Lajmet

Studim: Stresi mund të çojë në funksion të ulët njohës

Stresi ndikon në aftësitë e tyre për të kujtuar, përqendruar dhe mësuar gjëra të reja.

Published

on

Njerëzit që përballen me nivele të larta stresi kanë më shumë gjasa të përjetojnë rënie në funksionin njohës, thotë studimi i ri. Po aty thuhet se kjo ndikon në aftësitë e tyre për të kujtuar, përqendruar dhe mësuar gjëra të reja.

Dihet tashmë se stresi ndikon fizikisht në trup, rrit rrezikun e goditjes në tru, reagimin e dobët imunitar dhe më shumë. Si dhe mund t’i shtyjë njerëzit drejt sjelljeve jo të shëndetshme si pirja e duhanit dhe aktiviteti i dobët fizik.

Studimi që u publikua të martën në JAMA Network Open, thotë se këta njerëz janë më të predispozuar ndaj faktorëve të rrezikut të pakontrolluar kardiovaskular dhe faktorëve të tjerë.

“Stresi jo vetëm që përkeqëson aftësinë tuaj të njohjes aktuale, por në të vërtetë mund të ketë efekte të dëmshme edhe në afat të gjatë”, tha ai.

Stresi gjithashtu mund të rritet në mënyrë të qëndrueshme me moshën, por studimi tregoi se lidhja midis stresit dhe funksionit njohës është relativisht e qëndrueshme përgjatë moshave. Pjesëmarrësit e studimit varionin nga mosha 45-98 në kohën e vlerësimit të tyre të fundit./UBTNews/

Lajmet

Përsëri rritet çmimi i naftës në Kosovë

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka caktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për ditën e sotme.

Sipas këtij vendimi, litri i naftës do të kushtojë më së shumti 1.79 euro, benzina 1.52 euro, ndërsa gazi 0.62 euro.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00. Kjo është dita e katërt radhazi që çmimi i naftës në vend po rritet me nga 1 cent për litër. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Jessie J ndërpret koncertin pas përleshjes së fansave në turmë

Published

on

Këngëtarja britanike Jessie J ka ndërprerë për pak çaste performancën e saj në Angli, pasi disa fansa në turmë u përfshinë në një përleshje.

Gjatë koncertit pranë Londrës, këngëtarja u kërkoi të pranishmëve të qetësoheshin dhe të mos përfshiheshin në konflikte.

“Ky është alkooli dhe egoja. Thjesht qetësohuni. Të grindesh është humbje kohe, sidomos të godasësh dikë. Dhe para fëmijëve, absolutisht jo”, u tha ajo fansave.

Jessie J u bëri thirrje të pranishmëve që të mos reagonin me agresivitet, edhe në rastet kur dikush tjetër po sillej keq.

Pasi situata nuk u qetësua, këngëtarja kërkoi që personat e përfshirë në konflikt të nxirreshin nga salla, në mënyrë që koncerti të vazhdonte.

“Shumë njerëz kanë shpenzuar para për këtë koncert për të më parë. Thjesht nxirrini jashtë që të vazhdojmë. Nuk më duhen këtu. Njerëzit kanë pritur me orë të tëra për të na parë”, tha ajo.

Reagimi i saj u prit pozitivisht nga fansat, të cilët e vlerësuan për mënyrën e drejtpërdrejtë dhe të vendosur se si e menaxhoi situatën./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Po rinovohet Teatri ODA në Prishtinë, investim prej 1.3 milionë eurosh

Published

on

Po vazhdojnë punimet për rinovimin e plotë të Teatrit ODA në Prishtinë, një nga hapësirat më të rëndësishme të skenës së pavarur dhe artit bashkëkohor në Kosovë.

Pas më shumë se dy dekadash veprimtari artistike, objekti po transformohet me synim krijimin e kushteve më të mira për artistët dhe publikun, duke ruajtur rolin e tij në jetën kulturore të kryeqytetit.

Projekti kap vlerën prej 1.3 milionë eurosh dhe synon forcimin e infrastrukturës kulturore, si dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e skenës artistike në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Koçbashliu në Prizren

Published

on

Po vazhdojnë punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Koçbashliu, një aset me vlera të veçanta historike, arkitekturore dhe etnologjike, i cili ndodhet në Qendrën Historike të Prizrenit.

Kjo shtëpi tradicionale ruan elemente karakteristike të arkitekturës qytetare prizrenase, ndër to edhe hajatin dhe çardakun, që i japin objektit veçoritë e tij tipologjike.

Përmes restaurimit synohet ruajtja e këtij objekti dhe e vlerave të tij të trashëgimisë kulturore, duke mbrojtur një pjesë të rëndësishme të kujtesës dhe identitetit historik të Prizrenit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara