Shëndeti

Studim: Si ta ruani peshën pas përdorimit të Ozempic?

Published

on

Ozempic, i famshëm për ndihmën që u ka ofruar yjeve të Hollivudit për të humbur peshë, është cilësuar si “ilaç mrekullie”.

Por, kur diçka duket e mirë për të qenë e vërtetë, shpeshherë ka dhe kufizime, ndi rritjen e popullaritetit të Ozempic dhe ilaçeve të ngjashme, disa pacientë kanë raportuar se efektet në peshë zbehen me kalimin e kohës, duke nxitur kërkimin e alternativave tjera.

Një studim i ri, i botuar në  “eClinicalMedicine” dhe i udhëhequr nga studiuesit e Universitetit të Kopenhagës, ofron shpresë të re për mbajtjen e rezultateve. Ky studim përfshiu 109 të rritur me obezitet, që u ndanë në katër grupe: një grup mori vetëm injeksione liraglutide (ilaç GLP-1 i ngjashëm me semaglutide) për një vit; një grup tjetër kombinoi injeksionet me program ushtrimesh dy orë në javë; grupi i tretë ndoqi vetëm ushtrime; ndërsa grupi i fundit nuk mori asnjë ndërhyrje.

Një vit pas përfundimit të trajtimit, studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit që morën injeksione rifituan dy të tretat e peshës së humbur. Ata që kombinuan ilaçin me aktivitet fizik kishin ruajtur rezultatet më mirë, shumë prej tyre mbajtën të paktën 10% të humbjes fillestare të peshës trupore.

“Studimi ynë ofron shpresë të re, duke treguar se pacientët që marrin ilaçe për humbje peshe dhe ushtrojnë rregullisht, mund të ruajnë rezultatet edhe një vit pas përfundimit të trajtimit,” tha Dr. Signe Sørensen Torekov, profesore e Shkencave Biomjekësore dhe udhëheqëse e studimit.

 

Shëndeti

A luan çaji jeshil rolin e Ozempic-ut për humbjen e peshës?

Published

on

Çaji jeshil është vlerësuar për vetitë e dobishme anti-oksidante që përmban dhe së fundmi, influencuesit e kanë promovuar atë si një Ozempik natyral. Ekspertët thonë se ndonëse disa pretendime janë të ekzagjeruara, ky çaj mund të jetë edhe më i mirë për ne sesa mendohej më parë.

Gjethet e çajit jeshil përmbajnë katechina, të cilat mbrojnë qelizat nga dëmtimi ndërsa plaken. Pavarësisht nga ndjeshmëria ndaj kafeinës, s’duhet të hezitoni për të pirë 2 deri në 4 filxhanë çaj të gjelbër në ditë. Ndër përfitimet e çajit jeshil është edhe shëndeti i përmirësuar zemrës.

Kërkimet kanë lidhur konsumimin e çajit të gjelbër me uljen e rrezikut me 25% për sëmundje të zemrës apo vdekshmërinë që mund të vijnë prej tyre. Elementet në çajin e gjelbër janë të njohur për mbrojtjen ndaj sëmundjeve kardiovaskulare dhe faktorëve të tyre të rrezikut, si presioni i lartë të gjakut.

Flavonoidët në çajin e gjelbër kanë treguar se zvogëlojnë rrezikun ndaj diabetit. Çaji është po aq i mirë për mendjen sa dhe për trupin, pasi është i njohur si përmirësues i humorit.

“Shkencërisht, ka përbërës bioaktivë në çajin e gjelbër që e mbajnë mendjen të përqendruar dhe të qetë,” tha Maggie Moon, një eksperte e ushqimit për shëndetin e trurit.

Ndikimi i çajit jeshil në humbjen e peshës

“Ushqimi i bimëve të çajit nuk është si një ilaç. Nuk do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm,” thotë Carol Johnston, profesore e ushqimit në universitetin shtetëror të Arizonës.

Ajo rekomandon që njerëzit të vazhdojnë të pinë çaj ndërsa menaxhojnë pritshmëritë e tyre: “Një humbje e ngadaltë dhe e moderuar në peshë është lloji më i shëndetshëm i humbjes në peshë. Mos prisni të humbni 4.5 kg në dy javë. Ky është një proces që zgjat gjatë gjithë jetës.”

Continue Reading

Shëndeti

Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen

Published

on

Një studim i publikuar në “The American Journal of Clinical Nutrition” sugjeron se suplementet me vitaminë D mund të ngadalësojnë procesin e plakjes, duke ndihmuar në ruajtjen e telomerëve, që janë pjesët mbrojtëse në fund të kromozomeve.

Shkurtimi i telomerëve është proces natyral që ndodh me kalimin e moshës, por mund të lidhet me rrezik më të lartë për sëmundje të ndryshme dhe madje edhe me jetëgjatësinë.

