Lajmet

Studim: Pse gjithnjë e më shumë njerëz po vuajnë nga depresioni?

Shumë faktorë i kanë hapur rrugën depresionit gjatë pandemisë.

Published

on

Nga Andrea Walton

Pandemia e Covid-19, është një emergjencë globale shëndetësore, e cila po zgjat prej gati 2 vjetësh. Kjo sëmundje ka simptoma të sakta dhe shenja klinike. Por për shkak të rëndësisë së supozuar sociale, ajo nuk kufizohet vetëm në prekjen e atyre që janë të infektuar nga koronavirusi.

Në këtë moment ekzistojnë në fakt 2 pandemi paralele: e para ka të bëjë me shëndetin fizik, ndërsa e dyta me atë mendor. Kufizimet e vendosura për të frenuar përparimin e virusit, kanë pasur dhe kanë një kosto shumë të madhe psikike.

Falimentimet e bizneseve, pushimet nga puna, krizat, ëndrrat e parealizuara, dhe jeta e përditshme tejet e ndërlikuar, i kanë hapur rrugën depresionit. E keqja e errët, që ka gjetur një terren pjellor në këto situata të vështira, i ka përkeqësuar kushtet e mëparshme dhe është përhapur më tej. Është një pandemi e heshtur, por jo më pak shkatërruese se tjetra.

Studimi i “The Lancet”

Një përmbledhje sistemike e botuar së fundmi në revistën e njohur mjekësore “The Lancet”, që shqyrtoi dhjetëra kërkime të publikuara muajt e fundit, konfirmoi frikën e shprehur nga shumë ekspertë. Dominimi i rasteve të depresionit të madh u rrit me 27.6 për qind në të gjithë botën gjatë vitit 2020, pikërisht për shkak të pandemisë.

Bëhet fjalë për 53.2 milionë raste të reja, që përfshinin më shumë gra (+30 për qind) sesa burra (+24 për qind), dhe kjo për arsye lehtësisht të kuptueshme. Gratë e kanë humbur punën më shpesh se burrat, u është dashur të mbështesin më shpesh anëtarët e tjerë të familjes, dhe kanë qenë gjithashtu viktima të dhunës në familje. Të rinjtë e moshës 20-24 vjeç, janë më të prekurit për shkak të pasojave mbi raportet shoqërore dhe punësimin. Nga ana tjetër, të vegjlit u prekën shumë nga mbyllja e shkollave.

Shëndeti mendor është në rrezik

Shumë vende evropiane, po përjetojnë një rritje drastike të kërkesës për ndihmë nga psikologët dhe psikiatrit, si nga ata që kishin probleme përpara pandemisë, ashtu edhe nga ata që nuk i kishin përjetuar kurrë ato.

“Ajo që kemi mësuar nga kjo pandemi, është se të gjithë janë të prekshëm, dhe se efektet e Covid-19 janë të ngjashme me ato të çrregullimit post-traumatik nga stresi, PTDS”- thotë dr.Natasha Acopardi-Muskat, një zyrtare e degës evropiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ajo thekson se “ka ende kohë për të parandaluar pasojat më të këqija”, duke u siguruar që shqetësimet e atyre që janë prekur më pak se të tjerët, të jenë të përkohshme dhe të kufizuara në një periudhë të shkurtër të jetës së tyre.

“Covid-19 është problematik për të gjithë shoqërinë, por kjo sëmundje na ka bërë të reflektojmë mbi atë që duhet ndryshuar. Paradokaslisht, shëndeti mendor mund të përfitojë nga kjo situatë”- thekson Acopardi-Muskat.

Pandemia ka nxjerrë në pah mungesa të dukshme në shërbimet psikiatrike në Bashkimin Evropian.

Këtu përfshihet qasja në një kujdes shëndetësor që të jetë i përballueshëm, cilësor dhe i ofruar në kohën e duhur. Sistemet e kujdesit shëndetësor, kanë mungesë të psikiatërve dhe punonjësve socialë, ndërsa pacientët nuk marrin në shumë raste informacionin e saktë.

Një panoramë shqetësuese

Armando Kocutto, president i Urdhrit të Psikologëve në rajonin e Kampanjës në Itali, bëri ​​një paralajmërim alarmant për të ardhmen. Siç raportohet nga Fondacioni Veronezi, shërbimi kombëtar shëndetësor, duhet të përgatitet për “efektet e mëdha psikologjike negative që  burojnë nga pandemia, me simptoma të tilla si ankthi dhe depresioni”.

Sipas Kocutos, në fillim i duhet kushtuar vëmendje segmenteve më të brishta të popullsisë si fëmijët, adoleshentët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara. Pandemia mund të gjenerojë shqetësime të forta emocionale, pasi është një ngjarje traumatike që sjell stres jofunksional.

Brishtësia dhe pasiguria, të cilat në disa raste mund të çojnë në hipokondri, kanë një bazë racionale, e cila megjithatë rriten në mënyrë të ekzagjeruar tek ata që vuajnë prej saj. Izolimi social prodhon ndryshime fiziologjike dhe sociale si reduktimi i aktivitetit fizik, ndryshimet në dietë, ekspozimi ndaj dritës së diellit, reduktimi i marrëdhënieve ndër-personale dhe reduktimi i përvetësimit të aftësive sociale. Këta faktorë, mund të çojnë në zhvillimin e ankthit dhe depresionit, të përforcuar nga stimuj të jashtëm negativ, si alarmizmi i gjeneruar shpesh nga disa media. / “Il Giornale” – Bota.al

Lajmet

Mbi 1 mijë raste të dhunës në familje u raportuan në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026

Published

on

By

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një prej problemeve më serioze sociale në Kosovë. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Drejtësisë, gjatë periudhës janar-qershor 2026 janë raportuar gjithsej 1,341 raste të dhunës në familje, duke përfshirë viktima të gjinive dhe grupmoshave të ndryshme. Kjo i i bie se në Kosovë mesatarisht raportohen më shumë se shtatë raste të dhunës në familje çdo ditë.

Sipas statistikave për viktimat e përfunduara me fatalitet, janë evidentuar gjashtë persona të vrarë – katër burra dhe dy gra. Ndërkaq, sa i përket dhunimeve seksuale të raportuara brenda familjes, janë regjistruar dy raste, përkatësisht në Pejë dhe Gjilan.

Për sa u përket urdhrave për mbrojtje të përkohshme emergjente, janë lëshuar gjithsej 77 urdhra. Mitrovica shënon numrin më të lartë të shqiptimit të këtyre urdhrave, e ndjekur nga Prishtina dhe Gjakova me nga tetë raste, si dhe Prizreni, Ferizaj dhe Gjilani me nga tri raste secili.

Nga raporti i Ministrisë së Drejtësisë rezulton se numri më i lartë i kryesve të dhunës në familje i përket grupmoshës 30-40 vjeç, ku shumica e viktimave janë gra. Ndërkaq, mosha më e prekur e viktimave i përket grupmoshës 20-30 vjeç.

Sa i përket rajoneve, Prishtina prin me numrin më të madh të raportimeve për dhunë në familje me 441 raste. Pas saj renditen:

  • Mitrovica: 174 raste
  • Gjakova: 165 raste
  • Peja: 162 raste
  • Gjilani: 150 raste
  • Prizreni: 135 raste
  • Ferizaj: 114 raste

 

Continue Reading

Lajmet

Joe dhe Shirley DioGuardi, lobistët e njohur amerikanë, pajisen me shtetësi të Kosovës

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, i ka dorëzuar zyrtarisht dekretin e shtetësisë së Kosovës ish-kongresistit amerikan Joe DioGuardi dhe bashkëshortes së tij, Shirley Cloyes DioGuardi.

Ceremonia e dorëzimit të dekretit u zhvillua në ambientet e zyrës së Presidencës.

Joe DioGuardi, ish-drejtues i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, njihet si një nga miqtë e mëdhenj të Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA në mbështetje të lirisë dhe pavarësisë së vendit. Po ashtu, edhe Shirley Cloyes DioGuardi ka vepruar për vite me radhë në promovimin e çështjes së Kosovës dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Uashington.

Me rastin e dorëzimit të dokumenteve, Haxhiu i uroi ata për marrjen e shtetësisë.

“Për mua është nder i veçantë t’ua uroj shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe t’ju them mirësevini në mesin e qytetarëve të saj, mirësevini në shtetin tuaj të dytë, në Republikën e Kosovës”, deklaroi Haxhiu. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

PDK-ja dhe AAK-ja mblidhen në Kuvend, akuzojnë pushtetin për mospërgjegjësi

Published

on

By

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) janë mbledhur sërish sot në Kuvendin e Kosovës, ku kanë drejtuar akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për uzurpim të institucioneve dhe prirje për ta dërguar vendin në zgjedhje të reja.

Gjatë këtij takimi, deputetja e PDK-së, Sala Jashari, deklaroi se karriget e zbrazëta në sallën e Kuvendit pasqyrojnë ikjen e pushtetit nga përgjegjësitë që i takojnë. Ajo theksoi se kërkesa e tyre e vazhdueshme ka qenë që shteti të punojë në shërbim të qytetarëve dhe jo për interesa partiake.

“Demokracia nuk matet vetëm në ditën kur numërohen votat, por çdo ditë pas zgjedhjeve. Për gati 2 vjet Kosova ka pritur që përgjegjësitë të merren, dhe pas 6 vjet qeverisjeje, çfarë kanë bërë të tjerët nuk mund të jetë përgjigje, sepse përgjegjësia ju takon juve. Jemi vetëm pak ditë larg shtatorit dhe prindërit ende përballen me pasiguri për librat e fëmijëve të tyre”, deklaroi Jashari. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

14 armë të sekuestruara dhe 4,855 gjoba në Rajonin e Prishtinës gjatë një jave

Published

on

Sipas Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë të Rajonit të Prishtinës kanë realizuar gjatë javës së kaluar 65 urdhëresa të gjykatës, në lokacione të ndryshme dhe në aksione të ndara.

Prej tyre, 47 urdhëresa kanë qenë për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime dhe raste të tjera.

Pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet e përcaktuara në urdhëresat gjyqësore.

Gjatë së njëjtës periudhë, në Rajonin e Prishtinës janë sekuestruar 14 armë zjarri.

Policia ka shqiptuar gjithashtu 4,855 masa administrative me gjobë për kundërvajtje dhe shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Prej tyre, 466 janë evidentuar përmes veturave inteligjente dhe radarëve mobilë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara