketë njerëz të kualifikuar me tituj të lartë shkencor në nëntë fusha të ndryshme që ndërlidhen me sigurinë dhe mbrojtjen”, u shpreh ai.
“Nga kjo mundësi e re do të mund të përfitojnë, gjithashtu, punonjësit e çdo institucion të sigurisë dhe mbrojtjes në Kosovë për të avancuar dijen e tyre në këto fusha e për ta rritur performancën dhe ekspertizën e institucionit ku ata punojnë“, shtoi Hajrizi tutje.

Nga ana e tij, Drejtori i Institutit të Mbrojtjes, z. Kirkov njoftoi se ofrojnë programe shkencore edhe për kandidatë nga vendet e tjera dhe se janë të hapur për bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës për të ofruar mundësi trajnimi dhe shkollimi për kandidatë të interesuar nga Republika e Kosovës.
Programet e Institutit ofrohen në gjuhën angleze dhe të gjithë kandidatët e interesuar do të kenë qasje në mentorim profesional sipas kërkesës dhe temës specifike të cilën duan ta hulumtojnë.
Lajmet
Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht
Published
5 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.
Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.
Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.
Lajmet
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Published
11 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.
Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.
Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.
Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.
Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.
Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.
Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës
Lajmet
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Published
13 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë
Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.
Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.
Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.
Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?
Të kërkuara
-
Vendi1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