Kur telomerët bëhen shumë të shkurtër, qelizat ndalojnë së shumuari (senescencë) ose vdesin (apoptozë). Të dyja këto gjendje kontribuojnë në plakje dhe sëmundje të lidhura me moshën”, ka shpjeguar doktori David Cutler, mjek familjar në “Providence Saint John’s Health Center” në Santa Monica, Kaliforni, për Medical News Today.

Studiuesit kanë përdorur të dhëna nga studimi “VITAL”, që ka përfshirë mijëra të rritur në SHBA që morën suplemente me vitaminë D3, acide yndyrore omega-3, ose placebo për rreth pesë vjet.

Studimi ishte i kontrolluar, i rastësishëm dhe nuk dihej kush merrte suplement dhe kush placebo. Në analizë janë përfshirë mbi 1,000 pjesëmarrës që kanë dhënë mostra gjaku në fillim të studimit dhe më pas, pas dy dhe katër vjetësh pas nisjes së studimit.

Rezultatet: Vitamina D ndihmon, omega -3 jo

-Pjesëmarrësit që morën vitaminë D patën vetëm shkurtim minimal të telomerëve pas dy dhe katër vjetësh.

-Në krahasim, grupi që mori placebo kishte shkurtim të dukshëm të telomerëve në të njëjtat periudha kohore.

-Suplementet me omega-3 nuk treguan ndonjë efekt të rëndësishëm në gjatësinë e telomerëve.

Analiza e mëtejshme tregoi se:

-Vitamina D kishte efekt më të fortë te personat që nuk merrnin ilaçe për kolesterol.

-Efekti ishte  më i dukshëm te pjesëmarrësit afroamerikanë.

-Ata që nuk ishin obezë përfitonin më shumë nga vitamina D në ruajtjen e telomerëve.

-Omega – 3 nuk ndikonte në efektin e vitaminës D.

Kufizimet e studimit

Studiuesit kanë theksuar se kjo ishte analizë dytësore mbi të dhëna ekzistuese, ndaj nuk ishte studimi i projektuar posaçërisht për këtë qëllim. Ata kanë deklaruar se pjesa më e madhe e pjesëmarrësve ishin të bardhë dhe mbi 50 vjeç, ndaj rezultatet nuk mund të merren parasysh për çdo grup.

-Kishte mungesë të të dhënave për rreth 37% të pjesëmarrësve pas katër vjetësh, çka mund të ketë ndikuar në rezultatet.

-U analizuan vetëm telomerët në qelizat e bardha të gjakut, jo në inde të tjera të trupit.

“Studimi përfshiu një numër relativisht të vogël pjesëmarrësish, u fokusua vetëm në leukocite dhe nuk vlerësoi ndikimin konkret në shëndet. Prandaj, ndikimi klinik që mund të nxjerrim është i kufizuar”, ka thënë doktori David Cutler.

A mund të ngadalësojë plakjen me 3 vjet?

Ruajtja e telomerëve që u vu re te grupi me vitaminë D mund të përkthehet në rreth 3 vjet më pak plakje biologjike.

“E dimë se vitamina D ndihmon kockat, sistemin imunitar dhe redukton inflamacionin. Tani kjo lidhet me ruajtjen e telomerëve, me ngadalësimin e plakjes dhe parandalimin e sëmundjeve. Është mbresëlënëse!”, ka thënë doktori Yoshua Quinones, mjek internist dhe bashkëpunëtor në LabFinder.com.

Nëse konfirmohet, suplementet ditore të vitaminës D janë çelës për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve të lidhura me moshën. “Mund të çojnë në udhëzime mjekësore dhe të jenë të rëndësishme për mjekësinë parandaluese”, shtoi ai.

Ekspertët kanë theksuar se vitamina D është e tretshme në yndyrë, ndaj mund të grumbullohet në trup dhe të shkaktojë toksicitet nëse merret në sasi të mëdha.

“Ndërsa 2,000 njësi në ditë ka gjasa të jenë të sigurta, doza të larta të vitaminës D mund të dëmtojnë veshkat dhe të shkaktojnë efekte të tjera anësore”, ka paralajmëruar Cutler.

Continue Reading

Shëndeti

Gjashtë ushqimet më të mira kundër fryrjes së stomakut

Published

on

Dhimbjet e barkut, gazrat dhe fryrja janë simptoma të një tretjeje problematike por edhe pasoja të ushqyerjes së keqe.

Ka ushqime të caktuara të cilat shkaktojnë fryrje të stomakut por edhe gazra të vazhdueshme dhe një ndjesi parehatie të madhe. Në shumë raste, fryrja eliminohet falë konsumit të ushqimeve dhe pijeve të caktuara të shëndetshme për tretjen.

Cilat janë ushqimet që eliminojnë fryrjen e stomakut?

Kivi – Një frut i pasur me fibër. Ekspertët thonë se ngrënia e dy frutave në ditë për katër javë eliminon konstipacionin dhe fryrjet e stomakut.

Çaji i nenexhikut – Ky çaj është përdorur prej shekujsh për të përmirësuar tretjen, suplementët e nenexhikut konsumohen për katër javë. Në këtë mënyrë do të përgjysmojnë simptomat e problemeve me tretjen e shfryjnë stomakun.

Bananja – Ky frut është burim i pasur i fibrës e cila ushqen bakteret e mira në stomak e përmirëson tretjen. Gratë që hanë dy banana në ditë për 2 muaj me rradhë kanë një bark më të sheshtë.

Kefiri – Përmban një enzimë të rëndësishme që shpërbën laktozën, një sheqernë tek qumështi që shkakton probleme me stomakun. Pirja e kefirit zgjidh problemet me tretjen dhe eliminon fryrjen dhe gazrat me të paktën 70%.

Xhenxhefili – Xhenxheri është përdorur prej mijëra vitesh për të qetësuar stomakun dhe përmirësuar tretjen. Ai qetëson muskujt e lejon trupin të nxjerrë gazrat me lehtësi. Xhinxheri, një prej përbërësve kryesorë të këtij zhardhoku, ofron përfitime të shkëlqyera për stomakun dhe tretjen.

Pjepri – Ka aftësi çliruese dhe ndihmon në eliminimin e ujrave të tepërt nga organizmi. Ai shfryn stomakun dhe shërben si një zëvendësues natyral i elektroliteve sepse është shumë i pasur me kalium.

Continue Reading

Shëndeti

Ushqimet që i luftojnë infeksionet në trup

Published

on

Përveç medikamenteve, në raste virozash apo infeksionesh të ndryshme rekomandohen ushqime dhe bimë mjekësore që funksionojnë më së miri.

Xhenxhefili – Përmirëson metabolizmin e lufton dëmin oksidues në trup, Përbërësit e tij janë efikasë për të luftuar inflamacionin e dëmshëm si në rastin e kolitit, veshkave, diabetit. Konsumi i 3 gramëve xhenxhefil pluhur në ditë është efikase për të përmirësuar reagimet anti-inflamatore të trupit.

Speci i kuq djegës – Ky spec përmban kapsaicinë, një substancë me aftësi të mëdha kundër inflamacionit, përmban flavonoidë e ushqyes tjerë që shënjestrojnë sëmundjet në nivel qelizor, shkatërrojnë radikalet e lira që shkaktojnë organizmin. Konsumi i 100 mg spec shërben për të korrur këto përfitime.

Kanella – Një nga përbërësit e kanellës pengon proteinat që shkaktojnë inflamacion në trup, ky përbërës njihet si cinnamaldehyde, është efikas kundër sëmundjeve që shkaktohen nga inflamacioni. Këto vlera janë të pranishme nëse njeriu konsumon 1-1.5 gramë kanellë në ditë.

Farat e karafilit – Përmbajnë eugenol që pengon enzimat që shkaktojnë reagime inflamatore në trup, vaji i këtyre farave është ideal kundër inflamacionit dhe mjafton një pikë e tij për të lyer zonën e inflamuar në trup.

Sherebela – Përmban acid carnosik dhe cornosol, dy substanca që përmirësojnë metabolizmin e largojnë radikalet që shkaktojnë inflamacion në trup. Njeriu mund të konsumojë 300-600 mg sherebelë në ditë. Nëse keni sherebelë të freskët përdorni 4 deri 6 gramë në ditë.

Rozmarina – Përmban përbërës të ngjashëm me sherebelën, por dallon falë acidit rosmarinik që luan efekt stabilizues në suplemente farmaceutikë. Përbërësit e rozmarinës pengojnë trupin të lëshojë reagime vetë-dëmtuese kundër inflamacionit. Njeriu mund të konsumojë 4-6 gramë rozmarinë të freskët në ditë kundër simptomave të artritit reumatoid. Dozat e duhura të vajit esencial të rozmarinës variojnë nga 0.1 deri në 1 ml në ditë.

Piperi i zi – Piperina që gjendet tek piperi i zi lehtëson shumë prej simptomave të artritit, një prej sëmundjeve auto-inflamatore. Doza e rekomanduar ditore besohet të 20 mg piperinë ose një majë luge çaji me piper të zi.

Çaji jeshil – Disa filxhanë çaji jeshil në ditë ofrojnë shumë lehtësim për pacientët që vuajnë nga artriti dhe zbusin simptomat e inflamacionit.

Ushqime të tjera – Ushqime të tjera të rekomanduara kundër inflamacionit janë frutat e pyllit, lakra e kuqe, fasulet, arrat, legumet dhe vaji i ullirit.

Continue Reading

Të kërkuara